- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Siri: Refleksione nga Ballkani

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Siria, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve

Organizata joprofitabile nga Maqedonia, Diversity Media, publikoi një artikull/podkast [në maqedonisht [1] dhe në shqip [2]] për reagimet e vendeve të Ballkanit për situatën në Siri, duke e prezantuar deklaratën e autorit të Global Voices, Ruslan Trad [3] dhe të politikianit maqedonas Stojan Andov [4] [Wikipedia: anglisht [5], maqedonisht [6]], i cili ka shërbyer si ambasador i Jugosllavisë në Iraq në periudhën 1987-1991).

Sipas artikullit, përderisa Serbia ka organizuar fluturim special për t'i evakuar qytetarët e saj, në pyetjen për qytetarët e Maqedonisë, zëdhënësi i Ministris për punë të jashtme i Maqedonisë vetëm ka thënë: “Shumica e të huajve tashmë e kanë lëshuar Sirinë, kështu që me gjasë edhe qytetarët e Maqedonisë janë në mesin e tyre.”