Global Voices në Shqip » Science
Shri Lanka: Përkujtim i Artur Klarkut
Vdekja e Artur C. Klarkut (1917 - 2008) preku shumë njerëz nga kureshtarët entuziast të fantastikës shkencore, deri te ata që dinin për atë, ti vendosin në blog përshtypjet e tyre. Nga këndvështrimi i shkurtë deri te biseda e rastit, shumë bloger nga Shri Lanka ndajnë kujtime të mira për Klarkun, të cilin e llogarisin si vizionar dhe futurist. Shkrimtari britanik jetonte në Shri Lanka prej vitit 1956.
Fjalët e Amaruvan shkruajnë se si veprat e Klarkut prekën dashurinë e tij për fantastikën shkencore.
E desha fantastikën shkencore për shkak të Ser Аrtur. Kisha 10 vjet kur për herë të parë rastisa në tregimin e tij “Roja”. Menjëherë u bëra i varët. Mezi pritsha të lexoja edhe vepra të tjera të tij. Ndërsa ajo nuk ishte e lehtë. Ser Artur ishte shkrimtar prodhues, autor i më shumë se 100 librave, gjithashtu edhe i një numri të madh të eseve dhe tregimeve. Bilës Wikipedia ofron bibliografinë e tij vetëm në hapësirë të  pjesshme. Edhe pse fantastika shkencore ishte e nivelit më të lartë, përkushtimi i tij ishte stili i të shkruarit i cili ishte shumë i veçantë, argëtues dhe i fuqishëm. Ndërsa tregimet e tij ishin më së shumti në lidhje me tregimin se sa me shkencën.
Galicisës i kujtohet takimi me shkrimtarin në vitin 2002.
Organizova takimin dhe kisha fatin ta shoqëroja në takimin me Dr. Klark, të cilin kur e takuam në zyrën e tij shtëpiake në laptopin e tij shikonte fotografi të zmadhuara të Marsit. Ai na tregoi disa nga ata fotografitë e marsit dhe na pyeti se çka mendojmë për një vijë të drejtë e cila shiheshe qartë në njërën nga ata! Vazhdimisht shikonim në ekran për të formuar një fjali të plotë. Duke i vërejtur fytyrat tona të mërzitura, Ser Klark e ndaloi qetësinë me buzëqeshje: “ Duket sikur dikush të kishte shkuar nga këtu me automjet përafërsisht të madh!”
LIRNEasia është në pikëllim për humbjen e personit me të cilin kishin bashkëpunim të ngushtë, për shkak se autori kishte edhe kualitete të tjera përpos shkrimit të beletristikës.
Në vitin 2005, LIRNEasia e realizoi takimin e fundit zyrtarë me të në Kolombo, kur disa përfaqësues të VorldSpejs (partneri ynë i projektit Hanzifo, i cili punon në sigurimin e qasjes së internetit “deri në miljen e fundit” – për shfrytëzuesit e fundit në mes të së cilëve edhe Dr. Rangarajan. Komentet e tyre për përdorimin e sistemit , paralajmërime të hershme për katastrofa natyrore akoma shfrytëzohen në rezultatet e atij projekti.
Rants, Raves and Miscellaneous Musings i kujtohet takimi i shkurtër me Кlarkun – anekdotë të mrekullueshme se si luan ping – pong. Blogeri, gjithashtu e kujton episodin kontrovers të jetës së shkrimtarit kur një tabloid e akuzoi për pedofili.
Unë nuk jam shumë për ping – pong. Gjegjësisht, arsyeja kryesore për të cilën luajta është ajo që një ditë do të mund të ju tregoja njerëzve se kam luajtur ping – pong me Artur Klark. Por kjo ishte ofenduese. Më mundi njeriu 75 vjeçar, i cili ende i afroheshe tavolinës me një dorë dhe nuk lëvizte nga pozita e tij.  Ka aq shumë proporcion masiv, si dhe shpejtësi të madhe, dhe përderisa unë kërceja përreth, ai qëndronte i qetë. Kur i tregova një shokut për këtë, ai vetëm më ta: të fitoi!
Ultrabraun nga India shkruan
Asnjëra nga këta punë nuk donë të thotë që Klarku nuk kishte ndjesi për gjërat e vogla të jetës së njeriut, për ndjenjat tona të thella:  tregimi i tij sentimental i mrekullueshëm “Ylli i qenit”, për kozmonautin i cili patjetër të përshëndetej nga qeni i tij i dashur kur shkoi të jetojë në opservatorin lunar, gati më bëri për të qarë – ndërsa unë asnjëherë nuk qaj. (Ky është një nga shumë shembujt nga veprat e Klarkut për atë se si një mendje racionale lufton me përvojën e kufirit të mbinatyrshëm, pa mundur plotësisht të kënaqet vetëm me sqarimin shkencor.
Autori i Moving Images, Moving People! i cili punoi me Klarkun për më tepër se 21 vite,  shkruan me dëshirë për video porosinë e fundit që u inçizua.
I dhuruam një këmishë laramane - ekipi dhe unë ndjemë se ishte një veshje e përshtatshme për porosinë që ishte shumë personale dhe disi e dëshiruar. Këmisha me shkronja të mëdha ishte më tepër karakteristike për Artur C. Klarkun se ndonjë kostum klasik. Në atë moment, unë isha regjisori dhe jo zëdhënësi i tij i cili do të dakordohej me pikëpamjet dhe dëshirat e tij.
Disa momente të tensionuara kaluan. Pastaj, njëri prej garderobistëve të Ser Arturit pati infarkt. Pse jo një xhaketë të përditshme të NASA-s që Ser Arturi shpesh e vishte kur ajër kondisionuesi e bënte tepër ftohtë?
[Fotografia nga Wikipedia]