Paraguaj: Kandidatët përdorin blogun që të arrijnë gjer te votuesit

palacio1.jpg

Fotografuar nga Muna Anahas

Zgjedhjet presidenciale në Paraguaj do të mbahen në 20 prill 2008. Shumica prej kandidatëve potencial përdorin blogun si mënyrë për të komunikuar me votuesit potencial duke shprehur mendimet e tyre për ndonjë çështje specifike, ose japin sqarime për planet e tyre qeveritare në qoftë se fitojnë i zgjedhjet. Këto bloga janë të shkruara dhe publikuara në gazetën më të njohur të Paraguajit të quajtur Diario ABC.

Deri sot, disa kandidatë kanë më tepër se 43,000 vizita madje disa edhe me mbi 500 komente për një artikull të vetëm, që tregon një nivel të lartë të interesimit për këto zgjedhje. Kush do ta mendonte se do të kishte një komunikim të drejtpërdrejtë në mes kandidatit presidencial dhe votuesit potencial, i cili mund të shprehë një mendim ose problem, mund të debatojë ose madje edhe të shqyrtojnë platformën e tyre.

Dy kandidatët më të favorshëm të cilët kanë bloget e tyre janë:

Fernando Lugo i cili është një peshkop katolik, kandidohet si president nga ana e Partisë Demokratike Krishtere. Ai shkruan se çka është dashur të bëjë që të kandidohet për zyrën më të lartë në Paraguaj [es].

Después de 30 años de disciplinado sacerdocio he renunciado a mis condiciones formales de obispo sin dejar de ser cristiano y paraguayo para dedicarme a la política, trabajar por un proyecto y buscar convertirme en Presidente de la República del Paraguay para servir a mis queridos sufridos hermanos de este hermoso y bendito país.

Pas 30 vitesh të qenët i urdhëruar, formalisht dhashë dorëheqje nga detyrat e mia si peshkop, por jo edhe nga të qenët Krishterë dhe paraguaian me qëllim që ti përkushtohem politikës, të merrem me projekte dhe kërkime që të bëhem kryetar i Paraguajit, t’u shërbej vëllezërve të mi të dashur të këtij shteti të bekuar..

Blanka Ovelar është kandidate e partisë aktuale prijëse të qeverisë, Partia e Kolorados, atë e përkrah presidenti aktual i Paraguajit Nikanor Duarte. Një nga çështjet për të cilat përkushtohet ajo është lufta kundër korrupsionit, ja se çka shkruan ajo [es]:

Quien niegue que hay corrupción en el Paraguay, estaría cerrando los ojos a la realidad. La corrupción existe, y ha logrado instalarse en todos los sectores de la sociedad. Tanto en el sector público como en el sector privado; en el partido de gobierno como en los de oposición; en las empresas como en los sindicatos.

Cilido që mohon se ka korrupsion në Paraguaj, po i mbyll sytë para realitetit. Korrupsioni ekziston dhe është bërë pjesë e të gjitha sektorëve të shoqërisë. Nuk është i pranishëm vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat, në partitë e qeverisë, si dhe në partitë e opozitës; në biznese, etj.

Presenca e blogut mund të jetë rezultat i asaj se interneti bëhet dita ditës më i popullarizuar në Paraguaj. Internet kafe të reja po hapen përreth çdo këndi të kryeqytetit Asuncion dhe ka më tepër provajderë për wireless internet në krahasim me vitet e kaluara. Shumë njerëz e shohin internetin si të domosdoshëm dhe jo si luksoz, që jejon më tepër qasje për më shumë njerëz. Për zgjedhjet e vitit 2003, ky lloj interaksioni virtual mes blogerëve (kandidati presidencial) dhe lexuesve (votuesi potencial) ishte i paparashikueshëm, dhe është mrekulli të shohësh se si kanë ndryshuar gjërat vitet e pesë fundit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.