· prill, 2008

Artikujt rreth Të drejtat e njeriut nga prill, 2008

Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botën

  27 prill 2008

Me 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe.

Vizitë e papës në SHBA: Reagime nga bota

  23 prill 2008

Përderisa papa Benedikti i XVI e realizon vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, mediat dhe blogosferat e paraqesin tërbimin e tyre – kryesor për shkak të skandalit për keqpërdorim seksual i cili çliroj themelimin e kishës katolike amerikane para gjashtë vitesh. Papa u drejtua për këtë temë në Vashington të mërkurën, bisedoi me disa nga viktimat e keqpërdorimit seksual, që ishte mjaftueshëm për disa bloger, por për të tjerë ky hap ishte me vonesë.

Egjipt: Njerëz të zhdukur

Ndoshta ju keni dëgjuar për grevën e 6 prillit e cila zuri vend këtu në Egjipt, dhe Esra Abdelfatah, krijuesja e grevës së Fejsbuk grupit, u arrestua atëherë kur raportoi të humburit, dhe pas disa minutave që u çlirua ajo u zhduk. Për këtë arsye Mihajlito vendosi të shkruaj këtu për...

Kina:Video bloger ndihmon që fëmija të kthehet në shkollë

  2 prill 2008

Hu Alun, video bloger në gjysmën moshë duke aluduar në frazën “e vërteta është fuqi”, shpalli seri videosh shqetësuese në Kub.com, një veb faqe e popullarizuar në Kinë për shpërndarje të videove. Nëpërmjet të 3 episodeve vazhduese, Alan tregoi tregim tronditës për tre fëmijë bartës të thëngjillit në Bixhi, qytet i vogël në Jug. Nëpërmjet të paraqitjes efektive onlajn të grupeve QQ, të organizuara nga Guo Xhun, tregimi menjëherë u shpërnda nëpërmjet të netizenëve, duke krijuar shqetësim të thellë te publiku.