- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Paralajmërim: Samiti i Global Voices për mediumet qytetare në Najrobi të Kenisë

Kategoritë: Media e qytetarëve, Teknologjia, GV Summit 2012

Kemi kënaqësinë ta paralajmërojmë Samitin e Global Voices për mediumet qytetare 2012 [1]! Këtë vit do të mblidhemi në Najrobi të Kenisë, më 2 dhe 3 korrik 2012, në partneritet me iHub [2] nga Najrobi.

Vizitoni ueb-faqen e samitit [1] për informata sa i përket qëllimeve të takimit [3] – ndërsa së shpejti do të shtojmë detaje për regjistrimin.

Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme do ta publikojmë programin, do të shtojmë informata për prezantuesit, listën e pjesëmarrësve etj. Vizitoni ueb-faqen e samitit që t'i lexoni postimet nga bloget dhe komentet e pjesëmarrësve të Samitit dhe të tjerët, e mund edhe të kyçeni në diskutim.

Samiti i Global Voices për mediat qytetare 2012 është mundësuar duke iu falënderuar përkrahjes zemërgjerë të Google [4], Hivos [5]MacArthur Foundation [6], dhe Open Society Foundations [7], Adessium Foundation [8]Knight Foundation [9], Omidyar Network, [10] dhe Yahoo! [11].

Current major sponsors include MacArthur Foundation, Google, Open Society Institute, Knight Foundation and Yahoo!