Kuba: Blokim i Blogerave

Dëshironi ta çoni blogsferën kubaneze që të shkruaj? Ndalonja qasjen në blogun më të popullarizuar. Pasi që autoritetet kubaneze këtë javë ua bënë pikërishtë këtë disa blogeve të papërmbajtura, të përkushtuara Havanës, diaspora e blogereve tërësisht i përkrah blogerat kubanez – veçanërisht Joani Sançez dhe blogun e tij të popullarizuar Gjenarata Y, i cili siapas këtij posti shifet si shenjë kryesore.

GY 2

El Diario de la Resistencia II dhe Cuba File citojnë prej tregimit të Rojters:

Sançez, blogu Gjenerata Y i cilit tërhoqi 1.2 milionë vizitorë në shkurt, flet që kubanezët më tej nuk do të mund të vizitojnë web faqen e saj (http://www.desdecuba.com/generaciony/) dhe dy bloge tjera fillestarë, të vendosur në një veb faqe në server në Gjermani.

Gjithçka që mund të shohën është porosia “Gabim në shkarkim”.

Trekëndëshi kubanez, prapë se prapë, në bashkëpunim me shoqërinë nga Kuba, lajmëron se “faqet ishin të bllokuara dhe pas kësaj ‘qasje e ngadalshme’ ishte e lejuar.” Por, kjo ‘qasje e ngadalshme’ nuk e ndryshoi mendimin e El Kafe Kubano,I cili krahason regjimin e Raul Kastros me aparthejd:

Mediumet dhe disa blogera lavdërojnë sikur ai të jetë ndonjë lloj i shenjtë ose katalizatorë i LIRISË. Njerëz, ai shfrytëzon modelin kinez! Au, kompjuterët tani janë në dispozicion, por asnjë nuk mund të lejon, ndërsa tani siç po shikoni edhe interneti është i kufizuar.

Blog për Kubën shton:

Çka do të bëjnë kubanezët me gjithë ata kompjuterë? Një gjë është e sigurtë, nuk do t’i lexojnë bloget kubaneze të cilat kundërshtojnë. Reformatori Raul qëndron si Raul tirani.

Blue Star Kronikëls aspak nuk është e befasuar, por pranon që është pak e shqetësuar:

Apo progresivët (aka komunist) nga vendi i juaj thjeshtë e duan formën momentale të qeverisë Kubaneze? Shpesh dëgjoj si është më së miri në raport me ne. Shpesh dëgjoj se si ata kanë sistem më të mirë për sigurim shëndetësor, etj. Natyrisht, njerëzit të cilët e flasin këtë, gati gjithmonë janë pasanik liberal , të cilët nuk duhet të jetojnë në kufijtë e diktatorëve të parëndësishëm. Nuk kam parë ndonjë nga ata të lëviz atje.

Tim Vorstal përsërit ndjenjën e vetë në këtë pоst, përderisa а TonyTeri.com pranon që “I nevojshëm është guxim i madh (nga Sançez) që të shkruaj tema të cilat përshkruajnë ate çka ka bërë ajo. Ajo, patjetër të endet për të bloguar në Kuba prej hoteleve ose hapësirave të tjera me qasje interneti zakonisht të rezervuar për të huajt.” Nënvizim i kësaj çështje është 1Klik2Kuba:

Blogimi ne Kuba mund të të paraqesë probleme të mëdha (përkthim: burg), por ky kërcënim nuk i ndalon mijëra blogerë të ishullit të cilët ishin të prerë ta dërgojnë porosinë e tyre. Në kohë të fundit, blogerët kubanez vishen si turist, e ndryshojnë akcentin dhe fshehtas e shfrytëzojnë internetin e hoteleve (qasja e internetit nuk është e lejuar për njerëz me prejardhje kubaneze). Kur është brenda hotelit Joani Sançez, patjetër të shkruaj shpejtë. Jo vetëm për shkak të frikës që mos zbulohet, por për shkak se qasja onlajn është shumë e shtrenjtë. Një orë onlajn kushton 6$, që është ekuivalente me gjysmën e mesatares së fitimit të nje kubanezi. Blogerat e pamvarur patjetër të ndërtojnë faqe të veta në serverat jashtë Kubës dhe për shkak të saj kanë më shumë lexues jashtë Kubës se sa brenda saj.

Lexuesit kryesisht vijnë nga teritoret tjera Karibiane dhe Fëmiu i Revolucionit (Child of the Revolution) konstatojnë që „tentimi për ndalje efektive të blogut të dikurshëm fitoi mbulesë të gjerë në mediat internacionale, në tregje të ndryshme si Rojtari i Diellit dhe gazeta ditore e Londrës Mbrojtësi.”

Xheferson Livs lajmëron perspectivë të kujdesshme të situatës, deklaruar:

Gjithmonë e kam mbështetur faktin magjepsës se çdo shtet mund të ketë ligje të veta që sillen në diçka që paraqet rrjet global. Megjithatë është shumë e vështirë të regullohet diçka në nivel globag. Sidoqoftë, liria dhe informatat shfrytëzuese gjithmonë ndërpriten me kufizmin e lirë të shtypit dhe me të drejtën e paraqitjes në nivelin global. Me këtë paraqitet pyetja e radhës, , a i shkel Kuba të drejtat tehemelore të qytetarëve në zonë pa kufi në US me kufizim të web faqeve të të gjithëve apo vetëm të qytetarëve të vetë?

…ndërsa Ankomon Sens pyet:

Kërkoni mënyrë të lehtë që t'ia punoni diktaturës kubaneze?
Vizitoni Generata Y, blogu më i popullarizuar për Kubën.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.