Sot në orën 13, në Gjyqin themelor Shkup I (salla për gjykim numër 17) do të mbahet seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër Zharko Trajanovskit, i paditur për shpifje dhe ofendim [1] nga ana e udhëheqësit televiziv proqeveritar Milenko Nedellkovski. Trajanovski akuzohet [2] për shfrytëzimin e shprehjes “sharllatan mediatik” në lajmet kryesore të А1-it të ndjerë [3] në diskutimin për fushatën për shprehje të urrejtjes së Nedellkovskit, e cila përfshin edhe thirrje për vrasje të gazetarëve “tradhëtarë” (en [4], mk [5]).
Skandali [6] i fundit i Nedellkovskit, “gazetarit që sillet si mik personeal i Nikolla Gruevskit” dhe i cili, pa mos u dënuar, deklaron se “tradhëtarët meritojnë shprehje të urrejtjes”, është keqpërdorimi i vdekjes tragjike të djalit të tij që publikisht ta ofendojë redaktorin e mëparshëm të TV A1, Aco Kabranov.