GlobalVoices in

Botë: Marsh global kundër diktatorit sirian

TranslationsThis post also available in:

Português · Mundo: Protestos Globais Contra o Ditador Sírio
polski · Świat: Globalny marsz przeciwko syryjskiemu dyktatorowi
Nederlands · Wereldwijde demonstraties tegen de Syrische dictator
Malagasy · Tany: Diabe Manerantany Manohitra ny Mpanao Didy Jadona Syriana
русский · Мир: всемирный марш против сирийского диктатора
Español · Manifestación global contra el dictador sirio
Ελληνικά · Κόσμος: Παγκόσμια πορεία ενάντια στο Σύριο δικτάτορα
Italiano · Manifestazioni globali contro il dittatore siriano Bashar al-Assad
Français · Monde : La liste des manifestations "Contre le dictateur syrien"
عربي · العالم: تظاهرة عالمية ضد الديكتاتور السوري
বাংলা · বিশ্ব: সিরিয়ার একনায়কের বিরুদ্ধে বিশ্ব জুড়ে এক মিছিল
한국어 · 세계: 시리아 독재자에게 대항하는 국제시위
繁體中文 · 世界:全球大遊行對抗敘利亞獨裁者
简体中文 · 世界:全球大游行对抗叙利亚独裁者
Български · Световен марш срещу сирийския диктатор
македонски · Свет: Глобален марш против сирискиот диктатор
English · World: Global March Against the Syrian Dictator

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave siriane 2011.

Në mars të vitit 2011, kur sirianët filluan të dalin nëpër rrugë për të kërkuar liri dhe drejtësi, ishte rëndë të paramendohej se një vit më vonë regjimi do të vriste mijëra njerëz dhe do të torturonte dhe arrestonte një numër të pafund njerëzish. Qyteti i Homsit është i rrethuar që nga fillimi i shkurtit dhe po përjeton represion të paparë kundër tërë popullatës, me ç'rast për çdo ditë vdesin nga 100 njerëz.

Përderisa fuqitë e mëdha akoma nuk pajtuar për nevojën për të bërë presion mbi regjimin e Asadit, po rritet solidariteti i qytetarëve nga mbarë bota me sirianët, dhe tani kur po afrohet përvjetori i revolucionit sirian, me gjasë kjo përkrahje do të shtohet edhe më tepër.

Iniciativa e quajtur “Marshi global për Sirinë” ka për qëllim që t'i nxjerrë në rrugë njerëzit nga mbarë bota më 15, 16 dhe 17 mars në shenjë përkrahjeje për luftën e popullit sirian. Fushata është sqaruar në videon e quajtur “Kundër një diktatori” që është shpërndarë me të madhe në internet:

Marshet për Sirinë tashmë planifikohen në 16 qytete, ndërsa qytete të tjera bashkangjiten për çdo ditë. Aktivistët kanë krijuar një ngjarje në Facebook me informata për marshet e ndryshme, ku i inkurajojnë qytetarët nga mbarë bota të qëndrojnë përkrah Sirisë kundër shtypjes:

Kaloi një vit që kur filloi revolucioni në Siri. Një vit dhunë kundër protestuesve paqësorë dhe civilëve të pafajshëm. Një vit me gjakderdhje. Dhe një vit i kundërshtimit të guximshëm ndaj një të keqeje të madhe, por populli sirian është betuar se nuk do të ndalet derisa të bjerë regjimi, derisa ta fitojë lirinë dhe dinjitetin. Prej 15 deri më 17 mars të viti 2012, të qëndrojmë pranë Sirisë kundër dhunës dhe për një moment t'i përkujtojmë mijëra jetërat që u sakrifikuan që nga 15 marsi i vitit 2011.

Lista e marsheve (ju lutemi shtojeni tuajin në ngjarjen në Facebook dhe si koment në versionin në gjuhën angleze të këtij artikulli) është kjo:

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave siriane 2011.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.


Regjionet e botës

Vende

Gjuhë