Francë: Fotografi dhe Përshtypje nga Forumi Botëror për Demokraci 2012 në Strasburg

Logo forumNga 5 – 11 tetor 2012, qyteti i Strasburgut në Francë kishte mundësinë të shkëlqente në qendër të diskutimit intelektual për demokracinë. Forumi i parë Botëror për Demokraci, i organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Komuniteti Urban i Strasburgut u quajt “Demokracia në gjykim: Mes Modeleve të Vjetra dhe Realiteteve të Reja”. Ai u përurua në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2011 Tawakkol Karman.

Për tri ditë e gjysmë Palais de l'Europe (Pallati i Evropës) mirëpriti mijëra pjesëmarrës nga gjithë bota, pë një bollëk diskutimesh në të gjitha format, për temat e demokracisë. Takimet ishin gjithashtu një vend i shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira. Pjesëmarrësit në “Pranverën Arabe” u ftuan të dëshmojnë, megjithëse fillimisht nuk ishte në dispozicion përkthimi simultan. Hashtag (fjalët ose frazat me simbolin # para) #CoE_FWD lejuan lexuesit t'i përcjellin diskutimet në Twitter.

Palais de l'Europe, Strasbourg

Brendia e Palais de l'Europe, Strasburg

Të qenit nga Strasburgu, autori nuk e kishte shumë larg të shkonte, pas regjistrimit të duhur, t'i ndjekë seancat. Këtu është një përzgjedhje personale e citimeve dhe lidhjet me burimet.

Diskutimet, tryezat e rrumbullakëta dhe punëtoritë: një bollëk idesh

Conference on Virtual Values

Konferenca në temën “Vlerat Virtuale? Demokracia dhe Rrjetet e reja Shoqërore”. Forumi Botëror për Demokraci, 8 tetor 2012.

Tema e parapëlqyer e autorit ishte “Vlerat virtuale? Demokracia dhe Rrjetet e reja Shoqërore” [fr], duke përfshirë punëtorinë “Interneti, Media e Re dhe (R)evolucionet Demokratike” [fr].

Disa shënime dhe pyetje, të paraqitura në përgjithësi:

- Gazetaria qytetare, përgjigje ndaj tradhtisë nga kompanitë e mediave tradicionale, që po tregtojnë shkëmbime materialesh dhe janë vegla në shërbim të fuqive financiare
– Neutraliteti teknologjik i Internetit, dhe paaftësia e politikanëve për ta kuptuar atë: ngjashmëri me ardhjen e medias së shtypur
– Liri, menjëhershmëri, guxim: “A duhet të shkoj atje?” “A po shkojnë të tjerët atje?” Duke përcjellë në mënyrë pasive para kompjuterit, ose duke ndërmarrë veprim
– Zërat anonim të medias shoqërore – të cilët kështu mund të manipulohen, përderisa autoritetet kanë paraqitje publike
– Në lëvizje si “The 132″ në Meksikë: Rreziku i mungesës së rëndësisë dhe vështirësia në marrjen e vendimeve
– Një mënyrë e tretë, media e komunitetit
– Informatat janë akoma të kufizuara nga aspekti gjeografik, prandaj botoni udhërrëfyes që të neutralizoni informatat zyrtare
– Pas protestave, përdorni mediat shoqërore për të përkrahur demokratizimin
– Në Senegal, punëtoria e mediave RFI paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar për ngatërrimin e mundshëm me zgjedhjet, dhe trysnia që pasoi ka kufizuar fushën e manipulimit të rezultateve
– Edukimi për përdorim më efektiv të mediave të qytetarëve
– Të shprehesh nuk lë të kuptohet që je dëgjuar, gazetarët akoma kanë rolin e tyre
– A mundet ideologjia liberale ta tolerojë dallimin?
– Kush do t'iu kërkojë mediave shoqërore t'i përmbushin përgjegjësitë e tyre?
– Padobishmëria e censurimit; për përmbajtje të paligjshme, ndjekja penale është më e lehtë nëse nuk është e censuruar

Jillian C. York debates the responsibilities of medias

Jillian C. York, nga Global Voices dhe Fondacioni për Kufijtë Elektronik, në diskutimin për përgjegjësitë e mediave dhe mundësinë e tyre për të mbështetur demokracinë ( 9 tetor 2012): “Censurimi është i kotë”.

Tawakkol Karman World Forum for Democracy Strasbourg

Tawakkol Karman, laureatja e Çmimit Nobel për Paqe e vitit 2011, në diskutimin për përgjegjësitë e mediave dhe mundësinë e tyre për të mbështetur demokracinë (9 tetor 2012): “Thellësisht, ekziston një e drejtë për t'u informuar”.

Meeting on

Takim për “Imigrimi: Solidariteti në Krizë?” në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg, 10 tetor 2012

Lidhjet dhe nënvizimet e përzgjedhura [fr]

- Organizata Jo-Qeveritare HRIC (Të Drejtat e Njeriut në Kinë)

- Udhëzues për dialog ndër-kulturor, www.dialoguetoolkit.net

- Faqja kanadeze për informim dhe aktivizëm për imigrim, BASICSnews.ca

- Shembull i politikës së imigrimit të Portugalisë [fr] (welcomed by the OECD, (e mirëpritur nga OBZhE) [pdf])

- Organizata ICORN (Qytetet Ndërkombëtare të Rrjetit të Refugjatëve), për autorët dhe për ata që janë, në një kuptim më të gjerë, të kërcënuar

- Thirrja e shkrimtarëve për paqe [fr], nga Boualem Sansal dhe David Grossmann

Lina Ben Mhenni Strasbourg

Autorja tuniziane e bloggut Lina Ben Mhenni merr Çmimin e Alsasit për Përfshirje Demokratike

Aktivitete tjera

Qëllimi i audiencës së madhe është propozuar në takime mes autorëve dhe gazetarëve, si dhe një festival filmi, ekspozita, dhe konferenca e diskutime të ndryshme. Autoritetet vendore dhe rajonale siguruan ndërtesën dhe në këtë kontekst, “Çmimi i Alsasit për Përfshirje Demokratike” [fr] iu dha autores tuniziane të bloggut dhe aktivistes Lina Ben Mhenni, e cila më parë është nderuar në “Best of Blogs 2011″ [fr].


A kishte demokraci në forum?

contestation au forum de la démocratie "off"

Një protestues në takimin e organizuar nga “Le Monde”, për temën “Pranvera Arabe”. 9 tetor 2012

Komunikimi për seancat e diskutimeve ishte i kufizuar, dhe procesi i detyrueshëm i regjistrimit në internet ishte mbyllur shumë shpejt, që mbase përjashtoi një numër të madh të njerëzve që do të kishin qenë të interesuar. Ky forum “shumë institucional” (sipas komenteve gjatë hapjes) nuk ishte një vend i hapur për të gjithë [fr], por mund t'i ngjante më shumë një diskutimi të klubit të stilit Davos. Kishte edhe një protestë të vogël në takimin e organizuar nga gazeta franceze “Le Monde” (“Bota”), për temën e “Pranverës Arabe”.

Disa njerëz të cilëve iu janë drejtuar për Forumin e anuluan praninë e tyre: Presidenti tunizian Moncef Marzouki [fr], një ish student i mjekësisë në Universitetin e Strasburgut citoi konflikt në orar për tërheqjen e tij. Presidenti i Guinesë Alpha Condé [fr], që duhej të bënte fjalimin përmbyllës, mbase parapëlqeu të shmangte një demonstratë që ishte shpallur nga bashkatdhetarët e tij në diasporë, që ishin shkelur dhe nuk pranuan që ai ta paraqiste veten si demokrat.

Të martën më datë 9, një demonstratë nga “Udhëtarët” [fr] bllokoi për disa orë linjën e tramvajit që lidh le Palais de l'Europe me Maison de la Région Alsace.

Takimi i vitit të ardhshëm

Synohet që ngjarja të zhvillohet çdo vit. A është përmbushur sfida? Të fillojnë përgatitjet më herët – duhet të jetë një mësim nga ky variant i parë: brenda shtetit të Francës, në institucione të Bashkimit Evropian, dhe tek qytetarët e rëndomtë.

World Forum for Democracy Strasbourg, exit

Pas një seance të Forumit në Palais de l'Europe

 Të gjitha fotografitë në këtë artikull janë nga autori. Për më shumë fotografi shikoni këtu.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.