SIDA –Temë tabu në botën arabe

SIDA, sindromë vdekjeprurës e deficitit të imunizuar, është fjalë tabu në botën arabe. Megjithatë, fjala e tmerrshme këtë javë arriti të paraqitet në shumë blog postime – nga Jordania, Iraku, Palestina, Bahrein dhe Jemeni.

Blogeri jordanez Hareega, me profesion mjek, e ndau këtë “bisedë të parehatshme” të cilën ai e udhëhiqte si njohje e punës së tij në klinikat e HIV Sida.

Një mik pyeti, “Si kalon në punë këtë muaj”
“Mirë, shkoj në klinikat e HIV nga tre herë në javë”
“HIV? Si SIDA?”
“Po”
“Rruaju”
“Të ruhem nga çka?”
Ai më shikoi sikur të isha idiot, “Rruaju nga HIV”
“Përse të rruhem?”
“Po, rruaju, ajo është HIV, ajo është SIDA”
“Por pse duhet të rruhem? Unë nuk flejë me pacientët e mi në klinikë”
“E di idiot, por vetëm kujdesu, ajo është SIDA”
“Unë nuk injektoj drogë me ata”
“E di, e di, por vetëm rruaju”
“Nga çka?”
“Dëgjo, unë nuk jam shkencëtarë (me sa duket), por ti patjetër të rruhesh, ose unë do të filloj të kujdesem për ti”

Hareega vazhdon:

Nga 1 janari 2008, në Jordani ishin diagnozuar 22 raste të reja të HIV.
Njohja publike rreth HIV në mes jordanezëve, veçanërisht atyre “mirë – të edukuarve” është zero dhe bie.

IIrakiania Laijla Anvar gjithashtu është e hidhëruar nga mënyra se si kjo temë është “toleruar” në botën arabe – edhe përpos numrit të madh të përhapjes së sëmundjes në regjion. Duke shikuar programe televizive të kësaj teme, blogerja nënvizon:

Shikova një program para disa muajve, në kanalin arab Al-Xhezira për HIV dhe sëmundje tjera të përhapura seksualisht në botën arabe.
Producenti me shumë mençuri tentoi ta plotësoj këtë tabu temë “të ndjeshme”, duke e prezantuar si program religjioze dhe thirri mysafir i cili është specialist në të dyja në mjekësi dhe shkencat religjioze, ajo është teologjia islamike.

Laijla sqaron:

Është i madh numri i përhapësve të HIV në botën arabe. Asnjë nuk dëshiron ta pranoj atë, por ajo është fakt. Ne të gjithë e dimë si përhapet HIV dhe të gjithë e dimë se praktikumi i seksit të mbrojtur dhe kontrollimi i gjakut janë obligim.
Por kjo nuk është ajo e cila ma tërhoqi vëmendjen në program. Ajo çka në të vërtet ma tërgoqi vëmendjen është se numri i HIV dhe STD (përhapjes së sëmundjeve seksuale) në numër më të madh përhapet te çiftet heteroseksuale në botën arabe, e jo vetëm te homoseksualët.
Specialiteti i mysafirit te ftuar është epidemiologjia dhe sëmundjet ngjitëse. Dhe në eksperiencën e tij, ai ka hasur në disa raste (jot ë paraqitura në statistikën publike) në numër më të madh te çiftet heteroseksuale, të infektuar me STD dhe veçanërisht SIDA.
Në 99 % të rasteve, gruaja ka qenë e infektuar nga burri i saj. Burri i cili ka pasur lidhje jashtëmartesore të pambrojtur, me gra të tjera ose ndonjëherë edhe me burra të tjerë.
Në 99 % të rasteve burri mendon se është i pathyeshëm, dhe e përjashton idenë për mbrojtje, përdorimin e prezervativit.
Dhe kështu, zotëriu i cili nga biznes udhëtimi, ose nga dalja në mbrëmje kthehet në shtëpi dhe i ofron gruas/partneres së tij puthje të vdekjes.

Për tabunë, Laijla thotë:

Kuptohet që keni mirëkuptim se diskutimi i kësaj teme në botën arabe është tabu i madh. Shumë shmangie dhe racionalizime, deri te efekti se “ten e, te bashkësitë myslimane nuk ekzistojnë kështu punësh”, “futni nën qilim, dhe mos lejoni që fqinjët të dinë – çka do të mendojnë njerëzit”.. etj.
SIDA në kulturat tradicionale është aq ë papashme me çka është pothuajse e pamundur të bisedohet kjo temë publikisht pa mos u fajësuar se je “dekadent, i fëlliqur dhe amoral.”
Në ndërkohë, viktimat e SID-ës vdesin në qetësi, të karantuar në dhomë nga turpi dhe faji.

Amal A, nga Palestina, gjithashtu merret me këtë teme Sida, duke shprehur pakënaqësinë e tij nga ajo se si është vendosur në gjyq për një rast në Egjipt, ku ku prokurori it ha njërit nga meshkujt i përfshirë në kontrollin e gjykatës, kur ai e informoi se është HIV pozitiv: “Njerëzit sikur ti duhet të digjen të gjallë. Ti nuk e meriton të jetosh”.

Nëse egjiptiani e ka për qëllim ti fus në burg të gjithë burrat egjiptian të cilat kanë seks me burra të tjerë, do të ju duhen më shumë burgje. (…)
Të llogaritet SIDA si kriminalitet është katastrofë!!! Të ndryshojnë dhe të llogariten si demon pacientët të cilët janë HIV pozitiv ose kanë SIDA nuk do të ndihmon të mbrohen egjiptianët. Por, këtu nuk punohet aspak për mbrojtjen e egjiptianëve. Punohet për shtetin e cila i bën viktima të dobëtit me qëllim ti forcoj fuqitë e veta nëpërmjet të çdo mënyre.

Por punët ngadalë ndryshojnë dhe duket se ka shpresë. Bahreinja Flutura së shpejti do ta vizitoj Kajron, fituar të drejtën nga artistët e pavarur/blogerë të cilët përgjigjen për SID-ën në rajonin arab.

وستضم الورشة مجموعة من المدونين والمبدعين العرب في مجال التصوير وصناعة الافلام السينمائية وغيرها من الفنون الإعلامية.
هذه هي المرة الأولى التي سيتسنى لي فيها حضور فعالية تخص برنامج الامم المتحدة الانمائي في البحرين، كما ستكون المرة الأولى ايضا التي ستتاح لي فيها فرصة اللقاء بالمدونين والمبدعين العرب من مختلف الاقطار العربية. وسأشارككم بالطبع بما سأكتشفه من اسرار ودهاليز تتعلق بهذا المرض المخيف الذي لايزال الحديث عنه محظورا في معظم دولنا العربية.

Punëtoria do të përfshij bloger dhe arab krijues nga fusha e fotografisë, incizimit të filmave dhe arteve tjera të mediave. Kjo është hera e parë unë të marr pjesë në ngjarje të organizuar nga programi për shpërndarje të Kombeve të bashkuara në Bahrein dhe gjithashtu të takohem me bloger dhe artist nga e gjithë bota arabe. Unë përfundimisht do ti shpërndaj më ju fshehtësitë që do ti zbuloj për këtë sëmundje të tmerrshme, ku bile edhe bisedimi për të është i ndaluar në shumicën e shteteve vendeve tona arabe.

Dhe me në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, Armatat për çlirim, linqe në burime të reja për ilaçin mrekulli të Sidës i bërë nga bimët në Jemen deklaron që e ka ilaçin e sëmundjes vdekjeprurëse.

5 komente

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.