GlobalVoices in

Ukrainë: Protesta kundër propozim-ligjit kontroverz për shpifje

Propozim-ligji i cili parasheh dënime me burg deri në pesë vjet për shpifje, e kaloi leximin e parë në parlamentin ukrainas më 18 shtator – 244 deputetë të Partisë së rajoneve dhe partnerëve të tyre të koalicionit votuna në favor të tij.

Qytetarët dhe mediumet ukrainase filluan fushatë në internet kundër miratimit të propozim-ligjit, duke e detyruar autorin e tij, deputetin Vitalij Zhuravski, të parashtrojë kërkesë për tërheqjen e ligjit më 25 shtator.

Në vazhdim po japim disa pjesë nga аnkesa e Raportuesve pa kufinj të parashtruar më 31 korrik deri te parlamenti ukrainas në lidhje me planet për shpalljen e sërishme të shpifjes si vepër joligjore:

[...] Kaluan më shumë se 10 vite qëkur parlamenti ukrainas e dekriminalizoi shpifjen. Kur e miratoi Kodin e ri penal në janar të vitit 2010, Ukraina e bëri hapin e parë të guximshëm drejt mbrojtjes më të madhe të lirisë së të shprehurit, e cila është e domosdoshme për debat demokratik.

Propozim-ligji 11013, që u prezantua nga Vitalij Zhuravski, anëtar i Partisë së rajoneve, e që ka për qëllim ta rikriminalizojë shpifjen, është një hap i rrezikshëm prapa. Konsiderojmë se miratimi i tij do të jetë një goditje serioze për lirinë e shtypit.

[...]

Definimi paqartë i shpifjes, të cilën ligji i përshkruan si “shpërndarje e informatave të rrejshme, shkelje e nderit dhe dinjitetit të personit ose dëmtim i autoritetit të tij ose të saj”, shkakton frikë nga keqpërdorimi si rezultat i interpretimeve të ndryshme.

Kundër gazetarëve mund të ngritet procedurë penale për shkak të publikimit të artikujve për aktivitetet e politikanëve ose biznesmenëve me ndikim. Kur gazetarët ballafaqohen me dënim me burg për shkak të publikimit të shkrimeve hulumtuese, me këtë rrezikohet vetë puna e mediumeve të pavarura.

[...]

Z. Zhuravski thotë se përgatitja e propozim-ligjit ka qenë e inspiruar nga Rusia fqinje, e cila më 13 korrik miratoi ligj për rekriminalizimin e shpifjes. Do të donim t'i përkujotjmë deputetët se Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (ОSBE) e dënoi këtë veprim dhe seriozisht e dëmtoi reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Raportuesit pa kufinj ju fton që të hiqni dorë nga ky propozim-ligj i cili neve na duket represiv, ndëshkues dhe kontra-produktiv. [...]

Në vazhdim e japim sqarimin se pse ligji nuk duhet të miratohet, që është publikuar në grupin në Facebook “Thoni JO ligjit për shpifje” (7.334 anëtarë):

[...] Gazetarët ukrainas konsiderojnë se ky ligj do të shfrytëzohet në mënyrë selektive kundër atyre që publikojnë shkrime në të cilat e kritikojnë regjimin. Këshut do të eliminohet liria e të shprehurit në Ukrainë, për shkak se shumë gazetarë do të detyrohen të mos e kritikojnë më regjimin në mënyrë e cila pastaj mund të konsiderohet shpifje.

Ky ligj ka të bëjë jo vetëm me gazetarët, por edhe me të gjithë qytetarët – për shkak se çdo deklaratë ose koment publik i publikuar në mediume mund të konsiderohet si shprifje nëse gjyqi konstaton se ajo e dëmton nderin dhe dinjitetin e personit. Duke e marrë parasysh gjendjen e sistemit gjyqësor në Ukrainë, ky ligj paraqet kërcënim serioz për shoqërinë civile në tërësi. Thoni JO ligjit për shpifje!

Më 25 shtator, shumë ueb-faqe ukrainase për lajme e vendosën këtë baner me qëllim që ta tërheqin vëmendjen për ligjin për shpifje dhe protestat që janë duke u zhvilluar kundër të tij:

“Mbroje të drejtën tënde për të ditur. Thuaj JO ligjit për shpifje”.

Baneri çonte deri te një ueb-faqe me adresa elektronike dhe numra telefonikë të deputetëve që kanë votuar në favor të ligjit për shpifje; shfrytëzuesit e internetit u ftuan që të kontaktojnë me këta deputetë dhe t'i lusin që ta sqarojnë vendimin e tyre që të votojnë për miratimin e këtij propozim-ligji kontroverz.

Në Facebook, gazetari Mustafa Najem e shkroi këtë (në rusisht) për efektin që “protesta me banerë” e kishte mbi deputetët ukrainas – dhe ofroi një propozim tallës për atë se si ato të mbahen në kuadër të kufinjve ligjorë në të ardhmen:

Deputeti Vitalij Zhuravski përkujtoi për Ligjin për shpifje pas ditës së protestave me banerë…  Dëgjoni, ndoshta herën tjetër nuk duhet ta harxhojmë kohën për imtësira – ta bëjmë një baner shumë ta madh dhe aty ta vëndojmë tekstin e Kushtetutës, Dhjetë urdhërat dhe Konventën për të drejtat e njeriut?

Me sa duket ligji për shpifje akoma nuk është një gjë që është lënë në harresë të kohës.

Natallka Zubar, kryeredaktore e Maidan.org.ua, e shkroi këtë në grupin në Facebook “Thoni JO ligjit për shpifje”:

Sipas legjislacionit ukrainas, propozim-ligjet nuk mund të tërqhiqen nga vetë autori. Duhet parlamenti ta votojë refuzimin e tij.

Shfrytëzuesi i Facebook-ut, Jurij Loginov shtoi:

Të shpresojmë se Rada do të votojë për refuzimin e propozim-ligjit… është interesante se tërheqja vjen menjëherë pas vizitës së kryetarit Viktor Janukoviç në SHBA. Si duket administrata aktuale vetëm dëshiron të fitojë pikë te SHBA-të.

Si përgjigje ndaj “porosive të shumta” që u janë dërgur politikanëve si pjesë e “protestëse me banerë”, Oleksij Kunçenko, deputet i Partisë së rajoneve, e citoi autorin e ligjit për shpifje në faqen e tij në Facebook; në mes tjerash, deputeti Zhuravski e përmendi votimin parlamentar që do të mbahet së shpejti si arsye për ndryshimin e qëndrimit të tij:

[...] “Duke e marrë parasysh situatën aktuale dhe duke vepruar në interes të vendit, vendosa që ta tërheq propozim-ligjin tim. E di se në vigjilie të zgjedhjeve parlamentare të 28 tetorit, çdo iniciativë shihet me dyshim dhe mosbesim” [...].

Serhij Petrov, anëtar i Këshillit të Wikimedia Ukrainë, e shkroi këtë në grupin e Facebook-ut “Thoni JO ligjit për shpifje”:

Ligji për shpifje “definitivisht do të miratohet pas zgjedhjeve”. Kjo është edhe një dëshmi se protesta duhet të vazhdojë derisa Kuvendi ta hedhë poshtë këtë propozim-ligj.

Nëse përpiqen ta kalojnë edhe një herë, duhet menjëherë të alarmohet dhe të kthehen banerët. Njëri nga opcionet është të shpallet heshtje mediale para dhe në ditën e votimit. Kuptohet, kjo do të nënkuptonte harxhim parash [për mediumet], por si duket nuk ka zgjidhje tjetër… Duhet thënë se edhe segmentet e ndryshme gjuhësore të Wikipedia-s ndërmorën masa të tilla në tre raste…

Kështu, protesta kundër propozim-ligjit për shpifje vazhdon.

Versioni më i ri i banerit bardhë-e-zi që është vendosur në shumë ueb-faqe ukrainase (për shembull këtu dhe këtu) i fton qytetarët të mblidhen para parlamentit me pllakate të bardha (të zbrazëta), që “ta mbrojnë të drejtën e tyrë për të ditur”:

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.


Regjionet e botës

Vende

Gjuhë