Disa shtesa për faqen fillestare të Global Voices

Që më tepër se katër vite që ekziston projekti, Global Voices është rritur më tepër se përmbledhjet e gjithë komentareve të blogut global që zënë pjesën më të madhe në faqen tonë fillestare. Në rast se nuk e keni vërejtur, rishtazi kemi bërë ca ndryshime në faqen fillestare të Global Voices që jep një dukje më të mirë dhe mundëson qasje të lehtë në komponenta të ndryshme të projektit tonë.

Faqet Lingua për përkthim, që përkthen përmbajtjen e Global Voices nga anglishtja në më tepër se trembëdhjetë gjuhë tjera (dhe rritet) janë tani më mirë të lidhur me një box në krye të anës së djathtë të faqes fillestare.

Faqja kryesore për seksionin e Reportazheve Speciale, që tenton të përmbledhë volumin masiv të komenteve të mediave të qytetarëve për temat si Protestat e Burmës të vitit 2007, Atentati i Benazir Butos, Krizat e Kenisë pas zgjedhjeve dhe, më e reja protestat në Tibet, tani është e lidhur nga reshti për navigim nën logon e Global Voices, dhe linket me faqet e veçanta të Reportazheve speciale janë të theksuara pikërisht nën postimet e veçuara.

Dhe i fundit, por jo më i vogli, linket e rëndësishme të seksionit tonë, Rising Voices, Global Voices Advocacy dhe projekti jonë i veçantë për zgjedhjet në SHBA Voices without Votes (Zërat pa vota), tani janë të paraqitur pikërisht para linkeve të shkurta në anën e djathtë të faqes fillestare.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.