Video: Shpërthimi i vullkanit “San Cristobal” në Nikaraguan Veriore

Kanali Citizentube në YouTube ka një listë me video që janë futur nga shfrytëzuesit, në mesin e të cilave është edhe videoja që e tregon shpërthimin dramatik të një vullkani në Nikaragua, më 8 shtator 2012. Vullkani “San Cristobal”, më i gjati në këtë vend të Amerikës Qendrore, shpërtheu të shtunën në orën 9:02, duke lëshuar avull dhe hi, me ç'rast autoritetet u detyruan të evakuojnë mbi 3.000 njerëz nga Chinandega.

Kjo video e tregon një shtyllë hiri që del nga vullkani, përderisa ata që inçizojnë bisedojnë për protokolet, se a duhet evakuar këtë zonë:

Në videon tjetër, shihet se si shtylla e hirit vjen duke u rritur në qytetin fqinj Chichigalpa:

Ndërsa, në këtë video, në minutën 1:09 shihet një shpërthim i ri i avullit dhe hirit nga vullkani, me ç'rast personi që e inçizon videon thotë se nuk ka parë asnjëherë ndonjë vullkan të shpërthejë me kaq fuqi:

The San Cristobal Volcano erupted at 9am on September 8, 2012 in Nicaragua. Image by Ricci Rich Silva via Twitpic.

Vullkani “San Cristobal” ka shpërthyer të shtunën, më 8 shtator 2012, në Nikaragua. Fotografia nga Ricci Rich Silva nëpërmjet Twitpic.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.