Netizenët e Magrebit reagojnë në kërkesën e divorcit të vajzës 8 – vjeçare nga Jemeni

Blogeri tunizian Stupeur!! Un nouveu depart!! (Shastisje!! Fillim i ri!!) reagon në shkrimin e Jemen Tajms për vajzën 8 – vjeçare e cila tenton të parashtroj kërkesë për divorc nga burri i saj 30 vjeçar, për të cilin deklaron se ishte e detyruar të martohej.

Gazetari i Jemen Tajms, Hamed Tabet e përshkruan rastin:

Noxhud Muhamed Naser arriti në gjykatë vetëm, të mërkurën me datë 2 prill, duke shpresuar që gjykata të trajtoj rastin e saj kundra babait të saj, Muhamed Naser, i cili para dy muajve e detyroi atë të martohet me Faez Ali Thamer, një burrë 22 vjet më të moshuar se ajo. Fëmija gjithashtu kërkoi divorc, duke akuzuar burrin e saj për abuzim seksual dhe shërbyes.

Sipas ligjit në Jemen, Noxhud nuk mundet ta ndjek, për arsye se është e mitur. Megjithatë, gjykatësi Muhamed Al-Kvati i dëgjoi ankesat e saj dhe më vonë urdhëroi të burgosen burri i saj dhe babai i saj.

Stupeur!! Un nouveu depart!! shkruan:

Kur ne kishin 8 vjet, ne e shikonim kapedan Maxhed, Golderak dhe Takaja Todoroki [të gjithë janë karaktere të filmit vizatimor i cili para disa vitesh është shfaqur në televizionin e Marokos/Afrika veriore], ne luanim me top, luanim fshihem dhe kërkoj dhe lojë me rruzuj. Vajzat tona luanin me kukulla ose pretendonin mësuesen ose motrën medicinale.

Sot, në moshën 8 – vjeçare ata përballen me procedura gjyqësore, ku kërkojnë ndarje nga burri te i cili janë të detyruara.

Noxhud Muhamed Naser është vajzë e re e cila përfaqësoheshe vetë në gjykatë në Sana’a, ku kërkoj ndihmë nga gjykatësi. Ajo ngriti padi kundra babait të saj, i cili e martoi pa dëshirën e saj me një “burrë” të dhunshëm, i cili e ka keqpërdor seksualisht.

“Çdoherë kur dëshiroja të luaj në oborr, ai më rrihte dhe më detyronte të shkoj në dhomën e gjumit.”

Deri ku janë të gjendje të shkojnë këta homo-injorant?

Au 21éme siècle on entend encore parler de ces histoires? et on se demande encore pourquoi les arabes ont mauvaise réputation! on se demande encore pourquoi on nous traite de terroristes et de sous développés.

Si është e mundur që në shekullin e 21 akoma të dëgjojmë tregime të tilla? Dhe akoma pyesim se pse arabët kanë reputacion të keq! Akoma pyetemi se pse njerëzit na trajtojnë si nën – prodhues të terrorizmit.

Mos u mundoni të më tregoni se ky është një incident i izoluar! Në të vërtetë, shpesh përsëritet, por rrallë flitet për incidente të këtilla. Nuk mbaron me fëmijët, por shpesh ndodh edhe me vajza më të moshuara dhe vajza të reja..

Titulli i postimit, “Ces arabes qui ne nous ressemblent pas” (Arabët që aspak nuk janë të tillë), si shtesë e kësaj teme, provokonte një varg komentesh nga më i thjeshti “ajo është e gërditshme”, deri te lëvdimi i guximit të vajzës së vogël dhe shpresuar se raste të tilla nuk do të ndodhin më:

Asaj vajze të vogël ata i’a vodhën çiltërsinë! Çfar guximi që të shkosh vetë para gjykatësit!!! Këta sjellje barbare duhet të ndalohen dhe të dënohen! Shpresoj që ne asnjëherë nuk do të bëhemi si ata!

Komentimi tjetër i kujton lexuesit se pedofilia nuk është problem racor, por përgjegjësi shtetërore:

Arabët janë qenie njerëzore si dhe gjithë të tjerët! Pedofil mund të gjinden kudo qoftë në botë dhe ajo është e gërditshme. Ajo nuk është problem racor, por problem i disa shteteve të cilët nuk marrin masa për sjellje të ligjit, në të cilin do të theksohet moshë minimale për martesë dhe pëlqim i sinqertë.

Si përgjigje e këtij komenti, lexues tjetër shkruan:

Mirë tha Mad Xhebra [tag i komentit të më hershëm]. Perëndimorët nuk martohen me vajza 8 – vjeçare sepse kanë ligje të cilat ndalojnë që ta bëjnë këtë; megjithatë ajo nuk i ndalon ti dhunojnë …

Një bloger i emocionuar përgjigjet:

E lexova tregimin e kësaj vajze në numrin e sotshëm të Koriere dela Sera [një nga gazetat më të lexuara italiane]. Më besoni, më lotuan sytë dhe në periudhë prej 5 minutash nuk fola asnjë fjalë…Vendet si Jemeni duhet menjëherë të dënohen: dhunimi i fëmijëve të çiltër është formë terrorizmi, kurse ata e lejojnë atë. Për mua, kjo është më keq se tortura… Unë vërtet jam i nervozuar për shkak të kësaj… Kam aq shumë urrejtje!

Si përgjigje ndaj sentimentalizmit të blogerit, një tjetër shkruan:

Nuk ka asgjë me të cilin do të ishte krenuar ajo pjesë e planetit…Epoka e artë e tyre përfundimisht është vendosur në të kaluarën. Zgjimi i madh nuk do të ndodh së shpejti…

Blogeri i fundit rikthen në kohët e socializmit në Jemen, duke thënë:

Dhe duke menduar [në qytetin] e Anden në vitin 1972, i cili njiheshe nga socializmi, dhe vajza të reja dhe adoleshente të cilat shkonin në shkolla të mesme me të dashurit e tyre pa mos u kujdesur… Ky tregim më mërziti shumë dhe vetëm dua të pëlcas.

2 komente

  • fatime vasili

    SELAM ALEJKUM bota arabe eshte me e mira the them se kjo ghe i ndidh kujdo ALLAHU jua shperblefte ghithe arabeve .jan me te miret selam

  • xhelal ferati

    me 8 vjecare mu martu zoti e vrafte kjo as shtazet se bejne ,keta duhet me denu me vdekje edhe baben e vajzes

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.