The Global Voices Lingua project hopes to bring GV content to new linguistic audiences - Details

Also in:

Breaking News Arkivi i temës

RSS për Breaking News

2008-05-28

Ish presidenti i Malavisë nën arrest shtëpiak

Sipas lajmeve të fundit për komplotet e supozuara të goditjeve shtetërore, policia mbrëmë arrestoi ish presidentin e Malavisë – Bakili Muluzi, dhe e vendosi në arrest shtëpiak. Gazetari nga Lilongve Brajt Sonani dëshmoi për ngjarjet në aeroportin ndërkombëtarë Kamuzu në Linlongve ku u burgos Muluzi para arritjes nga Britania e Madhe

2008-05-25

Video: Pasojat nga cikloni Nargis në Burma/MianmarThis is a Video post

lexo Pavarësisht nga frenimi i imponuar i gazetarëve nga Burma të cilët qeverisin shtetin, njerëzit dolën dhe e incizuan nivelin e dëmeve që u ndodhi viktimave nga kjo katastrofë natyrore. Me 2 maj 2008, cikloni Nargis e goditi Mianmarin (Burma), duke shkaktuar dëme të mëdha me 38 491 të vdekur dhe 27 838 të zhdukur.

2008-05-18

Kuvajt: Pikëllim për sheikun Saad

lexo Sundimtari i mëparshëm i Kuvajtit sheiku Saad Al Abdulla Al Sabah pas një sëmundje të gjatë sot ndërroi jetë, në moshën 78 vjeçare. Bashkia onlajn e Kuvajtit ishte e tronditur nga lajmi dhe me mijëra porosi për ngushëllime u paraqitën në bloge, në gjuhën arabe dhe angleze. Shteti lajmëroi 3 ditë zije – por zgjedhjet parlamentare, të lajmëruara për të shtunën, do të mbahen sipas planit

2008-05-13

Dita Panxhea: Ngjarje botëroreThis is a Video post

lexo Dita Panxhea ishte e organizuar të shtunën dhe u mblodhën njerëz nga vende të ndryshme të botës që të shikojnë filma dhe të jenë pjesë e ngjarjes botërore në të cilën filmat, folësit dhe muzika na treguan diçka më shumë për jetën nga ana tjetër e globit botërorë, duke mbledhur njerëz nga të gjitha sferat e jetës, me besimin se nuk jemi aq të ndryshme se sa që mendojmë. Ngjarja zuri edhe garë për përshkrime të videove nga telefonat celularë, ku edhe kishte fitues nga vende të ndryshme

2008-05-12

Kinë: Në pjesën më të madhe të Kinës është dëgjuar tërmet i shkallës 7.8

lexo Në ora 14:28 e hënë me kohën e Pekingut, një tërmet i shkallës 7.8 në shkallën Rihter ka ndodhur në Kinën jugperëndimore në provincën Sishuan, e përqëndruar në qarkun Vençuan ku janë dëgjuar dridhje të mëdha edhe në Peking dhe Hong Kong. Qendra kineze e tërmetit ka paralajmëruar goditje të shkallës 2 deri në 6 e cila do të ndodhë deri në mbrëmje

2008-05-11

Malajzi: Manifestim i heshtur për blogerin e burgosur Raja Petra

lexo Njoftohuni me ngjarjet e ditëve të fundit në Melezi që kur blogeri i njohur dhe komentuesi politik Raja Petra Kamarudin, 58 vjeçar, të nartën ishte dënuar me burgim, pas gjykimit që e akuzoi si veprim kryengritës për një shkrim të postuar në blog

2008-05-06

Haiti: Ngushëllim i gjetur për urinë e fëmijëveThis is a Video post

lexo Depot ushqimore internacionale dhe krizat u paraqitën si temë edhe në blogosferë, ndërsa videot e kësaj teme nuk janë përjashtim. Nga Haiti: njerëz që hanë baltë për të mbijetuar dhe plani për ndihmë për tu ushqyer fëmijët e uritur të Haitit. Haiti është shteti më i varfër në kontinentin amerikan, ...

2008-05-01

Blogerët etiopjan e mbrojnë pop yllin e akuzuar

Blogerët etiopjan shpejtuan ta mbrojnë yllin e tyre më të njohur të popit Tedi Afro, prej kur ai u paraqit në gjykatë për vrasjen e një të riu në kryeqytetin Adis Abeba. Shumë shkrimtarë ishin të bindur se Afro ishte në kurth nga qeveritar etiopjan, të cilët të inatosur nga popullariteti i këngëtarit i fshehën tekstet e këngëve anti-qeveritare.

2008-04-27

Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botënThis is a Video post

lexo Me 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe.

2008-04-17

Netizenët e Magrebit reagojnë në kërkesën e divorcit të vajzës 8 – vjeçare nga Jemeni

Blogeri tunizian Stupeur!! Un nouveu depart!! (Shastisje!! Fillim i ri!!) reagon në shkrimin e Jemen Tajms për vajzën 8 – vjeçare e cila tenton të parashtroj kërkesë për divorc nga burri i saj 30 vjeçar, për të cilin deklaron se ishte e detyruar të martohej.