Madagaskar: Leksione të marra pas ciklonit të 3 të ashpër (Jokwe) brenda një muaji

Prej kah fundi i Janarit, 3 ciklone tropikaleashpra e goditën Madagaskarin, i fundit nga ata cikloni Xhokve (Jokwe) krijoi shembje të tokës në pjesën veriore të Madagaskarit, shkatëroi 40 shtëpi dhe la pa kulme mbi kokë 400 njerëz në Nosi Bi (Nosy Be). Gjithashtu ishte i goditur edhe qyteti Antisaranana, por jo me aq ekstenzivitet, kurse Xhokve tani shembën shtëpi në bregun Mozambik. Loja e mërzitshme e fjalëve se sezoni momental i cikloneve megjithatë është shaka e keqe (“Jok(w)e”) i nxiti blogerët që të bindin qeveritarët në parapërgatitje më të përshtatshme për katastrofat natyrore. Me analizë të shkaktarëve të shkallës së lartë të dëmeve kur do të ndalohet shembja e tokës, mund të ndihmon në ndalimin e katastrofave më të mëdha, veçanërisht që cikloni i 4 tropikal, Kamba, tani më formohet në 700 milje në lindje të Madagaskarit.

jokwe revised
( imazhi i marrë prej planete vivante)
Мari Sofi (në frëngjisht) dhe Tomavana (në maglash) i vendosin arsyet për dëmet e mëdha të cilat provokohen nga ciklonet në Madagaskar.

Sipas Tamavanës (mg):

“ny orana[..], fisondrotry ny haavon’ny ranomasina [..], ny onja ateraky ny rivomahery [..] sy ny rivotra [..]no tena fototr’ireo fahasimbana ”

Reshjet atmosferike [..], ngritja e nivelit detar [..], fuqia e gjatësive valore oqeanike të provokuara nga stuhia [..] dhe era e fuqishme [..] janë 4 nga arsyet kryesore për shkatërrim.

Mari Sofi sqaron se (fr):

au nombre des victimes corporelles, souvent important (environ 6 000 décès chaque année), s’ajoute un nombre de sans-abri [..]; les habitations y sont généralement très loin d’une conception paracyclonique adaptée [..]. Les conséquences économiques peuvent également être liées à l’interruption des liaisons aériennes et maritimes ou aux dégâts portés aux réseaux divers (eau, téléphone, électricité) […]parmi les atteintes portées à l’environnement, on distingue les effets directs (destruction de forêts par les vents, dégâts des inondations, etc.) et les effets indirects (pollution des côtes par un naufrage, effets dus à un accident industriel ou technologique, etc.)

Shpesh herë jo vetëm humbja e njerëzve është e rëndësishme (mesatarja 6.000 viktima në vit), me rëndësi është që dikush ta merr parasysh edhe numrin e njerëzve pa kulme mbi kokë […]. Me gjithë preventivën e ciklonit shtëpitë në numrin më të madh të rasteve nuk planifikohen [..]. Pasojat ekonomike në llojit të këtillë të katastrofave njëjtë kanë rol të rëndësishëm në pasojat indirekte: ndalesë e fluturimeve komerciale, shkatërrim i energjisë elektrike, linjave telefonike dhe ujësjellësit [..] nga pikëpamja ekologjike, dëmet mund të jenë direkt (shkatërrime të pyjeve, përmbytje), por edhe në mënyrë indirekte, ndotjet e paraqitura nga qarkullimet e mëdha të vaporëve, fatkeqësi industriale dhe të tjera…

Xhoan përmend shumë оrganizata për ndihmë dhe shpëtim në të cilat mund të dhurohet për viktimat e cikloneve të fundit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.