Lajmërim për konkursin për grante të vogla të Rising Voices për vitin 2013

A kendi ndonjë ide për projekt që do t'i ndihmonte komunitetit tuaj lokal në përdorimin e mediumeve qytetare, që të munden më lehtë t'i shpërndajnë tregimet e tyre? A keni nevojë për financim dhe përkrahje që ideja juaj të bëhet realitet? 

Që nga viti 2007, Rising Voices mundohet të përkrahë individë, grupe njerëzish të thjeshtë, rrjete dhe organizata që janë përkushtuar ta ndihmojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të tyre lokale në hapësirën digjitale onlajn. Duke ofruar mjete financiare dhe mentorim për projekte të vogla, Rising Voices deri tani ka përkrahur 35 projekte të mediumeve qytetare nga mbarë bota. Këto projekte u ndihmuan liderëve lokalë zëarve të rinj dhe jo aq të pranishëm në bisedën digjitale onlajn, me qëllim që ata t'i shpërndajnë tregimet e tyre ose t'i ngrisin çështjet që, sipas tyre, janë të rëndësishme për komunitetin.

Platformë e re

 

Duke filluar me rrethin e parë të financimit me grante të vogla në vitin 2013, Rising Voices zhvilloi platformë të re, ku kandidatët munden në mënyrë publike t'i përbashkojnë idetë e tyre me komunitetin e gjerë. Ky proces i hapur mund të mundësojë gjetjen e ideve dhe mundësive të mira, si dhe të ndihmojë në krijimin e lidhjeve ndërmjet grupeve që gjenden në rreth të njëjtë gjeografik ose grupeve që merren me të njëjtën çështje. Konsiderojmë se kjo mënyrë e re e përbashkimit të ideve do të ndikojë në mënyrë pozitive mbi komunitetin global, i cili ka qëllim të përbashkët për të krijuar një hapësirë digjitale onlajnë që është më inkluzive dhe më e larmishme.

Do të përkrahim deri në pesë grante të vogla në vlerë prej 2.500 deri në 4.000 dollarë amerikanë të aplikuesve të suksesshëm që kanë prezantuar ide solide dhe të qartë për atë se si më së miri mund t'u ofrohet trajnim dhe përkrahje anëtarëve të komunitetit të tyre lokal. Disa projekte të caktuara të grantistëve do t'i bashkangjiten komunitetit të Rising Voices dhe do të përbashkohen në masë të gjerë në rrjetin e Global Voices.

UDHËZIME

Rising Voices kërkon prokjekt-propozime që kanë mision të ngjashëm me ne – sjelljen e zërave nga komunitetet e reja, si dhe të grupeve gjuhësore më pak të përfaqësuara në bisedën globale onlajn, duke i shfrytëzuar mediat pjesëmarrëse qytetare. Aktivitete primare të këtyre projekteve duhet të janë realizimi i punëtorive për trajnim të gjithë komunitetit, si dhe ofrim i përkrahjes dhe mentorimit të vazhdueshëm. Shiheni listën tonë të projekteve aktuale dhe atyre të mëparshme që keni fituar grante, për të parë shembuj të projekteve të financuara më parë.

Shembuj të projekteve potenciale përfshijnë:

  • Organizimi i kampeve për trajnim të qytetarëve duke angazhuar blogues lokalë me përvojë në rolin e trajnuesve dhe të mentorëve, në komunitetet e përfaqësuara më pak, që do të rezultonte me formimin e rrjetit lokal të përkrahjes.
  • Punë me komunitetet lokale, me qëllim që gjeneratat e reja të mësohen dhe të inkurajohen ta shfrytëzojnë Twitter-in për t'u lidhur me të tjerët, si mënyrë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës së tyre amtare në internet.
  • Krijimi i partneritetit me ndonjë bibliotekë lokale që ka laborator kompjuterik, për t'i ftuar pjesëtarët e komunitetit për t'i diskutuar problemet dhe zgjidhjet lokale, dhe për t’i trajnuar ata se si krijojnë bloge të përbashkëta, për t’i shpërndarë këto bisedime në mbarë komunitetin.
  • Organizimi i disa shëtitjeve grupore për krijim të fotografive digjitale, ku anëtarët do të mund ta dokumentojnë jetën në komunitetet e tyre dhe do të krijojnë ekspozitë-onlajn duke e shfrytëzuar Flickr-in.
  • Mësimi i banorëve lokalë se si të inçizojnë dhe të redaktojnë zë me ndihmën e programit Audacity, që mund të publikohen në internet ose të shpërndahen te radiostacionet lokale me qëllim që të arrrijnë deri te një publik më i gjerë dhe të kenë ndikim më të madh.

Idetë për projekte nuk janë të kufizuara vetëm në këto që u përmendën më lartë dhe ju inkurajojmë të jeni kreativë, por edhe realistë në propozimet tuaja. Për informata plotësuese, shihni pyetjet e parashtruara më shpesh.

Që të paraqiteni, vizitojeni ueb-faqen për “Dorëzimin e propozimeve” ku mund të gjeni pyetje të shkurtëra të cilat do t'u mundësojnë ta përshkruani planin e projektit tuaj. Do të vëreni se ka numër të caktuar shenjash (e jo fjalësh) për çdo përgjigje.

PROCESI I APLIKIMIT

Gara do të zhvillohet sipas këtyre proceseve kohore:

Rrethi i parë – Kandidatët i dorëzojnë propozim-projektet e tyre fillestare duke e përdorur platformën onlajn. Pasi të publikohet propozimi, i ftojmë kandidatët që t'i përbashkojnë propozimet e tyre me rrjetin e tyre, që të marrin komente dhe sugjerime nga qytetarët e tjerë. Ekziston opcion me të cilin kandidatët mund t'i ruajnë propozim-projektet e tyre si private, në qoftë se janë të brengosur për sigurinë.

Të gjitha propozim-projektet do t'i shqyrtojë një komision i përbërë nga anëtarët e komunitetit të Global Voices, në mesin e të cilëve do të ketë edhe fitues të granteve të mëparshme.

Afati i fundit për paraqitje është dita e premte, 1 mars 2013 në orë 23:59 (GMT)

Rrethi i dytë – Komisioni do të përgatisë një listë të shkurtër me finalistë të cilët do të ftohen të dorëzojnë një propozim më të detajuar dhe më të gjatë duke përfshirë edhe buxhet, kornizë kohore dhe informata plotësuese të detajuara. Finalistët do të kenë mundësi të dorëzojnë edhe të dhëna plotësuese multimediale, të cilat do të mund të jenë në formë të video-inçizimeve ose fotografive të bëra nga aplikuesit që t'i ndihmojnë komisionit në sjelljen e vendimit përfundimtar.

Fituesit do të shpallen më 31 mars (kjo datë mund të ndryshojë varësisht nga numri i propozim-projekteve të pranuara që duhet të shqyrtohen).

Lirisht parashtroni pyetje, duke lënë komente ose duke dërguar e-mail nëpërmjet formularit për kontakt.

Me fat!

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.