Serbi: Ditë ndërkombëtare kundra homofobisë

ditën ndërkombëtare kundra homofobisë, e mbajtur me 17 maj, organizata serbe për të drejtat e lezbikeve Labris kishte paraqitjen e vetë.

Jasmina Tesanovic, politikane aktiviste serbe dhe shkrimtare, përsëri paraqiti tekstin me deklaratën në blogun e saj B92. Vijon përkthim nga serbishtja:

[Shoqata mjekësore serbe]: Homoseksualiteti nuk është sëmundje.

Homoseksualiteti nuk është sëmundje, qëndron në shkrimin e repartit psikiatrik të shoqatës mjekësore serbe, e cila ka fituar Labris si përgjijge për kërkesën kjo organizatë shtëpiake ta vërteton qëndrimin zyrtarë të shoqatës shëndetësore botërore [World Health Organization, (WHO)] tani më 18 vite.

Me 17 maj, dita ndërkombëtare kundra homofobisë – dhe si pjesë e iniciativës “A je homofobik?” – Labris iu drejtua SMA, dhomës shëndetësore serbe dhe ministrit të ardhshëm të shëndetësisë. Labris pret që ministri i ardhshëm menjëherë pas shpalljes të deklaron se homoseksualiteti nuk është sëmundje. Gjithashtu, pret adoptim të kodit etik për orientimin seksual nga dhoma shëndetësore serbe, që të ndihmon në ndalimin e diskriminimit kundra njerëzve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Kujtohemi që Labris – organizata për të drejtat e lesbikeve – këtë vit vazhdimisht tenton të ndikon në shumë organizata, duke përfshirë edhe ministrinë e shëndetësisë, të bëjnë marrëveshje me organizatën shëndetësore botërore. Njëra nga organizatat shtëpiake relevante – SMA – tregoi pajtueshmëri me WHO. Në këtë mënyrë, Labris dëshiron ti mbështes organizatat tjera të përfshihen në luftën për zhdukjen e paragjykimeve. 17 maj është ditë për promovimin e të drejtave të lezbikeve dhe homoseksualëve, për shkak se në këtë ditë në vitin 1990 WHO zyrtarisht e hoqi homoseksualitetin nga lista e saj e të sëmurëve.

Dragana Vuckovic

Labris – organizata për të drejtat e lezbikeve
Beograd, Republika e Serbisë
E-mail: lobi@labris.org.yu
Tel: + 381 11 334 1855, + 381 11 334 7401
E-mail: labris@labris.org.yu
Tel/fax: +381 11 3225 065
Mob: +381 63 8 513 170
Web: www.labris.org.yu

Daungriter komenton:

Më vinë mirë për hapin e ri, por jam i sigurt që do të sulmohen nga të gjitha anët. Mendoj që është shumë e guximshme të shpallet kjo deklaratë, veçanërisht kur nuk është e njohur se kush do të përgjigjet [pas zgjedhjeve të 11 majit, qeveria e re akoma duket të formohet].

Drago Kovaçeviç i përgjigjet kometimit të Daungriter:

Sulmi nuk do të jetë shumë i fuqishëm. Të gjithë kanë frikë nga mjekët, për shkak se çdonjëri patjetër të përballet me ta një ditë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.