Global Voices në Shqip » Tunisia

Netizenët e Magrebit reagojnë në kërkesën e divorcit të vajzës 8 – vjeçare nga Jemeni
Blogeri tunizian Stupeur!! Un nouveu depart!! (Shastisje!! Fillim i ri!!) reagon në shkrimin e Jemen Tajms për vajzën 8 – vjeçare e cila tenton të parashtroj kërkesë për divorc nga burri i saj 30 vjeçar, për të cilin deklaron se ishte e detyruar të martohej.

Gazetari i Jemen Tajms, Hamed Tabet e përshkruan rastin:

Noxhud Muhamed Naser arriti në gjykatë vetëm, të mërkurën me datë 2 prill, duke shpresuar që gjykata të trajtoj rastin e saj kundra babait të saj, Muhamed Naser, i cili para dy muajve e detyroi atë të martohet me Faez Ali Thamer, një burrë 22 vjet më të moshuar se ajo. Fëmija gjithashtu kërkoi divorc, duke akuzuar burrin e saj për abuzim seksual dhe shërbyes.

Sipas ligjit në Jemen, Noxhud nuk mundet ta ndjek, për arsye se është e mitur. Megjithatë, gjykatësi Muhamed Al-Kvati i dëgjoi ankesat e saj dhe më vonë urdhëroi të burgosen burri i saj dhe babai i saj.

Stupeur!! Un nouveu depart!! shkruan:

Kur ne kishin 8 vjet, ne e shikonim kapedan Maxhed, Golderak dhe Takaja Todoroki [të gjithë janë karaktere të filmit vizatimor i cili para disa vitesh është shfaqur në televizionin e Marokos/Afrika veriore], ne luanim me top, luanim fshihem dhe kërkoj dhe lojë me rruzuj. Vajzat tona luanin me kukulla ose pretendonin mësuesen ose motrën medicinale.

Sot, në moshën 8 – vjeçare ata përballen me procedura gjyqësore, ku kërkojnë ndarje nga burri te i cili janë të detyruara.

Noxhud Muhamed Naser është vajzë e re e cila përfaqësoheshe vetë në gjykatë në Sana’a, ku kërkoj ndihmë nga gjykatësi. Ajo ngriti padi kundra babait të saj, i cili e martoi pa dëshirën e saj me një “burrë” të dhunshëm, i cili e ka keqpërdor seksualisht.

“Çdoherë kur dëshiroja të luaj në oborr, ai më rrihte dhe më detyronte të shkoj në dhomën e gjumit.”

Deri ku janë të gjendje të shkojnë këta homo-injorant?

Au 21éme siècle on entend encore parler de ces histoires? et on se demande encore pourquoi les arabes ont mauvaise réputation! on se demande encore pourquoi on nous traite de terroristes et de sous développés.

Si është e mundur që në shekullin e 21 akoma të dëgjojmë tregime të tilla? Dhe akoma pyesim se pse arabët kanë reputacion të keq! Akoma pyetemi se pse njerëzit na trajtojnë si nën – prodhues të terrorizmit.

Mos u mundoni të më tregoni se ky është një incident i izoluar! Në të vërtetë, shpesh përsëritet, por rrallë flitet për incidente të këtilla. Nuk mbaron me fëmijët, por shpesh ndodh edhe me vajza më të moshuara dhe vajza të reja..

Titulli i postimit, “Ces arabes qui ne nous ressemblent pas” (Arabët që aspak nuk janë të tillë), si shtesë e kësaj teme, provokonte një varg komentesh nga më i thjeshti “ajo është e gërditshme”, deri te lëvdimi i guximit të vajzës së vogël dhe shpresuar se raste të tilla nuk do të ndodhin më:

Asaj vajze të vogël ata i’a vodhën çiltërsinë! Çfar guximi që të shkosh vetë para gjykatësit!!! Këta sjellje barbare duhet të ndalohen dhe të dënohen! Shpresoj që ne asnjëherë nuk do të bëhemi si ata!

Komentimi tjetër i kujton lexuesit se pedofilia nuk është problem racor, por përgjegjësi shtetërore:

Arabët janë qenie njerëzore si dhe gjithë të tjerët! Pedofil mund të gjinden kudo qoftë në botë dhe ajo është e gërditshme. Ajo nuk është problem racor, por problem i disa shteteve të cilët nuk marrin masa për sjellje të ligjit, në të cilin do të theksohet moshë minimale për martesë dhe pëlqim i sinqertë.

Si përgjigje e këtij komenti, lexues tjetër shkruan:

Mirë tha Mad Xhebra [tag i komentit të më hershëm]. Perëndimorët nuk martohen me vajza 8 – vjeçare sepse kanë ligje të cilat ndalojnë që ta bëjnë këtë; megjithatë ajo nuk i ndalon ti dhunojnë …

Një bloger i emocionuar përgjigjet:

E lexova tregimin e kësaj vajze në numrin e sotshëm të Koriere dela Sera [një nga gazetat më të lexuara italiane]. Më besoni, më lotuan sytë dhe në periudhë prej 5 minutash nuk fola asnjë fjalë…Vendet si Jemeni duhet menjëherë të dënohen: dhunimi i fëmijëve të çiltër është formë terrorizmi, kurse ata e lejojnë atë. Për mua, kjo është më keq se tortura… Unë vërtet jam i nervozuar për shkak të kësaj… Kam aq shumë urrejtje!

Si përgjigje ndaj sentimentalizmit të blogerit, një tjetër shkruan:

Nuk ka asgjë me të cilin do të ishte krenuar ajo pjesë e planetit…Epoka e artë e tyre përfundimisht është vendosur në të kaluarën. Zgjimi i madh nuk do të ndodh së shpejti…

Blogeri i fundit rikthen në kohët e socializmit në Jemen, duke thënë:

Dhe duke menduar [në qytetin] e Anden në vitin 1972, i cili njiheshe nga socializmi, dhe vajza të reja dhe adoleshente të cilat shkonin në shkolla të mesme me të dashurit e tyre pa mos u kujdesur… Ky tregim më mërziti shumë dhe vetëm dua të pëlcas.

Tunizi: Al Radjef protestojnë – Kur blogerët bisedojnë pa zë për ta
Blogerët dhe aktivistët e Tunizisë u kthyen nga interneti me shumë pak, gati asnjë mbulesë të mediave qendrore për të ja përcjellë botës porosinë për fatkeqësinë e mijëra njerëzve të minierave të pasura me fosfor në Gafsa, Redjef dhe Om el Arajes.

Protestat e punëtorëve kundra inflacionit, rritja e shpenzimeve për jetesë dhe e drejta e punësimit në minierat e pasura, nga ana e qeverisë trajtohen me mbrojtje represive dhe pikërisht për këtë u burgosën shumë protestues. Për herë të parë deri më tani, blogerët e Tunizisë u bashkuan me aktivistët dhe shfrytëzuesit tjerë onlajn që të ju mundësojnë atyre pa zë që të flasën – në Tviter, si cicërimat e Huiedas; në lidhje me kontributin e grupit të Fejsbuk për vendosje të risive në lidhje me situatën (deri tani 134 anëtarë); me paraqitje të videove në JuTub (i cili është i ndaluar në Tunizi).<object height="355" width="425"></object><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/BArLUMkWFek&hl=en"></param><param name="wmode" value="transparent"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/BArLUMkWFek&hl=en" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" height="355" width="425"></embed>Kjo video, nga një Tunizian i lirë, paraqet disa nga protestat e familjeve të atyre që u burgosën gjatë shqetësimit. Në linkun më lartë janë të vendosura më tepër video.Gjithashtu, shumë nga këta hapësira onlajn ndajnë tekst të ngjashëm të krijuar nga Lidhja e të drejtave të njeriut në Tunizi (teksti është i paraqitur në gjuhën arabe nga Samsoum dhe në faqen zyrtare të lidhjes).Veç kësaj, ekziston edhe komitet lokal i cili është i krijuar me qëllim që ti përfaqësojë kërkesat e qytetarëve në Gafsa, i quajtur Comité de Soutien aux habitants du bassin minier de Gafsa (Lidhje për përkrahje të njerëzve nga zona e minierës në Gafsa), të cilën e krijoi grupi i Fejsbuk. për përkrahje.Në bloget, COS-MAUX-POLIS (Fr) shkruan dy postime: një për gjendjen dhe një tjetër për përgjigjen dhe dezinformatat nga ana e qeverisë së Tunizisë.<o:p></o:p>Shkrimi në arabisht, Fatma-Arabika incidentin e quan si Revolucion të urisë. Ajo vendos disa probleme në kontekst, duke thënë:

منذ 5 جانفي 2008 تاريخ اعلان النتائج النهائيّة لمناظرة انتدابات كوادر وأعوان شركة فسفاط قفصة اندلعت جملة من الاحتجاجات التى مازالت تعصف بأم العرايس والرديّف منذ أكثر من ثمانية أسابيع يخرج شباب الرديف ليعتصم بالخيام ويعلن اضرابا مفتوحا عن الطعام رغبة منه في تحقيق حدّ أدنى من العدالة الاجتماعيّة ومطالبا بحقّه في التشغيل …امّا في أم العرايس فان الارامل اللاتي فقدن معيلهن في حوادث شغل بالشركة لازلن منذ أكثر من شهر يسكنّ خيمة امام أقليم أم العرايس لشركة فسفاط قفصة يطالبن بتشغيل أحد أبنائهن

Në 5 janar ndodhën seri protestash prej kur u paraqitën listat përfundimtare të atyre që do të jenë të punësuar në kompaninë e fosforit në Gafsa, të cilat akoma vazhdojnë në Al Redjef dhe Om el Arajes. Më shumë se tetë javë, një i ri nga Al Redjef proteston në tendë me grevë urie, me qëllim që të fitoj të drejta minimale nga e drejta shoqërore dhe të drejtën e punësimit. Në Om el Arajes, shtëpitë që i kanë humbur në fatkeqësinë e kompanisë, akoma jetojnë në tenda në provincë të Om el Arajas,  të ndodhura në kompaninë e fosforit në Gafsa, ku ata protestojnë për punësimin e djemve të tyre në kompani.

Fatma gjithashtu paraqet edhe fotografi nga protestat.

Në ndërkohë, Karpediem-selim (Fr), paraqet postim të detajuar për brutalitetin e policisë ndaj grevistëve:

Les forces de l'ordre, qui sont présents par milliers, n'ont pas hésité à déployer des pratiques de barbares contre des citoyens qui demandaient un droit fondamental qui est le droit du travail : des coups de feu ont été entendues, des bombes lacrymogènes ont été jetées par centaines, des chiens de police traînaient dans toutes les rues de la ville, des manifestants ont été violemment battus en plein monde et des descentes policières nocturnes et musclées ont eu lieu, violant l'immunité des domiciles, qui a poussé plusieurs jeunes à fuir et à passer la nuit dans les montagnes entourant la ville. Un climat de frayeur a été instauré dans toute la ville en procédant à des intrusions menaçantes dans tous les quartiers assurant le bouclage total de la ville et l'arrêt de toute circulation…

Forcat policore, të cilat ishin të shumta, nuk hezituan të përdorin metoda barbare kundra qytetarëve të cilët i kërkonin të drejtat elementare të punësimit: u  dëgjuan krisma armësh, hidheshin lotsjellës, nëpër rrugë patrullonin qen policësh, protestuesit ishin të rahur publikisht në mënyrë brutale dhe në mënyrë agresive bastisnin natën, duke ulur imunitetin e shtëpive [të qytetarëve], të cilët detyruan disa njerëz të rinj të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe ta kalojnë natën në malet që e rrethojnë qytetin. Ekziston frikë e future në të gjithë banorët për shkak të akuzave për bastisje në të gjitha lagjet, bllokimin komplet të qytetit dhe ndalimin e të gjithë trafikut.

Brastos (Ar), shkruan për këta burgime, duke pyetur se kush janë krimet e tyre. Ai shkruan:

قلت انو هالاعتقالات شملت العديد من الناس .. سواء كانو مناضلين و كوادر نقابية محترمه .. والا حتى مواطنين “لا متسيسين” .. كل ذنبهم انهم قالو ياخي شبيها بلادنا غنيّة بالثروات ، و الفاقونات العام اثناش ن شهر وهيّ تحمّل في فسفاطنا و مشتقاتو .. و الاربعة و عشرين ساعة و نحنا نربشو في المناجم .. و فنينا اعمارنا فيها .. كيما فنوا اعمارهم الذين من قبلنا .. و الذين من بعدنا .. و بالرغم من هاذاكا نحن جواعى و بطالة ..

يمكن ذنبهم انهم المرّه هاذي قالو هالكلام بصوت مرتفع شويّة ..

Ata deklarojnë se disa njerëz janë të burgosur, përfshirë edhe aktivistët dhe përfaqësuesit e sindikatës, si edhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Faji i vetëm i tyre është ajo që ata pyetën se pse kur vend ii tyre është i pasur me minerale, ata punojnë në miniera 24 orë në ditë, e rrezikojnë jetën e tyre aty, si dhe jetën e atyre që kanë ardhur para tyre dhe gjeneratave që pasojnë, ata janë ende të uritur dhe të papunësuar? Ndoshta është gabim i tyre që kësaj radhe ata i treguan interesat e veta publikisht?