Dita për aksion nëpërmjet blogut 2011: Të flasim për ushqimin

Dita për aksion nëpërmjet blogut (Blog Action Day) është ngjarje vjetore që i bashkon bloguesit e botës për të publikuar për temën e njëjtë, në ditën e njëjtë. Qëllimi është që të ngritet vetëdija dhe të nxitet diskutim global për ndonjë çështje të rëndësishme që ka ndikim mbi të gjithë ne.

Në Global Voices, i kemi mbuluar Ditët e mëparshme për aksion nëpërmjet blogut dhe kemi ndihmuar për t'i shpërndarë tregimet për ujin në vitin 2010 dhe ndryshimet klimatike në vitin 2009. Këtë vit tema është ushqimi, pasiqë Dita për aksion nëpërmjet blogut përputhet me Ditën botërore të ushqimit, ngjarje kjo që organizohet nga Organizata për ushqim dhe bujqësi.

Autorët e Global Voices edhe më parë kanë shkruar shumë për ushqimin. Më i fundit, është mbulimi special i Qëllimeve mijëvjeçare për zhvillim në vitin 2011 të Kombeve të Bashkuara, që përfshin një seri publikimesh për përpjekjet për t'i dhënë fund urisë dhe për ta lehtësuar varfërinë. Komuniteti ynë, gjithashtu kishte për detyrë të krijojë një seri publikimesh për pasigurinë e ushqimit së bashku me Qendrën e Pulicerit për Raportim në kohë krize. Raportet tona mbështeten në mediumet qytetare dhe janë të përfshira në Portën e Pulicerit për te pasiguria e ushqimit.

Acarajé is a dish made from peeled black-eyed peas formed into a ball and then deep-fried in dendê (palm oil). It is found in Nigerian and Brazilian cuisine. The dish is traditionally encountered in Brazil's northeastern state of Bahia. Photo by Rita Ribeiro on Flickr (CC-BY-NC-SA 2.0 license).

Akaraje (Acarajé) është një ushqim i përgatitur prej bizeleve të zeza të qëruara, të cilave pastaj u jepte forma e topit dhe piqen në vaj ulliri. Ky specialitet gjendet në kuzhinën nigeriane dhe braziliane. Specialiteti tradicionalisht haset në shtetin verilindor Bahia të Brazilit. Fotografia nga Rita Ribeiro në Flickr (licenca CC-BY-NC-SA 2.0).

Në ueb-faqen e Ditës për aksion nëpërmjet blogut, ka ftesë të hapur për çdonjërin që ka blog. Një listë me tema të propozuara mund ta gjeni këtu; disa prej tyre e përfshijnë urinë në Afrikën Lindore, urinë dhe varfërinë,  mosushqimin dhe konfliktet për ushqim.

Mirëpo, nëse preferoni që të mos bëheni edhe aq serioz për Ditën e aksionit nëpërmjet blogut, mund të shkruani edhe për ushqimet tuaja të preferuara, për ushqimin organik ose vegjetarianizmin. Mund të thuhen shumë gjëra për ushqimin, dhe tema mund të ndahet edhe më tej, për raste dhe çështje të ndryshme:

E përdorim ushqimin për të shënuar raste gëzimi dhe pikëllimi. Mospasja qasje në ushqim shkakton uri shkatërruese, ndërsa ushqimi i tepërt shkakton një gjeneratë të re problemeve shëndetësore. Mund të jetë i shtrenjtë, ose shumë i lirë sa që bujqit të mos munden ta sigurojnë ekzistencën.

Mënyra se si kompanitë e prodhojnë ushqimin dhe pijet mund të sigurojë vende të rëndësishme pune për komunitetet ose mund të jetë plotësisht shkatërruese për popullatën dhe prodhuesit lokalë të ushqimit. Ushqimi mund të na japë energji për ta kaluar ditën ose mund të ketë përmbajtje që na shkaktojnë reagime alergjike.

Ushqimin mund ta përgatisin kuzhinierë të shkathtë me dhunti inventive, ose mund të prodhohet dhe të dorëzohet me shpejtësi pranë rrugës. Mund të jetë shumë i shëndetshëm, por edhe bërllok i vërtetë dhe i keq për shëndetin tuaj. Mund të jetë i lezetshëm, por mund të jetë i shijshëm edhe vetëm për një vend të caktuar.

Ushqimi është i rëndësishëm për kulturën, identitetin dhe të mbijeturit e përditshëm, ndërsa ekipi i Ditës për aksion nëpërmjet blogut ju fton të na bashkangjiteni që të flasim për ushqimin.

Nëse jeni të interesuar, lexoni më tepër për ushqimin nga këndvështrimi i komunitetit të Global Voices.

Dhe mos harroni, 16 tetori është koha për të bloguar për ushqimin, pa marrë parasysh se a dëshironi të shkruani për çështje komplekse që kanë të bëjnë me ushqimin ose dëshironi vetëm t'u tregoni miqve tuaj për ushqimet tuaja të preferuara. Mund t'i bashkangjiteni këtij tubimi onlajn dhe të ndihmoni në ngritjen e vetëdijes për këtë çështje.

Regjstrohuni te Dita për aksion nëpërmjet blogut duke e plotësuar këtë formular, dhe mos harroni ta ndiqni @BlogActionDay11 në Twitter.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.