Indonezi: Ministria urdhëron heqjen e statujës së budës

Përkushtimi i Indonezisë për të promovuar tolerancë fetare është vënë në pikëpyetje pasi Ministria për çështje fetare urdhëroi të hiqej një statujë e madhe budiste në manastirin budist Tri Ratna, në Tanxhungbalai, në Sumatrën Veriore, pasi disa pjesëtarë të vijës së ashpër të asaj zone janë ankuar për praninë e saj.

Para disa muajsh, udhëheqës dhe anëtarë të kishave të tjera u sulmuan nga ‘fanatikët’ muslimanë, që bëri shumë njerëz të shohin se pakicat fetare në Indonezi po keqkrajtohen. Indonezia është vendi me popullsi më të madhe muslimane në botë.

Statuja kontroverze e budës që duhet të largohet në Tanxhungbalai. Burimi: Ueb-faqja forumit për diskutim të budizmit.

Problemi në Sumatrën Veriore filloi pasi një numër njerëzish që veten e quajnë GIB / Gerakan Islam Bersatu (Lëvizja e Bashkuar Islame) filloi ta konsideronte statujën e Budës në Tri Ratna si kërcënim për besimin islam në qytet. Ata thoshin se statuja mund ta lë “nën hije” simbolin historik të qytetit ‘Balai di Ujung Tanduk’ që është i vendosur para tij. Letra e GIB-it ku ata kërkonin largimin e statujës u publikua një ueb-faqe me forum për diskutim të budizmit.

U krijua një temë diskutimi për t'i dhënë përkrahje apelit të murgjve budistë ndaj pushtetit lokal:

Mohon berikan tekanan kpd Walikota Tanjung Balai SUMUT agar mencabut Surat Keputusan ttg Penurunan Patung Budha di Vihara Tri Ratna Tanjung Balai, Sumut.

Ju lutemi bëni shtypje kryetarit të komunës Tanxhung Balai, të Sumatrës Veriore, ta tërheqë vendimin për heqjen e statujës së Budës në manastirin Tri Ratna.

Janë bërë përpjekje të ndryshme nga manastiri dhe palë të tjera që i japin përkrahje asaj, ta pengojnë largimin e statujës, mirëpo ministria, në fund, vendosi të lëshojë një urdhër kundër ankesës së murgjve.

Bloguesi EKSPRESI HATI e postoi kronologjinë e përpjekjeve për përfaqësim të ndërmarra nga  Veryanto Sitohang, Direktur Eksekutif Aliansi Sumut Bersatu (Drejtor ekzekutiv i Aleancës së Sumatrës së Bashkuar Veriore). Së pari, Aleanca u ankua te kryetari i komunës, pastaj shkuan te parlamenti lokal, pastaj vazhduan në Ministrinë për çështje fetare, dhe në fund lobuan në Kuvendin shtetëror. Mirëpo, ky grup nuk arriti të marrë përgjigje pozitive. Prandaj, edhe shumë njerëz u befasuan kur kuptuan se ministria paska vendosur se statuja duhet të hiqet.

Ja disa nga reagimet onlajn: LËVIZJA INDONEZIANE KUNDËR DISKRIMINIMIT e lëshoi këtë deklaratë:

“Negara tidak berhak untuk mengatur apalagi menurunkan perlengkapan apapun yang ada di tempat ibadah. Penurunan patung Buddha di Vihara sudah dapat dikategorikan kekerasan agama yang dilakukan oleh negara. Ini akan menjadi catatan pelanggaran konstitusi dan hak asasi manusia”, demikian ditegaskan oleh Wahyu Effendy, Ketua Umum Gerakan Perjuangan Anti Diskriminasi (GANDI) dalam pernyataan persnya.

“Shteti nuk ka të drejtë ta rregullojë këtë çështje, e aq më pak t'i largojë pjesët ekzistuese të një vendi për adhurim. Largimi i statujës së budës nga manastiri mund të kategorizohet si një formë e dhunës fetare nga ana e shtetit. Kjo është një shkelje e kushtetutës dhe e të drejtave të njeriut”, theksoi Wahyu Effendy, Kryetari i përgjithshëm i Lëvizjes për luftë kundër diskriminimit.

Bloguesi JOEBIGJOE tha:

Walaupun agama Buddha dianggap sebagai agama minoritas, tetapi apakah agama yang mayoritas harus menindas yang minoritas? Apakah hanya sebuah patung Buddha saja harus mendapatkan restu dari yang beragama mayoritas? Dan dimana rasa saling menghormati antar beragama di Negara ini?

Edhe pse budizmi konsiderohet si fe minoritare, a duhet që feja shumicë ta shtypë pakicën? A është e drejtë që murgjit budistë të marrin leje nga feja shumicë? Ku është respekti i ndërsjellë ndërmjet religjioneve në këtë shtet?

Colson, një blogues i Pelopor tha:

Është Aceh 2011 e jo Afganistani 2001, është sheriati “Veranda e stilit të Mekkes” e jo talebanët, statuja është vetëm një budë tjetër, e jo pjesë e trashëgimisë kulturore botërore 1700 vjeçare, dhe lartësia e saj është mezi 6 metra e jo 53. Por, në të dyja rastet prapavija e mostolerancës fetare , bile edhe agresiviteti, të dhënit të drejtë vetvetes, mendjengushtësia dhe barbarizmi kulturor, të mbështetura nga strukturat politike, janë aty.

Bloguesi LAPAK INFO thekson se pluralizmi fetar në Indonezi tani është i vdekur:

INI ADALAH PERUSAKAN TERHADAP KEBEBASAN BERAGAMA, PLURALISME DAN RUNTUHNYA BHINEKA TUNGGAL IKA

Ky është shkatërrim i lirisë dhe pluralizmit fetar, si dhe dështim i Bashkimit në dallim (Unity in Diversity)

‘Bashkimi në dallim (Unity in Diversity) është motoja kombëtare e Indonezisë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.