Egjipt: Heroi ynë, Wael Ghonim

Me ditë të tëra, egjiptianët po e kërkonin në të gjitha anët Wael Ghonim-in, menaxherin ekzekutiv të Google, i cili u zhduk më 27 janar. Sot, pas shumë spekulimeve, Ghonim u lirua.

Vet Google ishte ndër të parët që e bëri njoftimin në Twitter:

Lehtësim i madh–Wael Ghonim është liruar. Shprehim dashurinë tonë për të dhe familjen e tij.

Disa orë pas lirimit të tij, Ghonim ka dhënë dy intervista. E para, e futur në Twitter nga @HabibH, gjendet më poshtë, me version të përkthyer që gjendet në Alive in Egypt:

E dyta, për DreamTV, u emitua për së gjalli, e poashtu u dha për së gjalli në Twitter nga gazetari Sultan Al Qassemi, i cili shumë shpejt e përktheu intervistën në gjuhën angleze. Më poshtë janë dhënë disa pjesë nga deklarata e Ghonim-it të vendosura në Twitter:

Wael @Ghonim: Ata dëshironin detaje, informata. “A janë njerëzit që e kanë planifikuar këtë të huaj?” Ne nuk bëmë asgjë të keqe, kjo ishte vetëm një lutje

Wael @Ghonim: Stacionet televizive shtetërore të Egjiptit nuk e paraqitën të vërtetën, prandaj edhe njerëzit tani i shohin kanalet private

Al Qassemi e përfundoi shkrimin e tij në Twitter me këtë deklaratë:

Fjalët e fundit të Wael @Ghonim-it: Dua t'u them familjeve të cilat i humbën djemtë e tyre se ky nuk ishte faji ynë. Ky është faji i atyre që e mbajnë pushtetin dhe nuk dëshirojnë ta lëshojnë atë.

Intervista poashtu gjendet në YouTube (në gjuhën arabe) ndërsa është transkriptuar këtu.

Egjiptianët dhe të tjerët në Twitter ishin të magjepsur nga intervista e Ghonim-it, ku shumë vetë e konsideronin një hero. @EgyptSecularist shkruan:

Ky është një moment i rëndësishëm i revolucionit. Emocinet e @Ghonim-it do t'i japin vendosmëri më të madhe #tahrir-it. Dita e nesërme do të jetë e mrekullueshme.

@SarraMoneir poashtu e shpreh vlerësimin e saj:

Egjipit po qan… po fundosem në lotët e mia. ZOTI TË BEKOFTË @Ghonim

@CaireneGirl Sherine Elbanhawy poashtu e shpreh admirimin e saj për Ghonim-in:

@Ghonim jemi shumë krenarë me ty. Askush nuk të fajëson ty. Ti je një patriot i vërtetë. Të duam. Mbaje kokën lartë. Ti ke çliruar #Egypt #jan25

Gazetari nga Kairoja Ben Wedeman (@bencnn) pajtohet:

Intervista e wael @ghonim-it në DreamTV: Lëkundje toke. #Jan25 #Egypt #tahrir

Gazetarja egjiptiane @SarahCarr i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë:

Herën e ardhshme kur dikush të dyshojë në logjikën e okupimit të sheshit Tahrir le ta shohë intervistën e @ghonim-it #jan25

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.