See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

GV Manifesto

Besojmë në lirinë e të shprehurit: në mbrojtjen e të drejtës së të folurit – dhe të drejtës së dëgjuarit. Besojmë në qasje universale në mjetet e të folurit.

Për këtë, tentojmë t’ia mundësojmë secilit që dëshiron të flasë t’i ketë mjetet e nevojshme për të folur – dhe secili që dëshiron të dëgjojë atë fjalim, të ketë mjetet për ta dëgjuar.

Falë mjeteve të reja, të folurit nuk ka nevojë të kontrollohet nga ana e atyre që i kanë mjetet për botim dhe distribuim, ose nga qeveritë që do të kufizonin mendimin dhe komunikimin. Tani, secili mund të zotërojë fuqinë e shtypit. Secili mund të t’i tregojë botës ngjarjen e vetë.

Tentojmë të ndërtojmë ura në mes rrymave që i ndajnë njerëzit, si dhe të bëjmë që ato të kuptojnë njëri tjetrin më mirë. Tentojmë të punojmë së bashku në mënyrë më efikase, dhe të veprojmë më fuqishëm.

Besojmë në fuqinë e komunikimit direkt. Lidhja në mes individëve nga vende të ndryshme të botës është personale, politike dhe e fuqishme. Besojmë se konverzacioni përtej kufijve është thelbësor për një të ardhshme të lirë, fer, prosperuese dhe të qëndrueshme – për të gjithë qytetarët e planetit tonë.

Përderisa vazhdojmë të punojmë dhe flasim si individë, ne tentojmë t’i identifikojmë dhe përparojmë interesat dhe qëllimet tona të përbashkëta. Premtojmë se do të respektojmë njëri tjetrin, do ta ndihmojmë, mësojmë atë dhe do të mësojmë prej tij, si dhe do të dëgjojmë njëri tjetrin.

Ne jemi Global Voices.