Maqedonia: Blogerët diskutojnë samitin e NATOs dhe Greqinë

Javën e kaluar në blogosferën maqedone temë kryesore ishte pengimi i ftesës së Maqedonisë për hyrje në NATO nga ana e Greqisë. Vijon një pasqyrë e disa reagimeve të para tipike rreth këtij lajmi.

Disa ditë para Samitit, Filip Petrovski e përshkruajti atmosferëen në vend:

I pabesueshëm është tensioni që këto ditë e ndjejmë në vendin tonë. Samiti i NATOs që do të mbahet në Bukuresht në gjithë rajonin krijon një atmosfere të rëndë pritjeje. Kjo është një e panjohur absolute për atë se çka do të ndodh në fund. Përfundimi dhe pritja e tij janë pjesë e pashmangshme jetëve tona, diskutimeve më të thjeshta… Këto ditë morra pjesë në një diskutim mes dy shokëve që kishin mendime të ndryshme rreth qëndrimit tonë pas propozimit të fundit të ndërmjetësuesit Nimic. Përndryshe, këto dy asnjëherë më parë nuk i kisha parë të jenë nervoz, agresiv apo jotolerant për çështje nga lëmia e politikës dhe historisë në diskutimet ndërmjet tyre. Mirëpo, këtë herë nuk ishte ashtu. Njëri prej tyre, thjeshtë, u ngrit dhe shkoi, duke mos hequr dorë prej qëndrimeve të veta.

Kur më date 2 prill u kuptua se Greqia do ta ndalojë NATOn të arrijë konsensus për thirrjet për anëtarë të rinj, dhjetëra blogerë maqedonas reaguan me postime të hidhura.

Disa vendosnin foton e flamurit aktual të Maqedonisë në faqet e tyre, ndërsa të tjerët përdornin flamurin që përdorej prej 1992-1995, me diellin e Verginës, i cili nuk përdoret zyrtarisht për shkak të kundërshtimit nga ana e Greqisë. Shumica, si p.sh. blugu Toast Government dhanë mendim se qëllimi i fundit i Greqisë është negacioni komplet i identitetit maqedonas dhe zhdukja e kombit. Bashkë me urimet për Kroacinë dhe Shqipërinë, disa blogerë i rekomandojnë popullit maqedonas të jenë të bashkuar në kohë të fatkeqësive dhe i ofrojnë ide Qeverisë së Maqedonisë si të veprojë në të ardhmen.

Që ditën e nesërme filluan të paraqiten postime më optimiste, shpesh të shoqëruara me klipe te këngëve mqedone. P.sh. një bloger thotë se nuk është “fundi i botës”.

Njerëzit i ka kapur një çmendi dhe histeri që në mëngjes. Hyjnë dhe dalin nga zyra ime dhe vetëm dëgjoj ofkëllime, NATO (eh moj nato, kolege) , VETO, Meto…

Blogimi tani për tani mbahet, por shoh se po lëshon. Çka do kishim bërë, te rinia e mërzitur, te nuk e di çka. Aman o njerëz, po kështu nuk u frikuat kur filloi lufta në vitin 2001. Haj, ç’të bëjmë, të gjuajmë dhe të presim ditën e gjykimit. Siç shoh dielli lindi përsëri, shtëpia është po aty ku ishte edhe dje, fabrika gjithashtu, a edhe puna po më pret përsëri!!!

Zoriv, në mënyrë ironike tregon në tentimet greke që ta monopolizojnë trashëgiminë historike botërore, sepse pasardhësi i vërtetë i Aleksandër Makedonskit nuk do të tregonte frikë se “vendi i tij do të sulmohej dhe pushtohej nga një vend pesë herë më i vogël se ai”.

Blogerët të promovojnë pacifizëm principiel, si Anti dhe Bi, përsëri e treguan qëndrimin e tyre për mospjesëmarrje në aleanca të luftës, të cilin e kanë të publikuar edhe më parë me kërkesë që Maqedonia të mos merr pjesë në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Kalina reagoi në formën e re të skepticizmit për integrimin në NATO dhe BE, duke cekur se në mediumet maqedonase pas dështimit në Samitin janë shfaqur shumë analistë jokonsistent, të cilët asnjëherë më parë nuk e kanë kundërshtuar këtë përcaktim shumëvjeçar strategjik, e tani flasin për të hequr dorë nga përpjekjet për anëtarësim.

Ekspertët për të drejtat e njerëzve Mirjana Najçevska dhe Zharko Trajanoski, mbajnë përgjegjëse Qverinë për dështimin e plotësimit të obligimit që kanë marrë përsipër, hyrja e RM në NATO – veçanërisht me paralajmërime të mos përdoret fuqia e madhe obstruktive e Greqisë si burim për të gjitha dështimet e Maqedonisë.

Bazhdarxhiu dha kritika për gazetarët maqedonas të cilët në shenjë proteste e kanë lëshuar konferencën për mediume të Ministres greke në Bukuresht:

E dëgjoj këtë dhe nuk mund të fryhem së çudituri për marrëzinë krenare të gazetarëve. Në vend që të mbeten në shtyp dhe të bombardojnë me pyetje me të cilat do ta zënin politikën fashiste greke lakuriqe, ata vendosën të shkojnë. Madje nuk u tha se shkuan me potere, kanë bërë diçka me çka do ta kthejnë vëmendjen, por vetëm se ua kanë kthyer shpinën. Në ikjen e tillë Dora me siguri u është falënderuar në mend.

Ditët e ardhshme, të vetëdijshëm për nevojën e komunikimit me botën, sa më shumë blogerë maqedonas filluan të publikojnë edhe në gjuhën angleze.

VBB me shembuj historik tregon në joqëndrueshmërinë e argumenteve greke:

Ekziston një ishull i quajtur Irlanda. Për arsye historike të ngjashme me ato të përshkruara më pare, kjo hapësirë gjeografike ka qenë e ndarë në mes Republikës së Irlandës (shtet i pavarur si Republika e Maqedonisë) dhe Irlanda Veriore, pjesë përbërëse e një shteti tjetër – Britania e Madhe (ngjashëm me provincën greke Maqedonia). Mbretëria Britanike në të kaluarën ka zbatuar masa të ashpra në territoret e saja irlandeze, ndër të cilat edhe kolonizim të elementeve besnike të saja nga Britania e Madhe. Në parim ngjarja është e njëjtë si me Greqinë. Por, ka një dallim, se sot Britania e Madhe nuk kërkon që Republika Irlandeze ta ndërrojë emrin e saj kushtetues.

Duke marrur parasysh ndikimin e politikës në jetën e përditshme në Maqedoni, me siguri integrimi në NATO do të mbetet një ndër temat politike më të diskutueshme për blogerët e Maqedonisë edhe në të ardhmen e afërt.

1 koment

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.