Libani: Zgjedhjet presidenciale dhe intervenimi nga jashtë

Libani është plot pesë muaj pa kryetar. Kryeparlamentari i ka shtyer zgjedhjet për të 15tën herë deri më tani. Në Liban, parlamenti i cili përbëhet prej 128 deputetëve, duhet të mblidhet që të zgjedhin kryetarin e republikës. Kjo akoma nuk ka ndodhur.

Kryeparlamentari ka deklaruar se qeveria nuk është kushtetuese dhe nuk mund të jetë prezent në asnjë mbledhje parlamentare. Qeveria, që u zgjodh nga kryetari, ashtu siç është përcaktuar me kushtetutë, përbëhet prej 30 ministrave të cilët përfaqësojnë shumicën e grupeve politike.

Pesë ministra të opozitës dhanë dorëheqje muaj më pare dhe akoma nuk janë pranuar dorëheqjet e tyre zyrtarisht. Kjo, si pasojë e vrasjes së Ministrit Pjer Gemajel, e la qeverinë të cunguar nga përfaqësimi origjinal politik i saj.Kryeministri refuzoi të bëjë me dije për thirrjet nga ana e opozitës që të japë dorëheqje dhe ka deklaruar se do veprojë ashtu vetëm kur të zgjidhet kryetari i ri. Të dyjave, qeverisë dhe opozitës të përkrahura nga fuqitë kundërshtare regjionale dhe ndërkombëtare, asnjë zgjidhje nuk u duket e mundshme derisa këto fuqi nuk gjejnë ndonjë zgjidhje të përbashkët apo kompromis.

Grindja politike në mes partive të ndryshme ka arritur në nivel të rrezikshëm sa që këtu tek njerëzit ekziston frika për luftë qytetare – veçanërisht kur trazirat rrugëve po pëlcasin shpesh në mes përkrahësve të grupeve të ndryshme.

Dy blogerë kanë shkruar për intervenimin e jashtëm dhe ndikimin në zgjedhjet presidenciale:

In the Middle of the East (NëMes tëLlindjes) shkruan për vizitën e Samir Gagesë, kryetari i Partisë së Forcave Libaneze në Shtetet e Bashkuara dhe kupton se Shtëpia e Bardhë mund ta zgjedhë për president të Libanit:

Samir Gagea, prijës i forcave krishtere djathtiste të Libanit, i dënuar për 4 vrasje të ndryshme duke përfshirë edhe atë të kryeministrit të Libanit dhe prijësi krishterë rival të tij Deni Shamun, e gjithë familja e të cilit u eliminua bashkë me të, është njeriu me më tepër vrasje dhe krime lufte në ndërgjegjen e tij se kushdo tjetër në këtë shtet ku kriminelët e luftës nuk mungojnë. Prapë kur vizitoi ekipin ‘ose je me ne ose me terroristët’ në Shtëpinë e Bardhë, ngrohtësisht u pranua nga secili në departamentin e Lindjes së Mesme, e lart gjer te Rajsi. Për dike mund të jetë terrorist e për tjetrin mund të jetë njeri i cili lufton për liri.

[…] Franklin Lamb e bën të madhe vizitën e tij (këtu në Kaunterpanç), dhe le të kuptohet se Gagea mund të jetë favorite i ri i Shtëpisë së bardhë për postin presidencial.

Jeha’s Nail brengoset për çështjen e politikanëve Libanez që dalin jashtë shtetit të marrin përkrahje prej forcave rajonale dhe ndërkombëtare për aktivitetet e tyre politike. Përkrahje që do t’i bëjë ata pionë në lojën rajonale të shahut:

Është spektakël që të brengos të shohësh politikanët tanë lokal që udhëtojnë mbarë botës, vrapojnë përreth të takojnë të mirën (jo aq) e botës, dhe fitojnë përkrahjen e tyre. Brenga ka të bëjë me dinamikën aktuale të vendit tonë…
Në shtetet normale, gjithë ky udhëtim dhe vizitë bëhet brenda “në shtëpi”. Në kërkimin e tyre për të arritur statusin përfundimtar “Alpha Male”, politikanët llafosen me komisionarët lokal, shtrëngojnë ca duar, bindin turmën e pangopur në furi të përkrahjes, ose shfaqin disa bebe.
Në Liban, udhëtimi dhe vizita e tyre zbatohet “extra muro”. Në kërkimin e tyre për statusin përfundimtar “Alpha Male”, politikanët Libanez llafosen me komisionarët regjional, puthin ca duar (ose më keq), u japin mito (“blejnë”) turmave të pangopura që të përkrahin furishëm, ose shfaqin disa bebe të vdekura.
[…] Në mungesë të efektit stabilizues të shtetit, dikush duhet të paguajë që të mbahet ekuilibri i fuqisë së brendshme të shtetit. Dhe, që prej Zombive të “Partive të brendshme” kanë vlerë të vogël ekonomike, “Prolat” nuk mund t’i lejojnë vetes të financojnë një parazitizëm të tillë shoqëror.
Pra, mbështetja mund të jetë vetëm nga jashtë, dhe secili lider duhet të gjejë klient që do të përkrahë varësinë e tyre politike. Deri në një nivel, të gjithë politikanët tone janë bërë pionë në lojën e shahut. Mund të përpiqen të jenë oportunistë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.