· janar, 2011

Artikujt rreth Të rinjtë nga janar, 2011

Egjipt: Protestat e 25 janarit në video

Demostruesit dolën nëpër rrugët e Kairos dhe të shumë qyteteve të tjera egjiptiane, të martën më 25 janar, që përkon me festën shtetërore, "Dita e policisë", për të protestuar kundër sundimit autokratik 30 vjeçar të kryetarit Muhamed Hosni Mubarak. Shumë vëzhgues e vërejtën mungesën e mbulimit të protestave nga rrjetet kryesore të lajmeve, mirëpo videot e qytetarëve janë shtuar me të madhe në YouTube.

Algjeri: Algjerianët e përshëndesin guximin e popullit tunizian

  25 janar 2011

Të gjithë algjerianët e përshëndetën lëvizjen e rezistencës të popullit tunizian të cilët e rëzuan despotin Zine El Abidine Ben Ali [EN] pas 23 vjet sundimi të pasfiduar. Në çdo forum për diskutime, bloge dhe në Facebook, algjerianët nuk mund të gjejnë fjalë për ta përshëndetur guximin e tunizianëve dhe pyeten "Kush është tjetri me radhë?"