Trinidad &Tobago: Incidenti me laptop

Lideri i opozitës në Trinidad dhe Tobago rishtazi u suspendua nga Parlamenti sepse përdori laptopin e tij pa leje, por vetëm pak blogerë dinë për këtë ngjarje…

Shoqëria informatike e Trinidadid dhe Tobagos postoi një përmbledhje të hollësishme të rrëfimeve të mediave për ngjarjen, dhe siç pritej, Blogu extra sekret i Basdeo Pandajit (The Extra Secret Blog of Basdeo Panday), i cili u krijua gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në Trinidad dhe Tobago si përgjijge ndaj këtij blogu të popullarizuar, shpejt mbrojti “veten”:

Shpresoj të gjithë të shihni se çka përjetoj për ju. Kalova një përvojë të hidhur në Parlament. PNM e skenoi këtë që të më bëjë të keq. Beri Sinanan i pari e ndëshkoi Gari Hantin për përdorimin e laptopit. Qëllimi ishte të bënin të dukej se askush nuk mund të përdorë laptopin, kështu që kur unë u lidha në internet ata donin të ma punonin ashtu siç ia punoi Akoni Dejna Alejnes në Zen kur ajo doli për “akullore”.

Në postimin e tij javor Notes from Port of Spain raportoi se:

Shtëpia e Përfaqësuesve u shkri kur lideri i opozitës u suspendua sepse përdori laptopin, me të cilin qeveria e kishte pajisur. Si rezultat, debati parlamentar për çmimet e ushqimit që ishin rritur për 19 % vitin e kaluar, u anulua.

KnowProSE.com për këtë aferë thotë:

Kjo, miq, duket më shumë si garë “kush mund të urinojë më larg” dhe sigurisht është shembulli më i mirë se si qeveria e Trinidadit dhe Tobagos thjeshtë s'funksionon. Ku duhet të jetë fokusi për çështjet aktuale, ndonëse kjo papritmas u bë laptopi i Pandajit. Teknologjia, edhe pse e dobishme , ka vendin e saj – tribuna qendrore e Pandajit nuk e bën rastin e Pandajit shumë më të mirë. Çka bënte ai në laptop që ishte aq e rëndësishme? A punonte në ndonjë problem krimi? Merrej me çështjen e zgjedhjeve lokale? A u diskutua kjo politikë me Folësin?

…derisa e gjithë kjo e la Caribbean Free Radio të ndjehet “tmerrësisht konfuz” – aq shumë sa që krijoi një olajn poll ta ndihmojë të kuptojë këtë incident.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.