Tunizi: Al Radjef protestojnë – Kur blogerët bisedojnë pa zë për ta

Blogerët dhe aktivistët e Tunizisë u kthyen nga interneti me shumë pak, gati asnjë mbulesë të mediave qendrore për të ja përcjellë botës porosinë për fatkeqësinë e mijëra njerëzve të minierave të pasura me fosfor në Gafsa, Redjef dhe Om el Arajes.

Protestat e punëtorëve kundra inflacionit, rritja e shpenzimeve për jetesë dhe e drejta e punësimit në minierat e pasura, nga ana e qeverisë trajtohen me mbrojtje represive dhe pikërisht për këtë u burgosën shumë protestues. Për herë të parë deri më tani, blogerët e Tunizisë u bashkuan me aktivistët dhe shfrytëzuesit tjerë onlajn që të ju mundësojnë atyre pa zë që të flasën – në Tviter, si cicërimat e Huiedas; në lidhje me kontributin e grupit të Fejsbuk për vendosje të risive në lidhje me situatën (deri tani 134 anëtarë); me paraqitje të videove në JuTub (i cili është i ndaluar në Tunizi).Kjo video, nga një Tunizian i lirë, paraqet disa nga protestat e familjeve të atyre që u burgosën gjatë shqetësimit. Në linkun më lartë janë të vendosura më tepër video.Gjithashtu, shumë nga këta hapësira onlajn ndajnë tekst të ngjashëm të krijuar nga Lidhja e të drejtave të njeriut në Tunizi (teksti është i paraqitur në gjuhën arabe nga Samsoum dhe në faqen zyrtare të lidhjes).Veç kësaj, ekziston edhe komitet lokal i cili është i krijuar me qëllim që ti përfaqësojë kërkesat e qytetarëve në Gafsa, i quajtur Comité de Soutien aux habitants du bassin minier de Gafsa (Lidhje për përkrahje të njerëzve nga zona e minierës në Gafsa), të cilën e krijoi grupi i Fejsbuk. për përkrahje.Në bloget, COS-MAUX-POLIS (Fr) shkruan dy postime: një për gjendjen dhe një tjetër për përgjigjen dhe dezinformatat nga ana e qeverisë së Tunizisë.Shkrimi në arabisht, Fatma-Arabika incidentin e quan si Revolucion të urisë. Ajo vendos disa probleme në kontekst, duke thënë:

 

منذ 5 جانفي 2008 تاريخ اعلان النتائج النهائيّة لمناظرة انتدابات كوادر وأعوان شركة فسفاط قفصة اندلعت جملة من الاحتجاجات التى مازالت تعصف بأم العرايس والرديّف منذ أكثر من ثمانية أسابيع يخرج شباب الرديف ليعتصم بالخيام ويعلن اضرابا مفتوحا عن الطعام رغبة منه في تحقيق حدّ أدنى من العدالة الاجتماعيّة ومطالبا بحقّه في التشغيل …امّا في أم العرايس فان الارامل اللاتي فقدن معيلهن في حوادث شغل بالشركة لازلن منذ أكثر من شهر يسكنّ خيمة امام أقليم أم العرايس لشركة فسفاط قفصة يطالبن بتشغيل أحد أبنائهن

Në 5 janar ndodhën seri protestash prej kur u paraqitën listat përfundimtare të atyre që do të jenë të punësuar në kompaninë e fosforit në Gafsa, të cilat akoma vazhdojnë në Al Redjef dhe Om el Arajes. Më shumë se tetë javë, një i ri nga Al Redjef proteston në tendë me grevë urie, me qëllim që të fitoj të drejta minimale nga e drejta shoqërore dhe të drejtën e punësimit. Në Om el Arajes, shtëpitë që i kanë humbur në fatkeqësinë e kompanisë, akoma jetojnë në tenda në provincë të Om el Arajas, të ndodhura në kompaninë e fosforit në Gafsa, ku ata protestojnë për punësimin e djemve të tyre në kompani.

Fatma gjithashtu paraqet edhe fotografi nga protestat.

Në ndërkohë, Karpediem-selim (Fr), paraqet postim të detajuar për brutalitetin e policisë ndaj grevistëve:

Les forces de l'ordre, qui sont présents par milliers, n'ont pas hésité à déployer des pratiques de barbares contre des citoyens qui demandaient un droit fondamental qui est le droit du travail : des coups de feu ont été entendues, des bombes lacrymogènes ont été jetées par centaines, des chiens de police traînaient dans toutes les rues de la ville, des manifestants ont été violemment battus en plein monde et des descentes policières nocturnes et musclées ont eu lieu, violant l'immunité des domiciles, qui a poussé plusieurs jeunes à fuir et à passer la nuit dans les montagnes entourant la ville. Un climat de frayeur a été instauré dans toute la ville en procédant à des intrusions menaçantes dans tous les quartiers assurant le bouclage total de la ville et l'arrêt de toute circulation…

Forcat policore, të cilat ishin të shumta, nuk hezituan të përdorin metoda barbare kundra qytetarëve të cilët i kërkonin të drejtat elementare të punësimit: u dëgjuan krisma armësh, hidheshin lotsjellës, nëpër rrugë patrullonin qen policësh, protestuesit ishin të rahur publikisht në mënyrë brutale dhe në mënyrë agresive bastisnin natën, duke ulur imunitetin e shtëpive [të qytetarëve], të cilët detyruan disa njerëz të rinj të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe ta kalojnë natën në malet që e rrethojnë qytetin. Ekziston frikë e future në të gjithë banorët për shkak të akuzave për bastisje në të gjitha lagjet, bllokimin komplet të qytetit dhe ndalimin e të gjithë trafikut.

Brastos (Ar), shkruan për këta burgime, duke pyetur se kush janë krimet e tyre. Ai shkruan:

قلت انو هالاعتقالات شملت العديد من الناس .. سواء كانو مناضلين و كوادر نقابية محترمه .. والا حتى مواطنين “لا متسيسين” .. كل ذنبهم انهم قالو ياخي شبيها بلادنا غنيّة بالثروات ، و الفاقونات العام اثناش ن شهر وهيّ تحمّل في فسفاطنا و مشتقاتو .. و الاربعة و عشرين ساعة و نحنا نربشو في المناجم .. و فنينا اعمارنا فيها .. كيما فنوا اعمارهم الذين من قبلنا .. و الذين من بعدنا .. و بالرغم من هاذاكا نحن جواعى و بطالة ..
يمكن ذنبهم انهم المرّه هاذي قالو هالكلام بصوت مرتفع شويّة ..

Ata deklarojnë se disa njerëz janë të burgosur, përfshirë edhe aktivistët dhe përfaqësuesit e sindikatës, si edhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Faji i vetëm i tyre është ajo që ata pyetën se pse kur vend ii tyre është i pasur me minerale, ata punojnë në miniera 24 orë në ditë, e rrezikojnë jetën e tyre aty, si dhe jetën e atyre që kanë ardhur para tyre dhe gjeneratave që pasojnë, ata janë ende të uritur dhe të papunësuar? Ndoshta është gabim i tyre që kësaj radhe ata i treguan interesat e veta publikisht?

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.