- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Botë: Marsh global kundër diktatorit sirian

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Siria, Aktivizmi dixhital, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve, Politika, Protesta

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave siriane 2011 [1].

Në mars të vitit 2011, kur sirianët filluan të dalin nëpër rrugë [1] për të kërkuar liri dhe drejtësi, ishte rëndë të paramendohej se një vit më vonë regjimi do të vriste mijëra njerëz dhe do të torturonte dhe arrestonte një numër të pafund njerëzish. Qyteti i Homsit është i rrethuar që nga fillimi i shkurtit dhe po përjeton represion të paparë kundër tërë popullatës, me ç'rast për çdo ditë vdesin nga 100 njerëz [2].

Përderisa fuqitë e mëdha akoma nuk pajtuar për nevojën për të bërë presion mbi regjimin e Asadit, po rritet solidariteti i qytetarëve nga mbarë bota me sirianët, dhe tani kur po afrohet përvjetori i revolucionit sirian, me gjasë kjo përkrahje do të shtohet edhe më tepër.

Iniciativa e quajtur “Marshi global për Sirinë” ka për qëllim që t'i nxjerrë në rrugë njerëzit nga mbarë bota më 15, 16 dhe 17 mars në shenjë përkrahjeje për luftën e popullit sirian. Fushata është sqaruar në videon e quajtur “Kundër një diktatori” që është shpërndarë me të madhe në internet:

Marshet për Sirinë tashmë planifikohen në 16 qytete, ndërsa qytete të tjera bashkangjiten për çdo ditë. Aktivistët kanë krijuar një ngjarje në Facebook  [3]me informata për marshet e ndryshme, ku i inkurajojnë qytetarët nga mbarë bota të qëndrojnë përkrah Sirisë kundër shtypjes:

Kaloi një vit që kur filloi revolucioni në Siri. Një vit dhunë kundër protestuesve paqësorë dhe civilëve të pafajshëm. Një vit me gjakderdhje. Dhe një vit i kundërshtimit të guximshëm ndaj një të keqeje të madhe, por populli sirian është betuar se nuk do të ndalet derisa të bjerë regjimi, derisa ta fitojë lirinë dhe dinjitetin. Prej 15 deri më 17 mars të viti 2012, të qëndrojmë pranë Sirisë kundër dhunës dhe për një moment t'i përkujtojmë mijëra jetërat që u sakrifikuan që nga 15 marsi i vitit 2011.

Lista e marsheve (ju lutemi shtojeni tuajin në ngjarjen në Facebook [3] dhe si koment në versionin në gjuhën angleze [4] të këtij artikulli) është kjo:

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave siriane 2011 [1].