Kinë: Olimpiada e gjelbër dhe aktorja si ambasadore e ekologjisë në UN

Den Bikman në “Bloging Beixhing” i shumon problemet e Pekingut me rrethin që jetojnë dhe pritjet e tyre. Ai intervistoi organizata joqeveritare dhe udhëheqës të studentëve për Olimpiadën e gjelbër, njëra nga tre temat e olimpiadës së këtij viti. Ai kohët e fundit ka intervistuar z. Vu Dengming, njeri i vëmendshëm i cili kujdeset për rrethinën jetësore nga Çongging, në Kinën e mesme:

Z. Vu për përfundimin e lojërave tha:

Pas mbarimit të olimpiadës, kjo lëvizje [për rrethinën jetësore] do të vazhdojë. Kina nuk mund të kthehet mbrapsht. Tani njerëzit e dinë se çka duhet të ndodhë. Organizatat, si kjo e jona, zënë rol më të madh në bashki.

Udhëheqësi i UNESKO Gaoming Xhiang, në dialogun për Kinën flet për problemet e mëdha të Pekingut për ujin. Burimet e ujit në Peking vuajnë nga ndotja (përzierje e mbeturinave, po bile edhe jashtëqitje) dhe mungesë e ujit. Ai gjithashtu ka edhe disa mendime eksperte për pastrim, me sugjerimin vijues:

…menaxhimi ekologjik patjetër të jetë i lidhur me zmadhimin e varfërisë dhe krijimin e pasurisë. Sfidat me të cilat ballafaqohet mbrojtja e burimeve të ujit janë probleme të krijuara nga njeriu. Duhet të marrën iniciativë për ndihmë të këtyre sferave për ti tejkaluar problemet e energjisë me teknologjitë për prodhimin e matnit dhe infrastrukturën e shpërndarë. Gjithashtu patjetër të ndihmojmë për higjienën, duke ndërtuar vende për mbeturina dhe uzinë për përpunimin e ujit. Kjo do të mundëson që sferat të kenë bimësi adekuate, të japën ujë të mjaftueshëm dhe do të sigurojë se uji që rrjedh nëpër rezervuare është i pastër.

Trihuder, Aleks Pasternak e komenton vendimin programi për zhvillim në UN të zgjedh person të njohur të Kinës si ambasadorë të vullnetit të mirë, e cila do të promovojë mjedisin jetësorë. Aktorja Zhou Ksun luante në Balzak dhe në rrobaqepësja e vogël kineze dhe në filmin prekës Lumi Suzhou. Ai thotë…

Në vend ku retorika për mbrojtje të mjedisit jetësor duket i anasjelltë proporcionalisht me të pasurit dituri (veçanërisht në mes të të rinjve!), figura e njohur e cila do ta shpërndajë porosinë për mjedisin jetësorë ndoshta është mënyra më efektive. Përveç Gong Li, e cila mban gëzof, disa yje në Kinë u bënë të njohur pas zgjedhjeve të tyre të gjelbërta. Fatkeqësisht. Kampanjat e ndihmuara nga yjet mund të jenë lehtësim prej iniciativës qeverisëse tipike…

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.