Global Voices në Shqip » Greece
Greqi: Protestë mbi transportimin e armëve në Izrael
Me luftën e cila ka marr vrull në Gaza, informatat nga lajmet që u shfaqën në fillim të këtij muaji për dërgimin jashtëzakonisht të madh të armëve nga Shtetet e Bashkuara për në Izrael nëpërmjet të limanit privat grek Astakos shkaktuan zhurmë edhe në mes të bllogerëve grek. Ata kanë shfrytëzuar Tviter të hetojnë në lidhje me rastin dhe të bëjnë presion ndaj qeverisë për ta ndaluar transferimin.
Shpërndarja e municioneve ishte ndërprerë, menjëherë pasi që qeveria greke u sulmua nga partitë opozitare dhe Amnesti International bëri thirrje për embargo të armëve.
Në fillim, burime zyrtare kundërshtuan nga agjencia e lajmeve ndërkombëtare Rojters nga 9 Janari. Por, ajo ishte zbuluar nga ana e shfrytëzuesve të Tviter dhe e hetuar që kur Indy.gr – një degë ë grupit Indymedia Athens – siguroi përkthim të artikullit në greqisht.
Ishte paraqitur ideja që të organizohet embargo në liman dhe pastaj kjo plotësisht ishte transmetuar në Tviter:
itsomp: http://is.gd/f8Wa A mundet ne të organizojmë embargo në Limanin Astakos? Vetëm në anijet amerikane dhe izraelite…
Disa transmetuan kërkesa direkt deri te Ministri grek i punëve të jashtme, ueb ekipi i të cilit udhëheq me akauntet e Tviter:
magicasland: @Dora_Bakoyannis τι γίνεται με το φορτίο του Αστακού; Δε θέλουμε εμπλοκή της Ελλάδας στο μακελειό της Γάζας
Dora Bakojanis, çka ndodh me anijet transportuese në Astakos? Ne nuk duam që Greqia të ngatërrohet me masakrat në Gaza.
Duke e ndërpre praktikën e mëparshme, që të mos bisedojnë nëpërmjet të Tviter, ekipi i Ministrit u përgjigj drejtë për së drejti:
Dora_Bakoyannis: @olrandir, @asteris, @gtzi, @magicasland, Απάντηση ΝΜ και για Αστακό, http://tinyurl.com/9ts6xw
… përgjigje për Astakos, http://tinyurl.com/9ts6xw
Linku dërgon deri te deklarata oficiale e Ministrit, ku qëndron se transportimi i armëve përmes Astakos ose limaneve tjera greke “nuk është pyetje” dhe në mënyrë të paqartë i mohon burimet gazetareske për të kundërtën.
Megjithatë, bllogeri Odysseas deri atëherë e kishte vendosur kërkesën për ngarkim në ueb faqen federale të SHBA-ve:
Στην παρακατω παραπομπη θα βρειτε το σημα που εξεδωσε το Αμερικανικο ναυτικο για μεταφορα πολεμικου υλικου απο το λιμανι του Αστακου στο Αστοντ του Ισραηλ. Το φορτιο υπαρχει ηδη και περιμενει αναδοχο μεταφορεα.
Në linkun vijues mundeni të gjeni të dhëna nga marina në SHBA në lidhje më anijen transportuese të municionit nga limani Astakos deri në Ashdod, Izrael. Ngarkesa ekziston dhe pritet kontraktues për transport
Kështu shfrytëzuesit e Tviter vazhduan me presionin, pavarësisht nga mospranimi zyrtar:
magicasland: @Dora_Bakoyannis και η αμερικάνικη σελίδα που αναφερει το φορτιο τι είναι τότε;
Dora Bakojanis, atëherë, çka është me ueb faqen (kërkesën) për transport?
Ditën vijuese, mediat për shtyp lajmëruan se transporti nëpërmjet të rrugës me anije ishte pezulluar. Ky lajm, gjithashtu, ishte paraqitur shpejtë:
myrto_fenek: Αναβλήθηκε, λόγω των συγκρούσεων στη Γάζα, η αποστολή πολεμοφοδίων μέσω του Αστακού
Transferimi për municion përmes Astakos ishte anuluar për shkak të konfliktit në Gaza!
Bllogeri magicasland.com përmbledh rezultatet:
Σημερινή δημοσίευση του ΑΠΕ αναφέρει ότι αναβλήθηκε η μεταφορά του φορτίου των 325 κοντέινερ με πολεμοφοδία από τον Αστακό στο λιμάνι Ασντοντ [..] Το μόνο σίγουρο είναι πως το φορτίο θα μεταφερθεί κάποια στιγμή. Αρκεί όμως να μη μεταφερθεί τώρα και από εδώ.
Në buletinin APE [agjenci lajmesh greke] sot përmendën që transferimi i 325 konteinerave të municioneve me anije nga Astakos deri te limani Ashdod ishte anuluar. [..]. Sigurisht që mjeti transportues do të dërgohet ndonjëherë; vetëm të mos jetë tani dhe prej këtu.
Bllogeri coolplatanos kërkonte edhe më tej, duke zbuluar edhe një kërkesë shtesë për dërgim të armëve me anije, duke përsëritur se kërkesa origjinale është pezulluar:
έχει υπάρξει και προγενέστερη προκήρυξη ναύλωσης με ημερομηνία ανάθεσης της σύμβασης την 6η Δεκεμβρίου του 2008 (πρώτη δημοσίευση μάλλον στις 4 Δεκεμβρίου) πάλι από το αμερικάνικο πολεμικό ναυτικό. Αυτή η ναύλωση αφορά και πάλι πυρομαχικά και μεγαλύτερο όγκο φορτίου, αφού ζητείται πλοίο ελάχιστης χωρητικότητας 989 TEU’s[..]
Πάντως σήμερα 13 Ιανουαρίου και ώρα 9:05 am (Αμερικής φαντάζομαι) υπάρχει ενημέρωση στη σελίδα του μειοδοτικού διαγωνισμού για τη ναύλωση του πλοίου που αφορούσε τα 325 κοντέινερ και η ένδειξη ότι “ακυρώθηκε προς το παρόν”.
Τις παραπάνω ναυλώσεις τις έψαξα μέσω google αυτοσχεδιάζοντας [..]
… gjithashtu kishte lutje të mëhershme me datë nga 6 dhjetor 2008, (për  herë të parë e paraqitur me 4 dhjetor), përsëri nga ana e marinës së SHBA-ve. Kjo është edhe një kërkesë për municion, këtë herë për sasi më të madhe, përderisa është kërkuar anije më kapacitet minimal prej 989 TEU. Për çdo rast sot me datë 13 Janar [09:00 EST], faqja me kërkesën për anije me peshë 325 TEU është rishfaqur si “e anuluar për tani”.
Unë i shikova kërkesat e lartpërmendura duke improvizuar me kërkesë nga Google
Maqedonia: Blogerët diskutojnë samitin e NATOs dhe Greqinë
Javën e kaluar në blogosferën maqedone temë kryesore  ishte pengimi i ftesës së Maqedonisë për hyrje në NATO nga ana e Greqisë. Vijon një pasqyrë e disa reagimeve të para tipike rreth këtij lajmi.
Disa ditë para Samitit, Filip Petrovski e përshkruajti atmosferëen në vend:
I pabesueshëm është tensioni që këto ditë e ndjejmë në vendin tonë. Samiti i NATOs që do të mbahet në Bukuresht në gjithë rajonin krijon një atmosfere të rëndë pritjeje. Kjo është një e panjohur absolute për atë se çka do të ndodh në fund. Përfundimi dhe pritja e tij janë pjesë e pashmangshme jetëve tona, diskutimeve më të thjeshta… Këto ditë morra pjesë në një diskutim mes dy shokëve që kishin mendime të ndryshme rreth qëndrimit tonë pas propozimit të fundit të ndërmjetësuesit Nimic. Përndryshe, këto dy asnjëherë më parë nuk i kisha parë të jenë nervoz, agresiv apo jotolerant për çështje nga lëmia e politikës dhe historisë në diskutimet ndërmjet tyre. Mirëpo, këtë herë nuk ishte ashtu. Njëri prej tyre, thjeshtë, u ngrit dhe shkoi, duke mos hequr dorë prej qëndrimeve të veta.
Kur më date 2 prill u kuptua se Greqia do ta ndalojë NATOn të arrijë konsensus për thirrjet për anëtarë të rinj, dhjetëra blogerë maqedonas reaguan me postime të hidhura.
Disa vendosnin foton e flamurit aktual të Maqedonisë në faqet e tyre, ndërsa të tjerët përdornin flamurin që përdorej prej 1992-1995, me diellin e Verginës, i cili nuk përdoret zyrtarisht për shkak të kundërshtimit nga ana e Greqisë. Shumica, si p.sh. blugu Toast Government dhanë mendim se qëllimi i fundit i Greqisë është negacioni komplet i identitetit maqedonas dhe zhdukja e kombit. Bashkë me urimet  për Kroacinë dhe Shqipërinë, disa blogerë i rekomandojnë popullit maqedonas të jenë të bashkuar në kohë të fatkeqësive dhe i ofrojnë ide Qeverisë së Maqedonisë si të veprojë në të ardhmen.
Që ditën e nesërme filluan të paraqiten postime më optimiste, shpesh të shoqëruara me klipe te këngëve mqedone. P.sh. një bloger thotë se nuk është “fundi i botës”.
Njerëzit i ka kapur një çmendi dhe histeri që në mëngjes. Hyjnë dhe dalin nga zyra ime dhe vetëm dëgjoj ofkëllime, NATO (eh moj nato, kolege) , VETO, Meto…
Blogimi tani për tani mbahet, por shoh se po lëshon. Çka do kishim bërë, te rinia e mërzitur, te nuk e di çka. Aman  o njerëz, po kështu nuk u frikuat kur filloi lufta në vitin 2001. Haj, ç’të bëjmë, të gjuajmë dhe të presim ditën e gjykimit. Siç shoh dielli lindi përsëri, shtëpia është po aty ku ishte edhe dje, fabrika gjithashtu, a edhe puna po më pret përsëri!!!
Zoriv, në mënyrë ironike tregon në tentimet greke që ta monopolizojnë trashëgiminë historike botërore, sepse pasardhësi i vërtetë i Aleksandër Makedonskit nuk do të tregonte frikë se “vendi i tij do të sulmohej dhe pushtohej nga një vend pesë herë më i vogël se ai”.
Blogerët të promovojnë pacifizëm principiel, si Anti dhe Bi, përsëri e treguan qëndrimin e tyre për mospjesëmarrje në aleanca të luftës, të cilin e kanë të publikuar edhe më parë me kërkesë që Maqedonia të mos merr pjesë në luftërat në Irak dhe Afganistan.
Kalina  reagoi në formën e re të skepticizmit për integrimin në NATO dhe BE, duke cekur se në mediumet maqedonase pas dështimit në Samitin janë shfaqur shumë analistë jokonsistent, të cilët asnjëherë më parë nuk e kanë kundërshtuar këtë përcaktim shumëvjeçar strategjik, e tani flasin për të hequr dorë nga përpjekjet për anëtarësim.
Ekspertët për të drejtat e njerëzve Mirjana Najçevska dhe Zharko Trajanoski, mbajnë përgjegjëse Qverinë për dështimin e plotësimit të obligimit që kanë marrë përsipër, hyrja e RM në NATO – veçanërisht me paralajmërime të mos përdoret fuqia e madhe obstruktive e Greqisë si burim për të gjitha dështimet e Maqedonisë.
Bazhdarxhiu dha kritika për gazetarët maqedonas të cilët në shenjë proteste e kanë lëshuar konferencën për mediume të Ministres greke në Bukuresht:
E dëgjoj këtë dhe nuk mund të fryhem së çudituri për marrëzinë krenare të gazetarëve. Në vend që të mbeten në shtyp dhe të bombardojnë me pyetje me të cilat do ta zënin politikën fashiste greke lakuriqe, ata vendosën të shkojnë. Madje nuk u tha se shkuan me potere, kanë bërë diçka me çka do ta kthejnë vëmendjen, por vetëm se ua kanë kthyer shpinën. Në ikjen e tillë Dora me siguri u është falënderuar në mend.
Ditët e ardhshme, të vetëdijshëm për nevojën e komunikimit me botën, sa më shumë blogerë maqedonas filluan të publikojnë edhe në gjuhën angleze.
VBB me shembuj historik tregon në joqëndrueshmërinë e argumenteve greke:
Ekziston një ishull i quajtur Irlanda. Për arsye historike të ngjashme me ato të përshkruara më pare, kjo hapësirë gjeografike ka qenë e ndarë në mes Republikës së Irlandës (shtet i pavarur si Republika e Maqedonisë) dhe Irlanda Veriore, pjesë përbërëse e një shteti tjetër – Britania e Madhe (ngjashëm me provincën greke Maqedonia). Mbretëria Britanike në të kaluarën ka zbatuar masa të ashpra në territoret e saja irlandeze, ndër të cilat edhe kolonizim të elementeve besnike të saja nga Britania e Madhe. Në parim ngjarja është e njëjtë si me Greqinë. Por, ka një dallim, se sot Britania e Madhe nuk kërkon që Republika Irlandeze ta ndërrojë emrin e saj kushtetues.
Duke marrur parasysh ndikimin e politikës në jetën e përditshme në Maqedoni, me siguri integrimi në NATO do të mbetet një ndër temat politike më të diskutueshme për blogerët e Maqedonisë edhe në të ardhmen e afërt.