See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedoni: Përmirësimet e Kopshtit zoologjik në Shkup

Bloguesi Alek Careca postoi një foto galeri [MKD] nga Kopshti zoologjik në Shkup me këtë koment:

Kopshti zoologjik në Shkup këtë vit e ka ndryshuar pamjen e tij në mënyrë drastike, që paraqet një kënaqësi përë popullatën nga e tërë Maqedonia, por gjithashtu ka tërhequr vizitorë të rregullt nga Kosova dhe Serbia.

Renovimi i kopshti zoologjik ishte një lajm i mirë për shumicën e banorëve të Shkupit, të cilët në përgjithësi e anashkalonin këtë vend publik të vjetëruar dhe të lënë pas dore për disa dekada me rradhë për hir të shëndetit të tyre mental. E konsideruar në masë të madhe si vend ku kafshët përjetojnë vuajtje për shkak të kushteve të padurueshme, Kopshti zoologjik paraqitej në mediume vetëm kur kishte fatkeqësi të tmershme si për shembull kur kali i Nilit ia këputi ekstremitetin një vizitori gjatë vetmbrojtjes, kur u vranë disa drerë nga vjedhësit, dhe ngordhjet e shpeshta të kafshëve apo lëndimet e tyre për shkak të fishekzjarreve, gurëve, najllonave plastikë të hudhur nga njerëzit…

Jaguar in Skopje Zoo, August 2002

Jaguari në Kopshtin Zoologjik në Shkup, gusht 2002. Fotografia: Filip Stojanovski.

Siç  është dokumentuar në këtë artikull nga viti 2002, në kundërshtim të plotë me natyrën e tyre bredhëse, kafshët e mëdha mishngrënëse mbaheshin të ngujuara në qeli të vogla prej betoni – “të shtrira tërë ditën, duke ua ndërprerë zakonin që kohë pas kohe të ecin me nervozë dhe me shpejtësi të madhe para grilave të hekurta.”

Lions in Skopje Zoo, August 2002

Luanët në Kopshtin Zoologjik në Shkup, gusht 2002. Fotografia: Filip Stojanovski.

Si i tillë, Kopshti zoologjik në Shkup pati shumë shkrime negative gjatë viteve, dhe u bë trurpërisht e njohur nëpër botë diku nga viti 2007,  kur disa të huaj e vërejtën shimpanzën Koko, dhe u munduan që t'i ndihmojnë. I mbetur jetim që si foshnje, Koko vuante nga depresioni i rëndë për vite me radhë. Fytyra e tij e dëshpëruar poashtu shfrytëzohej për ta ilustruar mjerimin e shimpanzave kudo që janë. (p.sh., një artikull i Rojtersit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Si një rrugëdalje nga turpërimi i vazhdueshëm publik (që kryesisht bëhej nga e përditshmja Vest), autoritetet lejuan transferimin e Kokos në strehimoren për majmunë AAP në Holandë në vitin 2009.

Në fakt, në atë kohë Kopshti Zoologjik në Shkup filloi t'i rivendosë marrëdhëniet me shoqatat relevante evropiane si p.sh. EAZA, që mundësoi fillimin e rinovimit dhe të ripërtërirjes, të shtytur nga donatorët dhe parnterët këmbyes. Reformat u intensifikuan në vitin 2010, pas emërimit të Dane Kuzmanovskit për drejtor.

Kopshti i ri zoologjik tani duket se ka më shumë të punësuar dhe i shfrytëzon shërbimet e një agjencie private sigurimi. Vizitorët që duan t'i ushqejnë kafshët mund të blejnë produkte të përshtatshme për kafshët. Që nga vera e kaluar ka filluar të punojë një kafene dhe një hapësirë për kalërim të ponive (kuajve të vegjël). Pjesa më e madhe e kafezave janë renovuar, apo janë ndërtuar të reja, dhe janë importuar një duzinë e kafshëve të reja, duke i përfshirë tigrat. Në kopshtin zoologjik organizohen ngjarje të sponzoruara për fëmijë, e poashtu mund të huazohet hapësirë për organizim të ditëlindjeve.

Është vendosur bashkëpunim me institucionet arsimoreOJQ-të që merren me problemet e mjedisit dhe mediumet. Shembull për këtë të fundit është emisioni “Tregim nga Kopshti zoologjik”, që përgatitet nga televizioni dygjuhësor (shqip-maqedonisht) Alsat-M.

Faqja në Facebook e Kopshtit zolologjik ka mbi 34,000 përkrahës, azhurohet shpesh dhe ka një admistrator të përgjegjshëm që është i gatshëm t’i pranojë gabimet. Për çudi, shablloni i ueb-uaqes zyrtare të Kopshtit zoologjik nuk është azhuruar, dhe në faqen e parë vizitorët përshëndeten me disa fotografi të bëra në vende të tjera.

Sikurse edhe për ndërmarrjet e tjera publike, kritikët poashtu mund të ankohen për anim të supozuar partiak të partneriteteve të sektorit të biznesit dhe politikës për burime njerëzore. Kanë ndodhur disa gjëra të këqija për shkak të rrethanave që kanë qenë jashtë kontrollit të personelit, si për shembull ngordhjet e dy drerëve për shkak të valës së nxehtit dhe dy antilopa të transportuara nga Kopshti Zoologjik i Zagrebit në gusht. Të dyja kopshtet zoologjike njoftuan [MKD] se do ta padisin kompaninë transportuese për moslejimin që një veterinar t’i shoqërojë kafshët gjatë udhëtimit prej 610 km.

Sidoqoftë, opozita, e cila shpesh aktivitetet ndërmarrëse të qeverisë i konsideron si fasadë për larjen e parave, kryesisht ka heshtur për investimet e rëndësishme të të hollave publike në Kopshtin zoologjik të Shkupit. Ndoshta për shkak se përfitimet janë të prekshme dhe të verifikueshme: pjesa më e madhe e kafshëve tani jetojnë në hapësira të rrethuara që duken mirë, ku mund ta prekin tokën dhe bimët, me qasje në qiellin e hapur. Vizitorët me të vërtetë tani kanë përvojë të kënaqshme dhe përhapin fjalë të mira.

Lion in Skopje Zoo, July 2010.

Një pjesë e luanëve të rinj

Carolin Weinkopf, një vizitore gjermane e Kopshtit zoologjik, këtë qershor shkroi:

Ka tregime të ndryshme të llahtarshme online për Kopshtin zoologjik në Shkup – e ne nuk jemi ekspertë të kopshteve zoologjike, por me të vërtetë nuk mund ta kuptonim pse. Ndoshta mund ta kenë pastruar dhe mund të kenë vendosur kafaze më të mëdha kur dëgjuan se po vijnë gjermanët… por për ne nuk dukej shumë më ndryshe se sa Kopshti zoologjik në Berlin, me të vërtetë. Kopshtet zoologjike ndoshta nuk janë gjëja më e mirë në botë – megjithatë – këtu, pothuajse çdo specie ishte e bekuar me një grumbull foshnjash, që patjetër duhet të jetë shenjë e mirë, apo jo?

Informatë e re për Kokon: para një viti (më 23 dhjetor 2009), Vest raportoi [MKD] se “holandezët refuzuan që ta lëshojnë Kokon të kthehet” për shkak të kushteve të mjerueshme. Lajmi [MKD] më i fundit (6 nëntor 2010) është se kompani private do të ndërtojnë një vendbanim të ri për majmunin 14 vjeçar, që pritet të kthehet në prill të vitit 2011.

2 komente

Join the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.