See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Iran: Ndërprerje e internetit në prag të ditës së protestave

Interneti i ngadalshëm dhe filtrimi i ueb-faqeve është realitet i përditshëm në Iran, mirëpo ditëve të fundit raportet nga ky vend thonë se e-maili nëpërmjet ueb-it dhe interneti i sigurt (https:) janë bërë të paqasshëm, dhe se interneti është aq i ngadalshëm sa që softuerët për anti-filtrim nuk arrijnë t'i hapin ueb-faqet. Ndërprerja e pjesërishme filloi të enjten, më 9 shkurt 2012.

Përderisa autoritetet iraniane kanë heshtur, disa blogues spekulojnë sa shkaku për këtë bllokim është protesta e planifikuar për 14 shkurt (sipas kalendarit iranian, 25 bahman). Protestat e ditës së martë do ta shënojnë njëvjetorin e demonstratave të organizuara nga liderët opozitarë iraninanë në vitin 2011, në shenjë solidariteti me kryengritjet popullore në Egjipt dhe në Tunizi. Dhuna fizike në këtë ditë ishte brutale dhe la së paku dy njerëz të vdekur në Teheran.

An internet cafe in Tehran

Një internet-kafe në Teheran, Iran. Fotografia nga Mr_L_in_Iran. Të drejtat autoriale © Demotix (24/02/11)

Blogu Azadi-Esteqlal-Edalat (që do të thotë Liri, Pavarësi, Drejtësi) shkruan [persisht]:

Regjimi i Kamneit është frikësuar që kur Lëvizja e gjelbër i ka ftuar njerëzit t'i rifillojnë protestat. Sipas disa raporteve, në pjesët më të mëdha të vendit, nga Teherani në Ardebil, njerëzit nuk kanë qasje në Gmail, Yahoo mail, Google ose Google+. Ky bllokim mund të konsiderohet si përpjekje e regjimit për t'i penguar aktivistët e Lëvizjes së gjelbër që t'i informojnë njerëzit për të marrë pjesë në demonstratat që do të mbahen në ditët e fundit të shkurtit. Veprimi i regjimit është i kotë sepse aktivistët e gjelbër tashmë i kanë informuar miqtë dhe anëtarët e familjeve të tyre, dhe kanë përgatitur mënyra kreative për ta përcjellë porosinë, siç është shkruarja e slloganeve në paratë prej letre.

Dara 1390 thotë [persisht]:

Pa asnjë dyshim, demonstratat e 14 shkurtit janë shkaku që qeveria e ka ndërprerë internetin. Ata frikësohen prej çdo lloj demonstrate nëpër rrugë. Nuk e dijmë se si do të reagojnë njerëzit më 14 shkurt, por regjimi po përgatitet për këtë ditë.

Një blogues tjetër, Mborjan shkruan [persisht]:

Që nga e enjtja nuk është e mundshme asnjë qasje në Gmail, Facebook dhe ueb-faqet https, së paku në Isfahan. Dëgjova se kjo ka ndodhur vetëm nëpër qytetet e mëdha. Në qytetet e vogla dhe nëpër fshatra gjërat janë të zakonshme.

Yadasht Ha (që do të thotë ‘shënime') thotë [persisht] me ironi se nëse do të jetë e domosdoshme, “Do të përdorim pëllumba në vend e-mail-it kombëtar.”

Bani Man poashtu raporton [persisht] se me afrimin e ditës së protestave, regjimi e ka bllokuar Gmail-in dhe Facebook-un. Bloguesi e citon një raport të revistës Forbes, se ashtu siç Irani e ndërpret internetin, softueri Tor për komunikime anonime onlajn, është duke testuar lidhje të koduara që nuk mund të zbulohen.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.