- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Video: Shpërthimi i vullkanit “San Cristobal” në Nikaraguan Veriore

Kategoritë: Amerika Latine, Nikaragua, Filmat, Katastrofa, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Mjedisi

Kanali Citizentube në YouTube ka një listë me video që janë futur nga shfrytëzuesit, në mesin e të cilave është edhe videoja që e tregon shpërthimin dramatik të një vullkani në Nikaragua, më 8 shtator 2012. Vullkani “San Cristobal” [1], më i gjati në këtë vend të Amerikës Qendrore, shpërtheu të shtunën në orën 9:02, duke lëshuar avull dhe hi, me ç'rast autoritetet u detyruan të evakuojnë mbi 3.000 njerëz nga Chinandega.

Kjo video [2] e tregon një shtyllë hiri që del nga vullkani, përderisa ata që inçizojnë bisedojnë për protokolet, se a duhet evakuar këtë zonë:

Në videon tjetër [3], shihet se si shtylla e hirit vjen duke u rritur në qytetin fqinj Chichigalpa:

Ndërsa, në këtë video [4], në minutën 1:09 shihet një shpërthim i ri i avullit dhe hirit nga vullkani, me ç'rast personi që e inçizon videon thotë se nuk ka parë asnjëherë ndonjë vullkan të shpërthejë me kaq fuqi:

The San Cristobal Volcano erupted at 9am on September 8, 2012 in Nicaragua. Image by Ricci Rich Silva via Twitpic. [5]

Vullkani “San Cristobal” ka shpërthyer të shtunën, më 8 shtator 2012, në Nikaragua. Fotografia nga Ricci Rich Silva nëpërmjet Twitpic.