Dërgoni karikaturën tuaj origjinale në lidhje me privatësinë dhe përgjimin online dhe fitoni 1000 USD

Commander Keith Alexander on bridge

Commander Keith Alexander on the bridge” Cartoon shared by DonkeyHotey (CC BY-SA 2.0)

The Web we want fton karikaturistët , artistët dhe veprimtarët e tjerë kreativ që më datën 11 shkurt 2014 t’i bashkëngjiten projektit The Day We Fight Back, duke krijuar karikatura origjinale në lidhje me mbikëqyrjen në internet dhe të drejtën e privatësisë. Karikaturat duhet të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për NSA dhe të kërkimit të llogaridhënies për mbikëqyrjen dhe përgjimin masiv digjital, në mënyrë që shfrytëzuesit të mos kenë drojë të klikojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në internet.

Afati i fundit për aplikim është 8 shkurt.

Çmimet:

Çmimi 1: USD $ 1000
Çmimi 2: USD $ 500
Çmimi 3: USD $ 250

Rregullat:

1. Çdokush mund të marre pjesë.
2. Duke dërguar veprën, autori pajtohet se ajo është e licencuar sipas licencës Creative Commons 4.0 Attribution Share Alike. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e aplikimeve prej një autori.
3. Autori do të shënoi emrin apo pseudonimin gjatë dorëzimit. Detaje më të hollësishme personale do të kërkohen vetëm nga fituesit – por emri i tyre i vërtetë do të mbetet i fshehur nëse ashtu kërkon autori.
4 . Fituesit do të shpallen më 11 shkurt, 2014. Fituesit do të zgjedhen nga anëtarët e Komiteti ekzekutiv i The Web We Want.
5 . Çmimi do të transferohet te fituesit brenda 30 ditëve pas shpalljes .

Paraqitja:

1 . Me email : dërgoni karikaturën tuaj në rezolucion high definicion, në njërin prej këtyre formateve jpg, PDF, SVG ose png në e-mailin: grants@webfoundation.org me subject (temë) : Cartoon by February 8th.
2 . Nëpërmjet Twitter : Tweet-oni karikaturën tuaj për @webwewant me hashtag #webwewant
3 . Shënimi i nacionalitetit tuaj dhe shtetit prej nga e keni prejardhjen është opcionale, por rekomandohet.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.