tetor, 2008

Artikujt nga tetor, 2008

Arabi: Ferexheja me një sy

Një shkencëtar islam nga Arabia Saudite bën thirrje që gratë të cilat deri tani kanë mbajtur ferexhe e cila u lejon t’i kenë zbuluar të dy sytë, tani të mbajnë ferexhe e cila do të zbulojë vetëm njërin sy. Bllogerët e vendeve arabe reagojnë.

Kanada: Vrasja e grave vendase në qendër të vëmendjes

  22 tetor 2008

Prej Gratë bëjnë filma kuptuam për filmin dokumentar kanadez i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit kah zhdukja dhe vrasja e më tepër se 500 grave aborigjene në Kanada në 30 vitet e fundit. Filmi quhet Finding Dawn (Të gjesh Daun -agimin), i Kristin Vellsh. Filmi është emëruar sipas Doun Grej e cila ishte viktima e 23 ADN e së cilës u gjet në hulumtimin më të madh të vrasjeve në seri në Kanada prej vitit 2002 – 2004. Filmi u përqendrua në këtë ngjarje, si dhe në raporte dhe ankesat për shkak të pasivitetit të pushtetit në lidhje me zhdukjen e këtyre grave kanadeze aborigjene dhe luftës që bëjnë familjet e këtyre grave për të gjetur drejtësinë.

Maqedoni: Dita e softuerit të lirë

Me rastin e ditës së softuerit të lire, Softueri i lirë Maqedoni, për të tretën here me radhë ka organizuar në qendër të Shkupit një manifestim. Në 4 tetor ata shpërndanë fletushka dhe disqe me Ubuntu Linux, të cilat u përgatitën posaçërisht për këtë rast dhe gjithashtu në të u përfshinë aplikacione falas për sisteme tjera operative, si dhe në të u përfshi edhe filmi për kulturën pirate suedeze “Steal This Film.”