Damask: Shkatërrimi i qytetit të vjetër

Damasku mburret që është qyteti më i vjetër i banuar në botë. Historia e Damaskut daton nga viti 8000 para erës sonë. Në çdo skaj në rrugët e saj antike ndjehen era të ndryshme historike. Qyteti i cili përballoi gjithçka, nga tërmetet deri te dyndjet, gati 10 mijë, tani është nën kërcënin për “modernizim”!

Sasa nga Sisria njus vajr, hartoi seri shkrimesh për situatën në qytetin e vjetër të Damaskut, dhe përpjekjet për mbrojtje dhe rruajtje të qytetit.

Pjesa e parë e serisë së shkrimeve merret me planin e vitit të kaluar për shembjen e lagjes antike Al-Amara me qëllim që të zgjerohen rrugët jashtë mureve në qytetin e vjetër. Plan i shqetësoi Sirianët dhe gjithkund organizuan protesta përderisa ngadalë nuk u qetësuan, tani për tani.

Tregtarët ishin të shqetësuar për shkak të këtyre planeve, kurse ishin të lansuar edhe Fejsbuk dhe Bloger kampanjat, që solli deri te peticioni. Gazetarët përfundimisht morën veshtë për projektet të cilat më tej u bën lajme ndërkombëtare. U bë një bombë e papritur disa muaj përpara se Damasku ta fillonte vitin si qyteti kryesor i kulturës arabe; UNESKO u kërcënua se do ta tërheq statusin e Damaskut si trashëgimtare botërore përderisa nuk bëhet diçka më tepër për qytetin e vjetër.

al-Amara, Damascus
Bab al-Faradis, al-Аmara,Damask

Pjesa e dytë është dedikuar ruajtjes së rrugës Medat Pasha (rrugë e quajtur rruga e drejtë) një ndër rrugët më të gjata dhe më të vjetra në Damaskun e vjetër. Sasa e pranon rëndësinë e këtij projekti për shkak së rruga ishte e mbyllur një kohë të gjatë, por i vjen keq për planifikimin e keq dhe të rrëmujshëm të pjesëve kulturore nga tregu antik, si për shembull tavani antik nga koha otomane i cili ka domethënie të veçantë të cilën ai e sqaron:

Tavanet me kënaçe në Medat Pasha dhe Souk Al-Hamidije datojnë nga riparimi Otoman i tregjeve arabe. Në kohën e revolucionit kundra okupimit Francez, ata ishin të dëmtuar nga armë zjarret. Ashtu mbetën gati njëqind vjet. Shenjat e ndriçimit të diellit të cilat përshkojnë tregjet e errëta janë shumë të bukura, dhe çdo ditë të kujtojnë në luftën e Sirisë për pavarësi.
Por, me shekuj tavani i vjetër i Medat Pashës, i cili ishte i stolisur nga historia, u ndërrua me një të ri të bardhë.

Medhat Pasha Str., Damascus
Rruga Medat Pasha (rruga e quajtur e drejtë), me tavanin e saj antik nga kënaçja

Pjesa e tretë ka të bëjë me lagjen antike Saruxha, mëhallë e cila në të kaluarën ishte e shkatërruar me qëllim që të ndërtohet hapësirë për pallate banuese. U ndërprenë planet që të shembet edhe pjesa tjetër e mëhallës, ndërsa vendimi që të vazhdohet më tej ose jo do të sillet në fund të vitit, thotë Sasa:

Deri vonë, organizata e cila kujdeset për qytetin vjetër – dhe punon mirë me Unionin Evropian, ndërmori përgjegjësi për Saruxha. A do të ndryshoj fati i Saruxha?
Në disa muaj të kaluar, ata përsëri ri shtruan pjesë të zonës (me më shumë më pak paqartësi se sa në Medat Pasha).
A do të thotë kjo që më nuk do të ketë shkatërrime?
Dokumentet e paraqitura nga qeveria e modernizimit në qytetin e vjetër tregojnë se do të sillet vendim për të ardhmen e Saruxha deri në fund të vitit.

Saroujah, Damascus
Saruxha, Damask

Si mbajtja e kulturës së përbashkët përreth qytetit të vjetër, duket që zgjidhja e vetme për tu ruajt ai janë përpjekjet e bashkësisë qytetare, e cila kori sukses në kthimin e planeve katastrofë në al-Amara, dhe akoma mund të ketë shpresë në fund të tunelit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.