The Global Voices Lingua project hopes to bring GV content to new linguistic audiences - Details

Also in:

Middle East & North Africa Arkivi i regjionit

RSS për Middle East & North Africa

2008-05-22

Moldavi, Turqi: Avantura e Natalia Morar në aeroportin e Istanbullit

Natalia Morar, gazetare e cila është dëbuar nga Rusia pasi revista javore ruse shpalli seri të shkrimeve të saja për vërshim ilegal të shumave të mëdha të parave jashtë Rusisë nga ana e zyrtarëve të lartë të vendit, blog se si ajo pothuajse u dëbua nga Turqia nga nëpunësi i kontrollit kufitar

2008-05-18

Kuvajt: Pikëllim për sheikun Saad

Sundimtari i mëparshëm i Kuvajtit sheiku Saad Al Abdulla Al Sabah pas një sëmundje të gjatë sot ndërroi jetë, në moshën 78 vjeçare. Bashkia onlajn e Kuvajtit ishte e tronditur nga lajmi dhe me mijëra porosi për ngushëllime u paraqitën në bloge, në gjuhën arabe dhe angleze. Shteti lajmëroi 3 ditë zije – por zgjedhjet parlamentare, të lajmëruara për të shtunën, do të mbahen sipas planit

2008-05-13

Dita Panxhea: Ngjarje botëroreVideo post

Dita Panxhea ishte e organizuar të shtunën dhe u mblodhën njerëz nga vende të ndryshme të botës që të shikojnë filma dhe të jenë pjesë e ngjarjes botërore në të cilën filmat, folësit dhe muzika na treguan diçka më shumë për jetën nga ana tjetër e globit botërorë, duke mbledhur njerëz nga të gjitha sferat e jetës, me besimin se nuk jemi aq të ndryshme se sa që mendojmë. Ngjarja zuri edhe garë për përshkrime të videove nga telefonat celularë, ku edhe kishte fitues nga vende të ndryshme

2008-04-29

Egjipt: Kur besimi flenë me politikën

Blogerja egjiptiane Zeinobija e sulmon papën Shenuda III në këtë postim për fjalimin e tij gjatë pashkëve në të cilin ajo deklaron se ai ka thënë njerëzit që përdorin Fejsbuk do të “digjen në ferr”, raportuar Gr33n data nga Kajro.

2008-04-27

Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botënVideo post

Me 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe.

2008-04-26

Çka bën Karter në Lindjen e Mesme?

Presidenti më i hershëm amerikan Xhimi Karter vetëm sa ka mbaruar bisedat me udhëheqësit palestinez të Hamasit në Kairo, Egjipt. Fillimisht, kandidatët presidencial amerikan e kritikuan vizitën. Tani, blogerët nga rajoni u bashkëngjitën pë ta refuzuar.

2008-04-23

Vizitë e papës në SHBA: Reagime nga bota

Përderisa papa Benedikti i XVI e realizon vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, mediat dhe blogosferat e paraqesin tërbimin e tyre – kryesor për shkak të skandalit për keqpërdorim seksual i cili çliroj themelimin e kishës katolike amerikane para gjashtë vitesh. Papa u drejtua për këtë temë në Vashington të mërkurën, bisedoi me disa nga viktimat e keqpërdorimit seksual, që ishte mjaftueshëm për disa bloger, por për të tjerë ky hap ishte me vonesë.

2008-04-21

Egjipt: Njerëz të zhdukur

Ndoshta ju keni dëgjuar për grevën e 6 prillit e cila zuri vend këtu në Egjipt, dhe Esra Abdelfatah, krijuesja e grevës së Fejsbuk grupit, u arrestua atëherë kur raportoi të humburit, dhe pas disa minutave që u çlirua ajo u zhduk. Për këtë arsye Mihajlito vendosi të shkruaj këtu për atë ...

Damask: Shkatërrimi i qytetit të vjetërPhotos post

Damasku mburret që është qyteti më i vjetër i banuar në botë. Historia e Damaskut daton nga viti 8000 para erës sonë. Në çdo skaj në rrugët e saj antike ndjehen era të ndryshme historike. Qyteti i cili përballoi gjithçka, nga tërmetet deri te dyndjet, gati 10 mijë, tani është nën kërcënin për “modernizim”!

2008-04-19

SIDA –Temë tabu në botën arabe

SIDA, sindromë vdekjeprurës e deficitit të imunizuar, është fjalë tabu në botën arabe. Megjithatë, fjala e tmerrshme këtë javë arriti të paraqitet në shumë blog postime – nga Jordania, Iraku, Palestina, Bahrein dhe Jemeni.