Aktivistët e ‘AMAN’-it mbledhin 10.000 nënshkrimet e nevojshme për ndryshimin e Ligjit për energjetikë

Aktivistët e iniciativës qytetare АMAN e vazhdojnë luftën e tyre për ligj më të mirë për energjetikë [en, mg, fr, es], përkundër presioneve dhe infiltrimeve. Në nëntor, “persona të panjohur” i kanë penguar ata të flasin me kryeministrin Gruevski në një “takim të hapur me qytetarët e komunës Qendër të Shkupit”. Sa i përket fushatës aktuale për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshime ligjore (afati për këtë gjë është 31 janari) ata e publikuan këtë njoftim:

Edhe përkundër asaj se janë mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme, iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve të të gjithë atyre që i përkrahin kërkesat tona vazhdon. Këtë e bëjmë për shkak se derisa KSHZ-ja t'i rregullojë detajet teknike për mbylljen e procedurës, neve na konvenon që sa më shumë qytetarë, nëpërmjet nëshkrimit të tyre ta mbështesin këtë iniciativë. Në ditën kur do të dorëzohen nënshkrimet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kjo do të thotë se të gjithë ata qytetarë kanë ardhur para Kuvendit të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre t'i votojnë propozim-ndryshimet në Ligjin për energjetikë: të ketë tarifë të lirë të detyrueshme ditore treorëshë të rrymës elektrike dhe të mos ketë detyrim ligjor për ata që do të çkyçen nga sistemi i ngrohjes që të paguajnë ndonjë kompensim të caktuar.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.