GlobalVoices in

Kinë: Të pashqetësuar për vendimin e Twitter-it për vetëcensurim

Njoftimi i Twitterit ditën e enjte se kjo ueb-faqe do të fillojë t'i censurojë përmbajtjet sipas ligjeve, rregullave dhe politikave të çdo vendi ku ka shfrytëzues të saj, u ndoq jo vetëm nga shfrytëzuesit amerikanë të internetit, por u diskutua edhe në Kinë.

Edhe pse Twitter-i mbetet i bllokuar në Kinë, shfrytëzuesit e versionit të ueb-faqes në gjuhën kineze, një grup i përzgjedhur prej tyre, reaguan me shpejtësi dhe angazhuan njerëz që ta përkthejnë [kinezisht] deklaratën e kompanisë dhe të kuptojnë se çfarë domethënie mund të kishte ajo – Twitter.cn, për shembull, ose, siç mendon Ai Weiwei, mos ka ardhur koha për të kërkuar një platformë të re që tregon më tepër respekt për shfrytëzuesit e saj [kinezisht].

Wen Yunchao, një aktivist i njohur në internet nga Guangzhou, që tani punon si në një lloj ekzili vendor në Hong Kong, si producent për një stacion televiziv, disa orë më parë, në llogarinë e tij në Twitter (@wenyunchao), i postoi mendimet e tij në lidhje me masat e reja për censurim të Twitter-it, :

从推特发布的公告来看,现在是比以前进步了,以前是接到一国政府要求删除推特信息时,全球均不可见,现在是只是该国用户不可见。(1)

1. Me sa mund të shihet nga deklarata e Twitter-it, ky është një përmirësim. Më parë, një tweet mund të fshihej me kërkesë të qeverisë së vendit, dhe atë më nuk mund ta shihte askush në botë. Tani, vetëm shfrytëzuesit në atë vend specifik nuk do të mund ta shohin informatën për të cilën bëhet fjalë.

推特新的审查政策不会对现有中文用户产生影响。现在翻墙使用推特的用户,推特很难从技术上认定这些用户来自中国,因此亦无足够的依据屏蔽这些信息在中国的显示(无从显示)。(2)

2. Politika e re e Twitter-it për censurim nuk do të ndikojë mbi shfrytëzuesit aktualë të Twitterit në gjuhën kineze. Nuk do të jetë e lehtë për Twitter-in që me mjete teknike të përcaktojë se cilët shfrytëzues të saj janë nga Kina, pasiqë do të duhet të kalojë nëpër firewall-in për censurim të internetit Kinë, për t'iu qasur ueb-faqes, që do të thotë se kompania nuk do të ketë informata të mjaftueshme për ta ditur se për cilët njerëz nga Kina t'i bllokojë informatat.

推特想进入中国,至少存在两在不可克服的障碍。一是黑箱的审查机制与透明规则之间的冲突无法解决。除非像谷歌那样以内资公司的方式存在,否则推特屏蔽特定信息将面临用户的诉讼。(3)

3. Nëse Twitter-i vendos që të fillojë me punë në Kinë, ka së paku dy pengesa të cilat nuk do të ketë mundësi t'i tejkalojë. E para është se nuk ka mundësi të zgjidhet konflikti ndërmjet mekanizmave për censurim sipas parimit të kutisë së zezë dhe rregullave transparente. Përderisa Twitter-i nuk vendos sikurse Google, të hapë një kompani të përbashkët në Kinë, do të duhet të ballafaqohet me paditë nga të gjitha shfrytëzuesit që do të preken nga këto masa.

二是推特既然有新浪的政府公关能力,亦无法做到像新浪一样巨量的审查投入。对于中国当局来说,不会允许一个比新浪更宽松的类推特平台在中国提供服务。(4)

4. E dyta është se edhe sikur Twitter-i të ketë ndikim në marrëdhëniet me publikun mbi qeverinë sikurse Sina, përsëri nuk do të mund të ndante një numër aq të madh të resurseve sikurse Sina, për t'i censuruar përmbajtjet. E as që autoritetet kineze do të lejonin një platformë sikurse Twitter-i, që është shumë më e hapur se sa Sina, të ofrojë shërbime në Kinë.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.


Regjionet e botës

Vende

Gjuhë