See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Për GV

Global Voices është një projekt global joprofitabil për mediat e qytetarëve i Qendrës për internet dhe shoqëri – Berkman pranë fakultetit Juridik të Universitetit të Harvardit, qendër kjo për hulumtimin e ndikimit të internetit në shoqërinë.

Si funksionon Global Voices:

Global Voices synon të mbledhë, organizojë dhe zmadhojë bisedën globale në internet – ajo merret me vendet dhe njerëzit të cilët mediat tjera shpesh i injorojnë. Punojmë në zhvillimin e veglave, institucioneve dhe lidhjeve të cilat do t’u ndihmojnë të gjithë zërave, që gjithkund të dëgjohen.

Si mund të evitoni të mos shkeleni nga numri i madh i informatave të cilat i vendosin dhjetëra miliona blogerë në tërë botën? Si të dalloni se cilët blogerë dhe podkasterë janë me më tepër ndikim dhe më të respektuar e me kredibilitet më të madh, në cilin do shtet, e veçanërisht jashtë shtetit tuaj?

Anëtarët e ekipit tonë ndërkombëtar të përbërë nga autorë vullnetarë, blogerë regjional, redaktorë dhe përkthyes, janë udhërrëfyesit tuaj në blogosferën globale.

Këto njerëz të posaçëm janë blogerë të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës. Ne i ftuam të jenë bashkëpunëtorët tanë ose i punësuam si redaktorë sepse ata e kuptojnë kontekstin dh rëndësinë e informatave, qëndrimet dhe analizat të cilat publikohen çdo ditë në bloge, podkaste, ueb-faqe për këmbim të fotografive, videobloge – dhe lloje të ndryshme të mediumeve të qytetarëve në internet në vendet dhe regjionet e tyre. Ata na ndihmojnë që ta parafytyrojmë gjithë këtë dhe t’i theksojmë punët të cilat i publikojnë blogerët e për të cilat mediumet kryesore ndoshta nuk lajmërojnë fare.

Për kërkim më të shpejtë vizitoni faqen tonë me Linke ku redaktorët tanë për çdo ditë vendosin 5-10 linke në bloget më interesante të publikuara në regjionet e tyre. Në pjesën për Blog, përkthyesit tanë, redaktorët dhe bashkëpunëtorët-vullnetarë publikojnë numër të madh tekstesh, duke marrë parasysh preokupimet e komuniteteve të blogerëve në vendet e tyre.

Përveç kësaj ueb-faqe, Global Voices ka edhe Programin për përkrahje që u ndihmon njerëzve të shprehen në vende ku disa faktorë të fuqishëm do t’i ndalonin. Gjithashtu kemi edhe Program për të shprehurit e qytetarëve nëpërmjet mediumeve i ashtuquajtur Rising Voices me të cilin shumë njerëzve, zërat dhe qëndrimet e të cilëve nuk dëgjohen, u mundësohet të flasin në internet Global Voices përkthehet me projektin Lingua në gjuhët që vijojnë:

(janë të parapara edhe këto gjuhë: gjermane, indiane, japoneze, arabe, gjuhë malgashe (madagaskar))

Qëllimet tona primare:

Në këtë kohë kur mediumet ndërkombëtare në gjuhën angleze injorojnë shumë gjëra që janë të rëndësishme për një numër të madh të qytetarëve të botës, Global Voices ka për qëllim të korrigjojë disa nga padrejtësitë në vëmendjen e mediumeve, duke ndikuar në fuqinë e mediumeve të qytetarëve. Shfrytëzojmë një perimetër të gjerë të teknologjive – bloge, podkaste, fotografi, video, tags, agregate dhe biseda online – që të tërhiqet vëmendja kah bisedat dhe pikat vështruese të cilat shpresojmë se do të ndihmojnë të zbulohet një fotografi tjetër për natyrën e botës sonë të lidhur. Kemi për qëllim ta bëjmë këtë që vijon:

1) Të tërheqim vëmendjen kah bisedat më interesante dhe perspektivat të cilat dalin nga mediumet e qytetarëve në mbarë botën duke vendosur linke për tekste, fotografi, podkaste, video dhe forma tjera të mediumeve vullnetare të qytetarëve të cilat vendosen (krijohen) prej njerëzve nga mbarë bota.

2) Ta lehtësojmë shfaqjen e zërave (opinioneve) të ri të qytetarëve me trajnime, udhëzime në internet dhe me publicitet për mënyrat se si njerëzit nga mbarë mund t’i shfrytëzojnë veglat dh aplikacionet falas me një kod të hapur që ata të mund të shprehen.

3) Të përpiqemi për lirinë e të shprehurit në botë dhe të mbrojmë të drejtën e qytetarëve-gazetarë që të raportojnë për ngjarje dhe t’i bartin mendimet e tyre pa frikë nga censurimi apo përndjekja.

Ideja për projektin doli nga mbledhja ndërkombëtare e blogerëve e cila u mbajt në Harvard në dhjetor të vitit 2004. (Ky është raporti i shkruar i mbledhjes. Klikoni këtu për raport audio (me zë)). Global Voices, edhe pse me seli në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Harvardit, paraqet një përpjekje të përbashkët të kontribuuesve prej të gjithë kontinenteve dhe një numri të madh të shteteve.

Pasi që opinionet (zërat) e Amerikës Veriore dhe Evropës Perëndimore janë të mbi-përfaqësuara në mediumet globale, ne në këtë moment nuk fokusohemi në ato regjione.