Sudan: Sami al – Haxh i çliruar, Kartum i sulmuar

Ky postim i nënvizon dy temat e fundit më të përfolura për blogosferën sudaneze.

Të fillojmë me gazetarin sudanez nga Al Xhezira, Sami al-Haxh i cili u çlirua nga Gvantanamo Bej, ku u mbajt 6 vite pa gjykim.

Eman ishte dukshëm i lumtur:

إنتو حاسيـــن بالأنا حاسة بيهه؟؟
هل إنتو مبسوطيــــن زيي كدة؟؟؟

Ajo pyeti “A e ndjen atë që e ndjej dhe unë?? A je i lumtur aq sa jam unë??”

Drima për situatën tha si në vijim:

Unë kam një qëndrim të rëndomtë për situatën. Lejoni njeriut një gjykim të drejtë edhe nëse është fajtor, burgosnja sa më gjatë që është e mundur. Nëse ai është i pafajshëm, çlironja sa më shpejtë që mundet. Ajo është. Pikë. A është kjo kërkesë e madhe?

Amjad shkroi postim për çlirimin e Sami, por pastaj e fshiu për arsye të panjohura, e shpallur më poshtë:

Unë dua vetëm të tregoj se postimi me intervistën e Sami al-Haxh, të cilin e vendosa para dy sitëve, është i fshirë. Postimi ka marr kahje tjetër nga a ii cili ishte i postuar dhe për këtë arsye vendosa se do të jetë më mirë që ta fshij për ti ikur asaj rruge.

Ne besojmë se Sami al-Haxh ishte i çliruar në bazë humanitare dhe të gjithë duhet të shpresojmë se e gjithë bota jeton në paqë pa dallim race, besimi dhe politike.

Ju falënderit. 🙂

Dana, njëjtë si Eman, ishte e lumtur që kur i dëgjoi lajmet për çlirimin:

Sami al-Haxh është çliruar… pas 6 vitesh burgim në Gvantanamo Bej
Nuk kam qenë kështu e lumtur për një kohë

Tani, të hudhemi në lajmin eë sulmit në Kartum, kryeqytetit të Sudanit. Drima paraqiti postim me reportazh të plotë të situatës:

Grupi rebelues Lëvizje për drejtësi dhe barazi në Darfur bëri sulm në Kartum para më pak se dy ditë, por ishte ndaluar në periferi të qytetit nga forcat e armatosura sudaneze. Ajo ishte betejë e madhe, e cila përfshinte helicopter dhe bombardime ajrore.

… Kishte shumë mendime të përziera dhe të nxehura nga sudanezët për këtë lëvizje të guximshme me atë që disa (më shpesh Sudanezët jugor dhe disa njerëz nga Darfur) fuqishëm e përkrahën, ndërsa të tjerë ishin kundra.

Unë reptësishtë e dënoj sulmin. Shtetet e Bashkuara dhe UN gjithashtu e dënuan. Më vjen mirë që ata qartë thanë se nuk do të pranojnë sjellje të këtillë. I thyen të gjitha mundimet për implementimin e marrëveshtjes gjithpërfshirëse për paqe dhe gjetjen politike të zgjidhjes për Darfurin.

Andri Hevens, shkrimtar i pavarur nga Kartumi bëri list për arsyet e mundshme të sulmit:

  1. PR e gjakosur vendosi në media të promovojë Lëvizjen për drejtësi dhe barazi (LDB)
  2. Hakmarrje – ti përcjell vuajtjet e Darfurit në Kartum
  3. Poshtërim i Kartumit dhe paraqitj e vrimave në sistemin mbrojtës
  4. Hakmarrje prej Çad për të dy sulmet armiqësore në Kartum ndaj N’Xhamena
  5. Lëvizje e tërbuar, udhëheqës ushtarak i dëshiruar për qeverisje
  6. Lëvizje për të dalë nga rrugë qorre në procesin e paqës në Darfur, të ashtuquajtur Operacioni Longarm
  7. Tërheqje e vëmendjes për derisa LDB përgatitet për ofensivë në El Genea
  8. Sulm i vërtetë
  9. Fazë e parë e sulmit për testim të përkrahjes në mes ushtrisë dhe policisë
  10. Për të krijuar kaos në kryeqytet, i cili do të dërgon deri në rrëzimin e shtetit

Kizi kërkoi tërheqjen e qeverisë!

Rebelët janë në kryeqytet. Po, civilë të pafajshëm do të vdesin, ndërsa shkatërrimi i kryeqytetit në asnjë mënyrë nuk do të ndihmon në krizën e Darfurit, por do të ndodhte… herët apo vonë.

Çka të bëjmë?
Tani na duhet qeveri e përkohshme, Bashir patjetër të tërhiqet!
Dorëzoje qeverisjen në qeverinë e përkohshme për vitin e ardhshëm, dhe deri të zgjedhjet e vitit 2009.

Nëse qeveria nuk e ka kuptuar këtë seriozisht dhe nuk e ka implementuar marrëveshtjen për paqë me Darfurin, i gjithë vendi do të shembet.

Nëse bashkia internacionale e shqetësuar kujdeset për Sudanin, atëherë duhet të bëjë shtypje ndaj qeverisë për tu tërhequr.

Ajo gjithashtu i paraqiti këta fotografi nga pasojat e sulmit:




Në ndërkohë, XhonAkes shpalli postim të gjatë për paqen në Sudanin Jugor.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.