Kuvajt: Lutje për një Egjipt të lirë

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave në Egjipt 2011.

Sikurse edhe pjesa tjetër e botës, aktivistët kuvajtianë në internet i përcjellin për së afërmi ngjarjet që po ndodhin në Egjipt. Shfrytëzuesit e Twitter-it e ofrojnë përkrahjen e tyre për protestuesit egjiptianë, me lutje dhe thirrje për përfundim të regjimit të Mubarakut.

@MrMMM nuk është i impresionuar nga reagimi i imamit në xhaminë e tij lokale sa i përket protestave në Egjipt. Ai reagon:

@MrMMM
خطيب الجمعة بمسجد العجيري بقرطبة سوى ريتويت لخطاب رئيس الوزراء المصري !!
Ligjerata e lutjes së xhumasë (ditës së premte) në xhaminë AlOxhairi në Kordobë, ishte vetëm ripërsëritje e fjalimit të kryeministrit egjiptian.

@maaldallal e ndan një link të një lutjeje prekëse nga Kuwaiti Humood Al Khuder:

@maldallal
المنشد الشاب الكويتي حمود الخضر: أقل ما يمكن أن أقدمه لشعب مصر الأحرار ” الدعـاء” لطفاً أنشر http://bit.ly/fQlBcW

I riu Kuwaiti Humood Alkhuder: Gjëja më e vogël që mund të bëj për popullin liridashës egjiptian është duaja (lutja)

Klikoni në linkun e mëposhtëm për ta dëgjuar duanë:

Dua për Egjiptin

Zaid Al Zaid thekson:

@zayed_alzaid
كل محافظات ومدن مصر وقراها تلتهب بالتظاهرات الآن وتطالب برحيل مبارك ، والرجل لايفهم
Të gjitha provincat dhe qytetete egjiptiane kërkojnë largimin e Mubarakut ndërsa ai nuk kupton.

Deputeti i Parlamentit të Kuvajtit Dr Xhumaan Al Herbesh në Twitter shkruan:

@AlHerbesh
الشعب المصري الان بجميع اطيافه يصنع ملحمة الحرية في مظهر مهيب في ميدان التحرير ويهتف(يا شهيد نام مرتاح واحنا نواصل الكفاح)
I gjithë populli egjiptian po krijon një epope për liri në një skenë madhështore në sheshin Tahrir dhe po bërtasin: “O dëshmor, pusho në paqe, ne do të vazhdojmë të luftojmë”.

Të tjerët vazhdojnë të luten:

@forzaq8
اللهم احفظ اهل مصر و وفقهم للخلاص من طاغيتهم #egypt
Zoti e ruajt popullin e Egjiptit dhe e ndihmoftë për ta hequr qafe diktatorin e tyre.

Mishari Bujabis, njëri nga yjet në ngritje të Twitter-it në Kuvajt për shkak të komenteve të tija sarkastike sa i përket çështjeve lokale, kur e pyetën se çka mendon për demostratat e vazhdueshme të egjiptasve, u përgjigj:

@mbuyabis
@san3i المصريين أيقنوا أن التراجع الآن قد يكلفهم الكثير،،قرارهم بالاستمرار صائب
Egjiptasit e kanë kuptuar se po të tërhiqen tani nga kërkesat e tyre, kjo do t'ju kushtojë shumë, prandaj vendimi i tyre për të vazhduar është i drejtë.

Kurse Kasek Ya Watan konkludon:

@KasekYaWatan
اجمل صوره رأيتها هو حماية المسيحيين للمصلين المسلمين .. هذا هو معنى الوحده الوطنيه
Fotografia më e mirë që e pashë ishte ajo ku të krishterët i mbronin muslimanët duke u falur – ky është kuptimit i unitetit kombëtar.

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave në Egjipt 2011.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.