· janar, 2011

Artikujt rreth Lindja e Mesme e Afrika Veriore nga janar, 2011

Liban: Protesta për të mbështetur Egjiptin

  31 janar 2011

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011. Në kryeqytetin libanez, në Bejrut, afër ambasadës së Egjiptit po mbahen protesta solidariteti për të mbështetur protestuesit në Egjipt. Protesta të ngajshme po  mbahen në shumë vende të botës, meqë egjiptianët vazhdojnë demostratat kundër sundimit 30 vjeçar...

Egjipt: Protestat e 25 janarit në video

  27 janar 2011

Demostruesit dolën nëpër rrugët e Kairos dhe të shumë qyteteve të tjera egjiptiane, të martën më 25 janar, që përkon me festën shtetërore, "Dita e policisë", për të protestuar kundër sundimit autokratik 30 vjeçar të kryetarit Muhamed Hosni Mubarak. Shumë vëzhgues e vërejtën mungesën e mbulimit të protestave nga rrjetet kryesore të lajmeve, mirëpo videot e qytetarëve janë shtuar me të madhe në YouTube.

Algjeri: Algjerianët e përshëndesin guximin e popullit tunizian

  25 janar 2011

Të gjithë algjerianët e përshëndetën lëvizjen e rezistencës të popullit tunizian të cilët e rëzuan despotin Zine El Abidine Ben Ali [EN] pas 23 vjet sundimi të pasfiduar. Në çdo forum për diskutime, bloge dhe në Facebook, algjerianët nuk mund të gjejnë fjalë për ta përshëndetur guximin e tunizianëve dhe pyeten "Kush është tjetri me radhë?"