Maqedoni: Incident i dhunshëm ndër-etnik në Kalanë e Shkupit

Të dielën, më 13 Shkurt, 2011, policia dështoi që në mënyrë efektive të ndajë  trumat etnike Maqedonase dhe ato Shqiptare dhe ti parandalojë ato nga përleshja rreth Kalasë së vjetër të Shkupit. Dy grupet e  mëdha që përbëheshin shumica nga  njerëz të rinj kishin ardhur për të protestuar për dhe kundër ndërtimit  të një ndërtese-si kishë , për të cilën qeveria pretendon se duhej të bëhej muze. Disa nga rezultatet përfshijnë gjashtë civil  dhe dy polic të plagosur, dhe nivele  të larta alarmante të frigës së pergjithshme dhe gjuhë të urrejtjes on-line.

Incidenti ishte kulmi i një zinxhiri ngjarjesh për dy javët e fundit. Më 31 Janar, disa media zbuluan se qeveria ka filluar te ndërtojë “një objekt”  brenda  Kalasë mesjetare, Kalasë së Shkupit, të quajtur  Kale (fjalë turke për “kala”).  Kjo shkaktoi një trazirë në mesin e politikanëve Shqiptarë, duke përfshirë  partnerët në koalicion në qeveri nga  Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). BDI kërkoi [MKD] ndërprerjen e ndërtimit të çdo “objekti fetarë” që nuk pasqyron trashëgiminë e përgjithshme të zonës.

Pasko Kuzman, arkeologu dhe kreu i Departamentit  të Ministrisë së Kulturës për Mbrojtje të Tashëgimisë Kulturore dhe Historike, i emëruar nga partia etnike Maqedonase  VMRO-DPMNE, një partner i lartë i koalicionit, deklaroi se punimet do të pauzojnë [MKD] derisa të zgjidhen të gjitha keqkuptimet. Në deklaratat e transmetuara nga mediat ai pohoi se ndërtesa nuk do të shërbejë si kishë [MKD], por do te vendos artifakte të gjetura në këtë vend.

Megjithatë, raportohet se punëtorët që  ishin duke u sjellë për ta vazhduar punën  gjatë natës  kanë shkaktuar që “një grup i qytetarëve Shqiptarëve etnik të udhëhequr nga zyrtarët e lartë të BDI-së” (formulimi [MKD] nga e përditshmja  Dnevnik), duke përfshirë edhe kryetarin e komunës së afërt Çair , Ministrin e Shëndetësisë dhe zëvendës ministrin e punëve të brendshme, për të sulmuar vendin e ndërtimit gjatë natës së 10 Shkurtit larguan punëtorët  dhe shkaktuan disa dëme në murret. Disa nga funksionarët e lartë më vonë deklaruan se kishin ardhur jo si pjesëmarrës, por për të qetësuar popullsinë.

Të Shtunën, blogeri Neutralec paralajmëroi [MKD] se thirrja vazhdueshme që Maqedonasit etnik të shkojnë në kala për të “vlerësuar dëmin” dhe / ose  “të mbrojnë kishën” (për të cilën, ai e kujtoi, nuk ishte një kishë, sipas qeverisë ) të Dielën,vetëm mund të çojë në manipulim të mëtejshëm:

Që të mos bëjnë luftë për interesin e të tjerëve, se dikush do të fitojë pikë politike edhe nga kjo!

Viktor Arsovski ofroi një  exposé [MKD] tëë ngjarjeve pasuese dhe ndikimin e mediave sociale. Ai vuri në dukje se, ndryshe nga Tunizia, Egjipti  dhe vende të tjera,  fuqia organizuese e mediave sociale  në Maqedoni nuk është përdorur në dobi të njerëzve:

… një grup i “mbështetësve” të ndërtimit të kishës (dmth., një grup tifozësh të futbollit maqedonas Komiti) dhe një grup i “mbështetësve” të shkatërrimit të saj  (dmth., një  grup tifozësh të futbollit shqiptar Shvercerat) u mblodhën në të njëjtën vend në Kalanë e Shkupit për të shprehur mendimet e tyre nëpërmjet një proteste “paqësore”.

Mund të merret me mend se çfarë do të ndodhë në mes të këtyre dy grupeve. Rrahje masive,gurëzim, tetë të plagosur, një i therrur me thikë, panik në media, kritikat ndaj politikanëve, fanatizëm etnik …

Dallimi në mes të këtij dhe incidenteve tjera të ngjashme të marra është roli i Facebook-ut.

[…]
Sipas  Radios Europa e Lirë [MKD], protestat […] ishin organizuar nga  grupe joformale në Facebook dhe OJQ Shqiptare “Zgjohu”.
[…]

Aktualisht, një protestë të re është duke u organizuar në Kale për 19 Shkurt. Një FB group me mijëra anëtarë bën thirrje për të protestuar, duke postuar fotografi të tmerrshme  dhe gjuhë të urrejtjes (për të thënë butë).

Dhe ky grup nuk është i vetëm. Ka edhe grupe tjera me përmbajtje të ngjajshme të dhunshme. Një grup  me mbi 4,000 anëtarë Kishë në Kala [MKD],  të dy palët, Maqedonasit etnik dhe Shqiptarët etnik, argumentojnë dhe shkëmbejnë fyerje dhe bëjnë  thirrje për spastrim etnik. Një histori e ndyrë e ngjashme e ofendimeve etnike dhe gjuhës së urrejtjes vazhdon brenda grupeve FB  Kishë-Muze në Kale [MKD] dhe  Kundër Kishës në Kalanë e Shkupit [ALB].

Një klik është i mjaftueshëm për të zbuluar në moshën e këtyre njerëzve – shumica prej tyre janë të rinj dhe nxënës të gjimnazeve! Interesante, mund të shohim se shumica e këtyre “mendjeve” të reja ndajnë interesa të ngjashme […].

Në Facebook, së bashku me provokimet verbale, mënyra më e shpeshtë për ta sfiduar  grupin tjetër etnik është duke i përdorur videot në  YouTube. Ky shërbim është rritur në një bibliotekë të madhe të videove të  tmerrshme të mbushura me urrejtje në vitet para se Facebook-u të  jetë me më rëndësi … [përdoruesit e FB tani “riciklojnë” të mundshmen] Thirrje për Shqipëri të madhe dhe Maqedoni të madhe, thirrje për spastrim etnik, vdekje, gjenocid, klipe nga[konflikti i vitit 2001]. Për vite të tëra institucionet e Maqedonisë  kanë injoruar ekzistencën e këtyre videove të neveritshme,  edhe pse unë besoj se duhet vetëm një njoftim i besueshëm që YouTube ti heq ato …

Në retrospektivë, blogeri Volan komentoi [MKD]:

Një metodë e vjetër peshkimi është ti turbullojmë ujërat, dhe nëse  gjuajmë  në tokë të gjuajmë brenda mjegullës…

Po bëhet e qartë se dikush po i turbullon ujërat, në këtë rast gjuajtja është  mbi votuesit. Gjuajtja e votuesve është veçanërisht e rëndësishme në sezonin e gjuetisë dmth ,, sezonin e afërt e zgjedhjeve. Nga kjo perspektivë, turbullimi i ujërave në Kalanë e Shkupit  bëhet më e qartë. Fshehur në mjegull, nga njëra anë  duke ndërtuar një kishë nën perden e tymosur të një kishe muze. Të tjerët  e prishën kishën muze. Aspekti më i çuditshëm është se të dy “palët” rrijne brenda qeverisë /administratës në pushtet. Partitë e vogla të opozitës gjithashtu ulen mënjanë duke u përpjekur që të kapin disa  peshq si dhe ….
Gjuajtja e votuesve të pavendosur, të cilët e përbëjnë më shumë se gjysmën e elektoratit, është veçanërisht e ëmbël … Për fat të keq, vetëm peshq të vegjël kishin mbetur duke notuar në ujërat e trubullta të Kalasë së Shkupit: grupi tifozësh futbolli … me thirrje shqetësuese që  dëgjoheshin në 2001 …Peshku i madh ulet në kabinetet e pushtetit dhe vëzhgon.

Qendra – Civile për Liri , një  OJQ, lëshoi një thirrje në blogun e tyre për Maqedoninë, pa dhunë dhe ndarje – në Maqedonisht, Shqip dhe Anglisht:

Qeveria duhet të filloj të bëj punën e vet, jo për të luajtur rolin e një vëzhguesi të pafuqishëm dhe komentatori të ngjarjes. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për prishjen e marrëdhënieve ndër-           etnike qëndron pikërisht në praktikat e kësaj qeverie. Kjoveçanërisht vlen për miratimin dhe zbatimin e projekteve që nuk  kanë të bëjnë asgjë me nevojat dhe realitetet e këtij vendi.

Civilja i kërkoi qeverisë për të ndaluar projektet kundërshtuese, dhe të veprojë në mënyrë transparente dhe për të ndërtuar konsensus. Ajo gjithashtu u kujtoi partive politike, sektorit civil dhe të qytetarëve të veçantë në lidhje me përgjegjësitë e tyre në ruajtjen e paqes dhe ndalimin e nacionalizmit dhe urrejtjes fetare:

Mos leni  mania dhe çmenduria t'iu  mbajë.  Kjo situatë nuk është e favorshme për të mirë për ju, as për brezat që vijnë.  Një luftë ka shkaktuar shumë dëm. Një tjetër do të thotë shkatërrim për  këtë vend. Çfarë thonë figurat politike, nganjëherë mund të tingëllojë mirë, por është e motivuar kryesisht nga etja e tyre për pushtet dhe popullaritet. Dhe fitime personale.

Muret janë të ngritura lart mbi kokat tona. Divizioni është realiteti ynë. Ndarje të mëtejshme mund të thonë vendosjen e re,  të kufijve fizik në mes të njerëzve. Gjithë ne e dimë që ajo përfshinë luftë dhe gjakderdhje.  Dhe që sjell të mira vetëm për kriminelët dhe banditët.

Bëjë hapin e parë, shemb muret që qëndrojnë mes  juve dhe shokëve qytetarëve tuaj me prejardhje të ndryshme ose besime. Kjo nuk do të rrezikonte identitetin tuaj, në të kundërtën, do t'ju përmirësonte juve.

E gjithë kjo ngre nivelin e tensionit dhe shqetësimin  në mesin e qytetarëve të rëndomtë të Maqedonisë, të cilët nuk janë të etur për të marrë pjesë në një tjetër gjakderdhje ballkanike.  Megjithatë, duket se forcat me mbështetje më të fuqishme janë duke punuar për nxitje trazirash. Për shembull, gjoja se popullata lokale ka penguar një paramendim përpjekje për zjarrvënie mbi një xhami në Manastir këtë mëngjes.

Një iniciativë në Facebook  “Lapidar në Kala” [MKD] ofron një përpjekje të rrallë për të luftuar tmerr me humor. Ai pohon  se “në 2001: Odisej në hapsirë një lapifarë u ka ndihmuar majmunëve të evoluojnë.  Si një objekt fetar neutral, mbjellja e një lapidari në Kale “mund të ndihmojë shumë në evolucionin në Maqedoni. Për dallim nga grupet e përmendura më parë, të cilat kanë disa mijëra anëtarë /  tifozë secili, kjo ka vetëm rreth njëqind mbështetës deri tani.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.