Јordani: Mbretëria debiton në JuTub

Mbretëresha Ranija nga Jordani i’u bashkëngjit shumë shfrytëzuesve të JuTub, për kënaqësi të blogerëve jordanez dhe video blogerëve të Lindjes së Mesme. Në orvatje për të thyer stereotipat dhe të futet në bisedat internacionale, videoja u paraqit në JuTub me porosinë vijuese:

Mbretëresha Ranija rifillon pjesëmarrjen e saj në JuTub më këtë video ekskluzive.
Shikoni klipin për ta dëgjuar porosinë e saj dhe pastaj bashkangjituni në bisedë.

Porosia fillon me:

Në botë në të cilën është shumë e thjeshtë të lidhemi me njëri tjetrin, ne akoma qëndrojmë të mbyllur. Ekziston një botë e çuditshme në të cilën ne nuk mund të jetojmë për shkak të stereotipave. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme ti bashkojmë forcat tona, bashkërisht të përpiqemi ti tejkalojmë ata keqkuptime. Vërtet jam e befasuar nga disa pyetje të cilat mi parashtruan për botën arabe dhe për Lindjen e Mesme. A i urrejnë të gjithë arabët amerikanët? A munden të punojnë gratë arabe? A ekzistojnë Jutuber në Jordani?

Sipas faqes personale të mbretëreshës Ranija:

Mbretëresha Ranija paraqiti faqe oficiale JuTub me porosi ekskluzive për dialogun kulturor të thyerjes së stereotipave. Faqen mund ta vizitoni në madhërinë e saj në: http://youtube.com/QueenRania.

Në video, mbretëresha Ranija dërgon thirrje te video blogerët ti dërgojnë disa nga ndodhitë e gabuara të cilat njerëzit i kanë për botën arabe. Ajo thotë:

Prej tani e deri më 12 gusht, e cila është ditë internacionale e rinisë, shpresoj se nga Jutuberët do të pranoj disa nga pyetjet dhe stereotipat e zakonshme të cilat ata i kanë dëgjuar për botën arabe, të cilat unë do të përpiqen ti thyej një nga një. Gjithashtu i kurajoj Jutuberët të më ndihmojnë dhe të dërgojnë ndonjë nga stereotipat, me të cilat unë do të mbështes aftësitë dhe kreativitetin tuaj që ta mbarojmë këtë proces.

Nasim Tatavnah është i shqetësuar për shkak të video blogerit të mbretëreshës dhe deklaron:

Si duket ka kaluar shumë kohë prej kur pyeta nëse mbretëresha Ranija është bloger. Para pak kohësh ajo bëri hapa përpara dhe u bë video bloger.

Ai më tej shton:

Kjo është një iniciativë shumë e mirë (dëshiroj që unë të isha kujtuar i pari) dhe paraqet një prej atyre veb projekteve 2.0 të cilat deri më tani asnjëherë nuk u bën në këtë nivel dhe në atë kontekst. Për çdo rast, komentet do të jenë edhe më interesante për tu lexuar, pa marr parasysh a do të jenë pozitive, negative ose ofenduese. Ajo është një botë e lirë dhe e krisun të cilën e quajmë Internet. Megjithatë, do të jetë interesante të shikohet si do të zhvillohen përgjigjet. Mbajeni në mend, kjo është për stereotipat arabe, ndërsa arabët dallojnë për nga kultura, politika, ekonomia, por bile edhe standardet religjioze; përgjigja e këtyre pyetjeve nga mbretëresha e Jordanit mund të jetë e rëndë. Detyrë tjetër e rëndë mund të jetë manovrimi nëpërmjet pyetjeve religjioze të cilat do të parashtrohen, detyrë për të cilën mendoj që mbretëresha nuk duhet ta fillon për shkak të keqkuptimeve të kohëve të fundit.

Megjithatë, pyes a do të jetë kjo paraqitja e vetme ose do ta shikojmë më shpesh mbretëreshën duke bloguar video në JuTub. Pyes nëse edhe mbreti Abdullah do ti ndjek hapat e saj, edhe megjithëse mendoj se ajo do të ishte një ide e keqe nga arsye të parapara.

Hnobeizah, i cili lidh deri te videoja, la porosi të thjeshtë. Ai thotë:

Mbretëresha Ranija e rifillon pjesëmarrjen e saj në JuTub me këtë video ekskluzive. Të marrim pjesë!

Bashkatdhetari Hani Obaid e komenton postimin, duke thënë:

Në momentin e parë mendova që kjo është një lloj shakaje si profili i fejsbuk që ishte i krijuar për familjen mbretërore, por pastaj e shikova videon dhe isha i befasuar pozitivisht. Kjo është e jashtëzakonshme.

Deri më tani faqja ka grumbulluar 72 komente.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.