Vlog Internacional: Bashkëpunim pa kufi

Video Blog International LogoVlog internacional është project me të cilin ofrohen vlogerët të cilët flasën spanjolisht: njerëzit i vendosin idetë e tyre, zgjidhet njëra dhe çdonjëri nga ata e incizon pjesën e vetë, ndonjëri i lidh bashkë dhe pastaj lëshohen në faqet e tyre. Ata filluan në vitin 2006, kur një grup shokësh u mblodhën bashkë për ti dhënë homazh njërit shokë të tyre video bloger [es]: të gjithë u njoftuan nëpërmjet vebfaqes së tij, dhe pastaj deshën që këtë fakt ta paraqesin publikisht. Projekti tjetër ndodhi i koordinuar: shoku i cili organizoi videon e parë bashkëpunuese kalonte në periudha të vështira të jetës dhe pikërisht për këtë arsye të gjithë vendosën që të incizojnë dëshirë ditëlindjeje në video: ata u incizuan duke e kënduar “shumë urime për ty”, duke e kënduar këngën me instrumente, duke luajtur dhe duke bërë muzikë para tortës me qirinj, ndërsa videoja mund të gjendet këtu [es].Ata filluan ti thërrasin këta video “Sancos de Video”: sancos është emër i cili lidhet me shumë seriale të ndryshme spanjole në të gjithë Amerikën Latine. Videoja e fundit nga grupi Vlog internacional është për shëtitje përreth bllokimit. Vlogerët nga Kolumbia, Izraeli, Kanada, Gjermania dhe SHBA-të tani më kanë shpërnda rrethimin e tyre. Mund ti shikoni duke shtypur këtu ose duke shikuar videon vijuese:

Vlog internacional tani më ka 31 video në faqen e tyre blip.tv dhe gjithmonë shpresojnë se blogerët do të shtojnë më shumë video faqen e tyre. Krejt çka është e nevojshme është që njeriu të bën video 1 minutëshe: 30sekonda të sqarojnë ku janë dhe kush janë dhe 30 sekonda ta incizojnë “misionin” e videos, dhe pas kësaj ta vendosin videon dhe t’ua dërgojnë linkun nëpërmjet e-mailit. Instruksione në spanjolisht mund të gjeni këtu.

Të gjitha këto video janë të paraqitura sipas Krijetiv komons licenca, ndërsa ju mund ti shpërndani sipas kushteve të dhëna në vikin e tyre. Shikimi i episodeve të ndryshme të tyre është një rrugë e mirë për të fituar perspektivë globale për temën e njëjtë. Në videon vijuese [es], vlogerët na dërgojnë në turne më largë se vetëshërbimet, ndërsa drejt për së drejti në vende të ndryshme tradicionale për blerje, në Francë, Angli, Itali, Meksikë, SHBA, Çile, Spanjë dhe Kolumbi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.