- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Siria rikthehet në internet

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Siria, Aktivizmi dixhital, Lajm i fundit, Liria e fjalës, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve

Siria është përsëri në internet – së paku disa pjesë të saj, thonë netizenët (shfrytëzuest e internetit) sirianë që jetojnë jashtë vendit, e që çmendurisht përpiqeshin të lidhen me të afërmit e tyre gjatë “errësimit [1]” treditësh të komunikimeve dhe internetit.

Rime Alaf e përcolli lajmin në Twitter:

@rallaf [2]: disa miq nga Siria sapo u lidhën në internet nga Damasku, mirëserdhët përsëri! #Syria [3]

Bloguesi Razan Gazavi thotë:

@RedRazan [4]: Ajo që tani ndodh në Facebook është e pazakontë: miqtë tanë janë duke publikuar përsëri dhe ne me kënaqësi e shohim faqen tonë të parë. #InternetBackinSyria [5]

Ajo nuk e fsheh gëzimin e saj:

@RedRazan [6]: Bisedoj me disa miq nga Damasku. Tingëlloj si fëmijë, por thjesht jam shumë e lumtur! #InternetBackInSyria #Syria

Ajo shton:

@RedRazan [7]: “Paramendoni se sa të kënaqur do të jemi kur do të bjerë Asadi”, thonë një numër i madh sirianësh në Facebook, pasi Siria u rikthye në internet.” #InternetBackInSyria #Syria

Në ndërkohë, Brajan Vitaker thotë:

@Brian_Whit [8]:  Është e shtunë, e Asma dëshiron të blejë diçka onlajn. #syria

Asma Al Asad, gruaja e diktatorit sirian Bashar al Asad, gjoja pëlqen të blejë shumë nëpërmjet internetit [9].