See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Turqi: Perkujtim i Gjenocidit Armen ne Stamboll

24 Prill 2012 , shenon pervjetorin e 97-te  te masakres dhe debimit te rreth 1.5 milion armeneve qe jetonin ne Perandorine e atehershme Osmane. E konsideruar gjeresisht nga shume historiane dhe parlamentet e shume vendeve si nje akt gjenocidi, ceshtja mbetet delikate.

Akoma, ndersa perpjekjet e koheve te fundit per te normalizuar marredheniet dhe zgjidhur ankesat ndermejt Armenise dhe Turqise jane ngadalesuar, situata eshte duke ndryshuar ngadale ne aspekte te tjera, dhe jo me pak ne terma te shoqerise civile.

Ne fakt, ne vitet e fundit ne shoqerine turke dhe ne mediat e saj, ka pasur me shume se asnjehere me pare debate dhe diskutime te hapura rreth ngjarjeve te 1915-es. Ndersa Turqia mohon akoma akuzen e gjenocidit, ky ndryshim ka qene, megjithate, i pashembullt sic nje cicerues turk komentoi.

@Ziya_Meral: Sa shume ka ndryshuar #Turqia ne 10 vite.. Gazetat jane plot artikuj qe emerojne 1915-en qartesisht si gjenocid, njerez qe marshojne per te perkujtuar..

Natyrisht aktivizimi me i larte online dhe offline ishte i armeneve etnike te Armenise dhe  Diaspores se saj te gjere, shumica e se ciles eshte formuar per shkak te debimeve. Ndersa memoriali ne Stamboll ishte prekes edhe pse i vogel. Ishte gjithashtu i ciceruar (ne twitter) live ne turqisht dhe anglisht.

@oemoral: @cigdemmater & @hale_akay live nga perkujtimi i Gjenocidit ne #Stamboll.

Istanbul

@cigdemmater: Gjenocidi i 1915-es eshte krim kunder njerezimit #GjenocidiArmen http://pic.twitter.com/E58KFq9O

@hale_akay: Ne u mblodhem perballe nderteses ku u mbajten armenet para se te detyroheshin te linin Stambollin #GjenocidiArmen http://pic.twitter.com/zFwxKWac

Istanbul

@cigdemmater: Muzeu i sotem i artit turk dhe islamik ishte burgu qendror gjate #GjenocidiArmen

Shoqata turke e te Drejtave te Njeriut (IHD) u dedikoi nje deklarate dy drejtuesve te Kishave armene dhe libaneze. Gjate perkujtimit foli edhe britaniko-armenja, Ara Sarafian, historiane e Gjenocidit.

Ara Sarafian

@cigdemmater: IHD aciklamasindan sonra tarihci Ara Sarafian,Ermenice bir konusma yapiyor:soykirimin 97.yilini anmak icin bir aradayiz http://pic.twitter.com/ZkEmATyJ

Historianja Ara Sarafian po flet ne gjuhen armene pas deklarates se IHD-se (Shoqata per te Drejtat e Njeriut): Ne te gjithe jemi ketu per te perkujtuar 97 – vjetorin e gjenocidit.

Nje memorial me i madh u zhvillua me vone ne sheshin Taksim ne Stamboll edhe pse u raportuan kunder-protesta nga nacionaliste turq. Gjithsesi, ngjarja ishte e qete dhe paqesore.

Istanbul

Nderkohe shume perdoruese te Facebook dhe Twitter, shperndane nje video te regjistruar vecanerisht per te shenjuar pervjetorin, si Unzipped dhe te tjere vune re.

Kenge folk armene (‘Ne agim') kompiluar nga Arusyak Sahakian, organizuar nga Ayşe Tütüncü, pianist dhe muzikant i njohur ne Turqi [...], dhe ekzekutuar nga 42 muzikante turq. Ne kujtim te 24 prill-it.

@GizemYarbil: An Armenian folk song, Aravodun Temin: At the Break of Dawn, In memoriam #April24 http://vimeo.com/40639618

Bir anonim Ermeni gelin türküsünü (Aravodun Temin: Sabaha Karşı, derleyen: Arusyak Sahakyan) Ayşe Tütüncü düzenledi, 42 müzisyen biraraya gelip çaldı. 24 Nisan kurbanları anısına…

An Armenian folk song (Aravodun Temin: At the Break of Dawn, compiled by Arusyak Sahakian), arranged by Ayşe Tütüncü and performed by 42 musicians. In memoriam April 24.

E prekur nga gjesti, nje armene komentoi :

Nora Armani: Si mbesa e nje te mbijetuari nga Kaiseri, Anatolia, jam thellesisht e prekur. Gjithçka mund te them eshte: çok teşekkür ederim, arkadaşlarim. Kultura jone dhe arti do te na ribashkojne. Besoj fortesisht ne kete. Edhe nje here, faleminderit…

Falenderohet Ertugrul Yilmaz (@Ert_Ylmz) per perkthimin nga turqishtja ne anglisht dhe Ümit Kıvanç per aktivizimin e lejeve te Vimeo-s per videon.