Artikujt e fundit nga Valon Abdiu nga janar, 2011
Egjipt: Protestat e 25 janarit në video
Demostruesit dolën nëpër rrugët e Kairos dhe të shumë qyteteve të tjera egjiptiane, të martën më 25 janar, që përkon me festën shtetërore, "Dita e policisë", për të protestuar kundër sundimit autokratik 30 vjeçar të kryetarit Muhamed Hosni Mubarak. Shumë vëzhgues e vërejtën mungesën e mbulimit të protestave nga rrjetet kryesore të lajmeve, mirëpo videot e qytetarëve janë shtuar me të madhe në YouTube.
Algjeri: Algjerianët e përshëndesin guximin e popullit tunizian
Të gjithë algjerianët e përshëndetën lëvizjen e rezistencës të popullit tunizian të cilët e rëzuan despotin Zine El Abidine Ben Ali [EN] pas 23 vjet sundimi të pasfiduar. Në çdo forum për diskutime, bloge dhe në Facebook, algjerianët nuk mund të gjejnë fjalë për ta përshëndetur guximin e tunizianëve dhe pyeten "Kush është tjetri me radhë?"
Rising Voices kërkon propozim-projekte për popullarizim të mediave sociale
Afati i fundit për aplikim: E premte, 4 shkurt 2011 deri në 23:59 Kanë kaluar mbi tre vjet që kur Rising Voices filloi me një qëllim të thjeshtë: të ndihmojë në sjelljen e zërave të rinj nga komunitetet më pak të përfaqësuara, në bisedën globale duke i shfrytëzuar mediat sociale....